PD, vrer e shpifje ndaj Azem Hajdarit

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
"Fiks Fare": Deklaratat para dhe pas vrasjes

Azem Hajdari, lideri i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, simbol i saj, vlerësohet nga Partia Demokratike pas vdekjes, ndërkohë që për vite të tëra, pikërisht kjo parti, kur Azem Hajdari ishte në të gjallë të tij, ka hedhur vrer kundër tij me shpifje nga më të ndryshmet. Kjo PD e ka zhvlerësuar figurën e tij për gati pesë vjet.

Lideri i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ka qenë më i sulmuari nga partia e tij, Partia Demokratike, për ta larguar nga posti i kryetarit. E njëjta PD që sot e nderon, e cila kur ishte në opozitë akuzonte ish-kryeministrin Fatos Nano, si vrasës të liderit të saj, premtonte rihapjen e dosjes për vrasjen e Hajdarit, 11 vjet më parë dërgonte në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për përjashtimin nga Grupi Parlamentar i PD-së.

"Fiks Fare" tregoi dje të vërtetën e qëndrimit të PD-së ndaj Azem Hajdarit kur ai ishte gjallë, tregoi se si e ka zhvlerësuar PD-ja figurën e Hajdarit, të cilin e quante ushtar të turpit, në shërbim të Sigurimit të Shtetit.

Që në fillim të vitit 1993, PD filloi sulmin ndaj Azem Hajdarit. Kjo situatë vazhdoi deri në vitin 1997, kur u përjashtua edhe nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Për katër vjet, PD ka sulmuar Azem Hajdarin dhe kjo vërtetohet nga gazetat RD të asaj kohe. ثshtë e shkruar e zeza mbi të bardhë. Nuk është sulm brenda një dite apo një nate, por sulm që ka zgjatur vite të tëra, që nga viti 1993 e deri pak muaj para se të vritej. Për periudhën që ishte gjallë, PD e vrau moralisht dhe politikisht Azem Hajdarin me shpifje. Në atë periudhë, Hajdari ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Nëse shfleton gazetën "Rilindja Demokratike", organ i PD-së, gjen fakte nga lufta që i është bërë nga PD liderit të saj. Kreu i PD-së, zoti Sali Berisha, përmes gazetës së tij, Azem Hajdarin, e quante ushtar të turpit, njeri të keqpërdorur politikisht. Në faqet e gazetës RD, organ i PD-së, të ndjerit Azem Hajdari i bëheshin një sërë pyetjesh publike. PD, përmes RD-së e ka pyetur Azem Hajdarin se kush e kishte rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe sa padronë kishte ndërruar deri në momentin që PD i drejtonte këto pyetje.

Në numrin 728 të gazetës RD, datë 13 gusht 1994, Azem Hajdari, i cili ishte në grevë urie, cilësohet si ushtar i Kurt Kolës dhe ushtar i turpit. "Në procesin e depersonalizimit progresiv, të ndërrimit të ustallarëve, i gjori deputet Hajdari përfundoi në shegert të Kurt Kolës apo në ushtar të fundit të tij…. Zoti Hajdari, thonë zërat e këqij, po vazhdon grevën e urisë me raki e meze në shtëpi… Studentët e ‘90-ës nuk po i përgjigjen, ata që e shtrydhën e flakën tej", shkruante atëkohë gazeta e PD-së.

"Hajdari dështon. Vetëm 20 vetë në mitingun e organizuar prej tij në Tiranë", është një tjetër titull i gazetës RD të asaj periudhe.

Disa vite më pas, kur Azem Hajdari iu bashkua BSPSH-së (Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë), gazeta RD i komenton kështu veprimet e tij: "Hajdari duket se ka vendosur të sakrifikojë shumë. Deri tani është larguar nga posti i kryetarit të komisionit parlamentar për rendin dhe SHIK-un e, më pas është dëbuar dhe nga Këshilli Kombëtar i PD-së". Lufta kundër tij ndihet qartë që te termat e përdorur në faqen e RD-së. Nuk thonë se është përjashtuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së, por është dëbuar. Sulmi ndaj Hajdarit nuk mbetet vetëm në nivelin e komenteve të veprimeve të tij, por shkohet më tej, deri në akuza për vrasje. Në një rubrikë "Thuhet kafeneve", të organit të PD-së, në mes të rreshtave lexon: "Në kafenenë e Xhelës thuhet se deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve, para dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë i armatosur, i braktisur nga të gjithë, i rrethuar nga 80-lekëshat…".

Sipas PD-së, në kohën kur ishte gjallë Azem Hajdari, askush në vitin 1990 nuk ka shkuar pas tij. Ky koment bëhet në periudhën kur Hajdari organizonte protesta kundër qeverisë dhe RTVSH-së. "Kanë dështuar bashkë me Azem Hajdarin dhe ëndrrat e përkrahësve të tij, që vendosin një paralelizëm mes dhjetorit të viteve ‘90 dhe këtyre ditëve. Askush në dhjetorin e ‘90-ës nuk ka shkuar pas Azem Hajdarit, studentët dhe gjithë rinia iu bashkuan PD-së me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit". Duke e cilësuar si "një kloun mjeran të politikës shqiptare, njëkohësisht PD deklaroi, në periudhën kur filloi sulmin ndaj tij, se ai (Hajdari) kishte qenë i dështuar që në fillim të karrierës së tij. Madje, PD e cilëson si njeriun më shterpë të politikës shqiptare, si një njeri të verifikuar negativisht në politikën shqiptare. Një ditë pas grevës së tij të urisë, gazeta RD shpalli publikisht ndarjen e PD-së nga Azem Hajdari, duke shkruar: "Ndarja përfundimtare e Hajdarit me njerëzit ndodhi dje. Ishte e domosdoshme një ndarje e tillë. Ishte në të mirë të njerëzve e po ashtu, edhe të Hajdarit". Faqet e para të organit të PD-së në muajin janar 1997 ishin të mbushura me tituj që shpallnin përjashtimin e Hajdarit nga grupi parlamentar i PD-së. Vendimin e kryesisë për përjashtimin e tij RD e cilëson si divorcin përfundimtar mes tij e PD-së.

Pas vrasjes së Azem Hajdarit, më 12 shtator 1998, qëndrimi i PD-së dhe kryetarit të saj, z. Sali Berisha ndaj Hajdarit, ndryshoi kryekëput. Hipokrizia shkoi deri atje sa nga një njeri i cilësuar prej PD-së si i dështuar, spiun, i keqpërdorur politikisht, Azem Hajdari shndërrohet në hero të demokracisë. Vetë Berisha nuk e pranoi asnjëherë vendimin e gjykatës, dhënë në prill 2002, që e cilësonte vrasjen e Azem Hajdarit për motivin e dobët të hakmarrjes. Me hipokrizi, kur Hajdari u vra, e cilësuan krimin ndaj tij si një vrasje politike dhe e ngritën në piedestal. Ndërkohë që për vite me radhë e kishin sulmuar, akuzuar dhe përjashtuar nga radhët e tyre dhe ia kishin mohuar rolin në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit. Të njëjtët njerëz që hodhën vrer kundër Azem Hajdarit, dhe shpifën sa mundën, me hipokrizi, shkojnë sot e vendosin lule në vendin ku u ekzekutua dhe ku prehet.

Shqip
 
Titulli: PD, vrer e shpifje ndaj Azem Hajdarit

Po Azemin a nuk e vrau bodyguardi i Berishes???
 
Titulli: PD, vrer e shpifje ndaj Azem Hajdarit

Dmth se si shqiperia humbi nje trafikante armesh!! :D :D Ohuuu hipokrizi thot ky zoteria qe ka shkruar kete artikull..... po normale, politika eshte e gjitha hipokrizi e larje lyerje. Te paket, shuuuuuuuuuume te paket jan ata politikan qe mbajn nje qendrim gjate gjithe kohes qe jan te politike, e zakonisht mund te numerohen me gishtat e nje dore. Ne kte lloj zanati, tani si kurre me pare, kur programet e partive politike jan pothuajse te njejta, duhet te dish te shesesh ftyren, imazhin, dhe te thuash ate qe populli do te degjoj, brenda mundesive.

Sikur Na qenka vetem PD-ja dmth qe po ndrron "spond" dhe po perdor imazhin e nje te vdekuri, mos forcat opozitare nuk po bejn te njejten gje duke e perdorur ne favore te vete ate!!! pfffff pislliqe mbi pislliqe jan te gjitha keto!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top