PD miting përmbyllës në Tiranë

WxP

Staf në FV.AL
Partia Demokratike permbylli fushatën e saj në Tiranë në një miting në sheshin "Nënë Tereza", i cili nisi në orën 19.44 minuta, duke i qëndruar kështu traditës të mbylljes së fushatës në kryeqytet.

“Ky miting në Tiranë është uragani i forcës së qytetarëve shqiptarë të të gjitha bindjeve politike për të ecur së bashku përpara në rrugën e zhvillimit dhe mirëqënies, për të ecur së bashku përpara në rrugën e punësimit, i forcës tuaj për të ecur përpara për të bërë Tiranën, Shqipërinë qytetet dhe fshatrat e saj, Tiranën e zhvilluar, Shqipërinë e zhvilluar, fshatra dhe qytete të zhvilluara", tha Berisha.

Kryeministri ftoi socialistët shqiptarë që të votojnë për alternativën demokratike, sepse kjo alternativë është për zhvillimin e biznesit, për subvencionimin e fermerëve, për zhvillimin e jetës së qytetarëve.


Po ashtu Berisha ftoi votuesit që bashkë me ekipin qe ai drejton të bëjnë betejën më të madhe, betejën kundër murit të patriarkisë.


"Do të shembim mure, do të luftojmë si njerëz të lirë për barazinë mes qytetarëve të këtij vendi. Kemi arritur progrese këto vite, por progresi më i madh është i domosdoshëm për katër vitet që vijnë", tha Berisha.


Berisha ftoi fermerët, punëtorët, të rinjtë, të rejat, pensionistët, qytetarët e këtij vendi që të bashkohen me këtë alernativë, që sipas Berishës është rruga drejt të ardhmes, drejt integrimit të vendit.


"Le të bashkohemi së bashku, të marrim statusin e vendit kandidat. Gjatë këtij do të bëjmë cdo gjë për të hapur negociatat me Bashkimin Europian", premtoi Berisha.


Ne kete miting permbylles, Berisha iu rikthye edhe njehere premtimit te tij per liberalizim te vizave me SHBA-te.

Top Channel
 

Attachments

  • image.jpg
    image.jpg
    60 KB · Shikime: 29
Titulli: PD miting përmbyllës në Tiranë

500 000 vet ne sheshhahahhahhaah so normal thu se i ka 40 vjet jo 70
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top