Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

PD reagon ndaj kërcënimeve antishqiptare

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Partia e Drejtësisë ka reaguar ndaj kërcënimeve të "orkestruara dhe të sforcuara kohën e fundit, të shtetit serb dhe maqedonas ndaj interesave të popullit shqiptar në Kosovë, Serbi dhe Maqedoni".

PD thotë se provokimet e vazhduara të shtetit serb ndaj Kosovës; diskriminimi i Shqiptarëve në Luginën e Preshevës; dhe falsifikimi i turpshëm i historisë nga Akademia e Shkencave e Maqedonisë, paraqesin përpjekje të qarta për destabilizimin e situatës në rajon me qëllim të pengimit të njohjeve të reja të Republikës së Kosovës si dhe pengimit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe Marrëveshjes së Konçulit, me të cilat faktori ndërkombëtar me mirëkuptimin e plotë të faktorit ushtarak shqiptar i përfundoi luftërat çlirimtare të Shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni.

Përkitazi me këtë, PD propozon që të organizohet një takim i krerëve institucionalë dhe politikë të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, në të cilin do të miratohej Deklarata e përbashkët ku do të riafirmohej politika paqësore e kombit shqiptar në Ballkanin perëndimor, do të ritheksohej vendosmëria për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe do të rikonfirmohen synimet për integrime në strukturat euroatlantike, brenda kornizës mbarëkombëtare të veprimit politik, si parakusht i çfarëdo zgjidhje të qëndrueshme politike. /Telegrafi/
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back