PD ndjek këshillën e SHBA-së

WxP

Staf në FV.AL
parlamenti-brenda.jpg

Ndërkombëtarët frenojnë mazhorancën për “të sulmuar” hapur Prokurorinë. Deputeti Preç Zogaj pohon se Ina Ramën e ka votuar personalisht dhe e ka votuar edhe grupi i PD-së, dhe për këtë arsye në mënyrë kategorike nuk do synohet shkarkimi i Prokurores së Përgjithshme me anë të komisionit hetimor parlamentar. Zogaj pohoi se “qeveria dhe partitë politike duhet të dëgjojnë thirrjet apo qoftë edhe kritikat e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk duhet të rrezikojmë integrimin. Kemi bërë hapa përpara dhe humbasim shumë në këtë pikë”.

Ai shtoi gjithashtu se mazhoranca s’duhet të eklipsohet nga suksesi i reformave dhe duhet të vazhdojë rrugën përpara. “Qeveria dhe partitë politike nuk duhet të preken në asnjë rast kur vijnë deklarata dashamirëse që kritikojnë dhe nuk miratojnë planet tona”, tha ai.

Zogaj theksoi se PD nuk duhet të krijojë një distancë të padëshirueshme mes ndërkombëtarëve dhe brenda saj. “Nuk duhet të prekemi kur na vijnë qëndrime mosmiratuese nga partnerët dhe miqtë tanë”, theksoi ai.

Deputeti i Lezhës e ka justifikuar deklaratën e tij me faktin se SHBA ka qenë gjithmonë një mik i shqiptarëve dhe gjithmonë ka qenë pranë problemeve që ka pasur vendi dhe për këtë arsye duhet të dëgjojë këshillat që vijnë në formë sugjerimi nga një vend mik.

Ditët e fundit ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, por edhe ambasada amerikane, kanë shprehu shqetësimin e tyre për zhvillimet që pritet të ndodhin në sistemin e drejtësisë.

Diplomatët e huaj i kanë cilësuar këto zhvillime si një pikë që mund të sjellin ndërhyrje të tepërta dhe konflikte të mundshme mes institucioneve në vend.

“Ne u bëjmë një thirrje të fortë të gjithëve, kryesisht qeverisë, të respektojnë dispozitat kushtetuese dhe parimet e mirëqeverisjes, pjesë e të cilave është edhe llogaridhënia përballë ligjit”, thuhet në komunikatën e ambasadorëve të vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë.

Dy ditë më parë për këtë çështje reagoi edhe Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila tërhoqi vëmendjen e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë për ndërhyrjet në një çështje e cila është nën hetim nga prokuroria.

Top - Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top