Pasuria, Suksesi & Dashuria

Kresha

A pretty face can never trick me
Pasuria, Suksesi & Dashuria
Një grua doli nga shtëpia e saj dhe i pa tre burra të vjetër me mjekra të gjata e të bardha të cilët ishin ulur në oborr. Ajo nuk i njohu ata, andaj iu drejtua me këto fjalë:
“Unë nuk po ju njoh juve, por ju me siguri jeni të uritur, andaj ju lutem urdhëroni hyni në shtëpi që t’ju jap për të ngrënë.”
Ata e pyetën: "A është nikoqiri në shtëpi?"
Gruaja u përgjigj: "Jo, ai ende nuk është kthyer nga puna."
"Atëherë ne nuk mund të hyjmë në shtëpi” - thanë të moshuarit.
Në mbrëmje, kur burri i saj u kthye në shtëpi, ajo i tregoi atij se çka i kishte ndodhur. Kur e dëgjoi këtë, burri i saj i tha: "Shko thirri ata le të vijnë të hyjnë në shtëpi."
Gruaja doli dhe përsëri i ftoi ata në shtëpi, kurse ata thanë: “Ne nuk mund të hyjmë në shtëpi të gjithë së bashku."
"Pse?", i pyeti ajo.
Njëri prej tyre ia sqaroi: "Emri i tij është Pasuri", i tha duke treguar me dorë kah njëri nga shokët e tij, kurse emri i atij tjetri është Sukses", dhe tregoi kah shoku i dytë, kurse emri im është Dashuri.
Ti kthehu përsëri në shtëpi dhe pyete burrin se cilin prej nesh ai dëshiron ta mirëpresë në shtëpinë e tij.”
Gruaja hyri në shtëpi dhe ia shpjegoi bashkëshortit të saj se çfarë po ndodhte, kurse ai, me plotë kënaqësi, i tha:
"Sa mirë qenka kjo! Megjithatë, unë do ta thërrasë të vjetrin me emrin Pasuri, dhe le ta mbushë shtëpinë tonë me pasuri dhe bollëk.”
Gruaja nuk u pajtua me propozimin e burrit të saj, kështu që tha: “I dashur, pse mos ta ftojmë Suksesin?"
Krejt këtë bisedë po e dëgjonte edhe reja e tyre (nusja e djalit), e cila ishte në një dhomë tjetër, kështu që nxitoi që edhe ajo ta paraqet propozimin e saj, duke thënë:
"A nuk do të jetë më mirë që ta thërrasim të vjetrin që quhet Dashuri, dhe shtëpinë tonë ta mbushë me dashuri?!"
Atëherë nikoqiri i tha gruas së tij: "Le të dëgjojmë këshillën e resë sonë. Shko dhe thirre të vjetrin Dashuri, le të hyjë në shtëpi."
Gruaja doli dhe pyeti: "Cili prej jush është Dashuria? Le të hyjë në shtëpi që të jetë mysafir i ynë.”
I vjetri Dashuri u ngrit dhe u nis kah shtëpia, por pas tij u nisën edhe ata dy të tjerët. Gruaja u habit kur i pa ata, kështu që ju tha:
"Unë e ftova vetëm Dashurinë. Pse edhe ju të dy po shkoni me të?"
Dy burrat e vjetër u përgjigjen:
"Nëse do ta kishe ftuar Pasurinë apo Suksesin, dy të tjerët do të qëndronin jashtë. Por, pasi që ti e ftove Dashurinë, kudo që shkon Dashuria, edhe ne shkojmë me të. Kudo që ka dashuri, aty është edhe suksesi edhe pasuria!”


Përshtati: Miftar Ajdini
 
Titulli: Pasuria, Suksesi & Dashuria

Sa mesim i mire! :) Do e kem parasysh.
 
Titulli: Pasuria, Suksesi & Dashuria

Ndergjegja eshte kur e ben gjumin mire, se nuk i ke bere dem askujt!
 
Titulli: Pasuria, Suksesi & Dashuria

Dhe kshu kshu,jetuan ata mire e ne akoma me ......varet nga cili kend shikon gjithsecili per ta vazhduar!
 
Titulli: Pasuria, Suksesi & Dashuria

Dhe kshu kshu,jetuan ata mire e ne akoma me ......varet nga cili kend shikon gjithsecili per ta vazhduar!

Nga ai kendi qe nga ta rrotullosh del bukur.
Ps e tani qe te shoh me forcon bindjen. :)
 
Titulli: Pasuria, Suksesi & Dashuria

Nga ai kendi qe nga ta rrotullosh del bukur.
Ps e tani qe te shoh me forcon bindjen. :)

Mi nis dhe mua fotografite e Reas, se dy mendje jane me mire se nje! :)
 
Titulli: Pasuria, Suksesi & Dashuria

Mi nis dhe mua fotografite e Reas, se dy mendje jane me mire se nje! :)

Do nderrosh strategji.
S'do therrasesh ate me te vyerin nder tre :D

Une i permbahem parimit (zgjedh me te bukuren ) :)
 
Titulli: Pasuria, Suksesi & Dashuria

Do nderrosh strategji.
S'do therrasesh ate me te vyerin nder tre :D

Une i permbahem parimit (zgjedh me te bukuren ) :)

Ate e di une (ku jane keta te tre qe nuk po i shoh kurrekund?)
Sa per te bukuren... Aman derman se s'ka fund! ;-)
 
Titulli: Pasuria, Suksesi & Dashuria

S'ka fund?
:(

Esenini Elbasanlli ka pese vite qe ben poezi per Nikol Kidman :)

Ti thua s'ka fund :D
 
Titulli: Pasuria, Suksesi & Dashuria

Ahaha... te mbushur e paska mendjen ai! Prandaj s'po gjen karar ajo e uruar?

I vyeri im, m'a ka bere rrup sup! Ata dy te tjeret s'dine si t'ja bejne me. Kufirin tek thana u a ka vene! Po dhente Zoti e vjen me mendje te mbledhur mire per te zene "rrenje shekullore" se s'do rri te merrem me "qiqra ne hell"!

Nderkohe po degjoj Aurela Gaçen dhe Agron Llakaj ne "ç'u mbush mali plot me rrush"!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top