Pazaret e sotme kundër Kosovës

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Pazaret e sotme kundër Kosovës


Emrush Xhemajli


Fundi edhe i Pavarësisë së 17 shkurit 2008

Nëse nënshkruhet ndonje marreveshje Kosovë – Serbi si marreveshje finale dhe obligative, para se te nenshkruhet nje traktat - marreveshje paraprake per njohje reciproke te dy shteteve në kufijtë e tashëm, pra, nëse bëhet marrëveshja pa ja hequr Kosovës paraprakisht fusnotën, ky do të ishte fundi I pavarësisë së Kosovës dhe rikthim në Serbi me statusin “më pak se pavarësi më shumë se autonomi”, plan ky i vjeter I Beogradit. Pyetja e parë që duhet të shtrohet për të sqaruar këtë eshte: Si do te duket ne leter, juridikisht marreveshja? Që nga termet që përdoren në tekstin lartë: kush me kend e bene marreveshjen dhe në çfarë cilësie e nënskruajnë marrëveshjen personat, funksionaret? Pa hy fare ne permbajtjen e tekstit, kjo kornize juridike ne te cilen fillon dhe mbaron marreveshja i jep kuptim permbajtjes së marrëveshjes ne dobi të Serbisë. Pra edhe në rastin e marrëveshjes finale pa marrëveshjen baze do të dukej kështu:


MARRثVESHJE Nث MES REPUBLIKثS Sث SERBISث DHE MARRثVESHJE Nث MES REPUBLIKثS Sث KOSOVثS*

(Edhe këtu në fusnotë, poshtë në letër, do të ritheksohej se Kosova për Serbinë është pjesë e saj sipas Rezolutës 1244, ndërsa për Kosovën ajo është e pavarur sipas Gjyqit Ndërkombëtar, pra qysh në fillim do të përcaktohej përmbajtja e gjithë të ardhmës.” Në fund gjithashtu do të nënshkruhej, pavarësisht zyrtarëve të Kosovës me shpjegimin që nuk janë funksionar të një shteti të pavarur dhe Sovran, sepse Serbia këtë nuk do të pranonte para se të njihte pavarësinë. Pra tash kemi një situatë që ne vetë po e nënshkruajmë një status të ri final ku mohojmë pavarësinë e vitit 2008, sepse tashmë këtë po e nënshkruajmë jo më marrëveshje për bashkëpunim rajonal ekonomik sikurse ta zëm me CEFTAN por po vendosim marrëdhënie me shtetin serb duke e pasur fusnotën, statusin e papranuar të pavarësisë.


Rrjedhimisht nëse nënshkruhet çfarëdo marrëveshje para se dy shtetet të njohin njëra tjetrën, pavarësisht përmbajtjes së marrëveshjes, bëhet fjalë për marrëveshje në mes të pabarabartëve, përkatësisht një shteti dhe një etniteti juridik Kosovës, që nuk njihet si shtet nga pala tjetër nënshkruese. Rrjedhimisht do të kemi kthim mbrapa, para pavarësisë para vititi 2008. Kosova, me këtë formë që do të marrin shkresat, juridikisht do të hiqte dorë nga pavarëisa e vitit 2008 dhe do të rifillonte gabim një marrëdhënje qendër provincë në relacionin Beograd – Prishtinë.


Dhe ky do të ishte vetëm fillimi. Më pastaj të gjitha shkresat do të mirrnin formën që përcakton kjo marrëveshje e të pabarabartëve dhe do të betonohej varësia e Kosovës nga Serbia. Ky do të ishte ripërcaktim i kufirit administrativ i qendres me pjeset tjera te Serbise te subordinuara dhe integralisht te perfshira ne orbiten shteterore.


Ne keto relacione, kur Serbia te siguroje statusin e qendres dhe Kosova do te mbetet me status inferior nga ajo, atehere eshte e kuptueshme se Serbia ska pse te mos ja bashkangjese Kosoves Presheven, madje edhe Bujanocin e Medvegjen dhe mos te prek asgje ne kufijte e Kosoves sepse gjithe territori, perseri do te ishte i subordonuar, perfshire, ne kuader te shtetit te Serbise. Me një fjalë, diskutimet para njohjes se Kosoves nga ana e Serbise për demarkim të Kufirit, delemitim, rivijezim të kufirit, korrigjim, marrje territoresh, nderrim territoresh eshte e pa kuptimt dhe shkon direct ne dobi te Serbise. A ju kujtohet “Dogovori” për çështjen e arsimit (Beepworld.de - Datei nicht gefunden ) që u nënshkrua në mes të Dr. Ibrahim Rugoves dhe Kryetarit të Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq. Marreveshja u pati lidhur në mes të Kryetarit të Jugosllavisë dhe dr. Ibrahim Rugoves si person, pra jo me titullin Presidenti i Kosovës. Natyrisht se kjo qe po tentohet tash nuk është krejt e njëjtë në përmbajtje por në formë, formë që ka dhe përmbajtje brenda, ajo ka ngjashmëri të shumta dhe u përmend këtu për të ilustruar shpjegimin. Krejt në fund po e ritheksojë: Në fillim Traktat marrëveshje të Kosovës me Serbinë për njohje reciproke të dy shteteve të pavarura dhe sovrane dhe pastaj, nga pozita të barabarta, marrëveshje tjera për cështje të hapura.





 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top