Pavarësia "ndan" sërish politikën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shqiptarët festojnë sot 103-vjetorin e Pavarësisë me aktivitete të shumta, të përqendruara kryesisht në Vlorë dhe Tiranë, që e gjejnë klasën politike sërish të ndarë.

1448665382foto-arkiv.jpg


Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, zv.Kryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, do të jenë në orën 10:00 në Sheshin e Flamurit në Vlorë në ceremoninë e përvitshme të ngritjes së flamurit dhe të festimeve për Ditën e Pavarësisë.

Ndërkaq, opozita, e cila feston më 28 Nëntor Pavarësinë edhe Ditën e اlirimit, ka njoftuar se po në orën 10:00 do të zhvillojë homazhe në varrezat e “Dëshmorëve në Tiranë”.

Një orë më pas, homazhet do zhvendosen në bustin e komandantit legjendar të UاK-së Adem Jashari, ndërsa në orën 16:30, opozita do të përkujtojë Ditën e Pavarësisë, duke vendosur kurora me lule në bustin e Ismail Qemalit në kryeqytet.

Aktivitete për Festën e Flamurit janë parashikuar edhe në Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Mal të Zi dhe në diasporë.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top