Pastroni fytyrën pa dalë nga shtëpia

braziljania

Anëtar i Nderuar
Kur njëherë bindeni se edhe në shtëpi mundeni ta pastroni fytyrën dhe ta lironi tërësisht trupin dhe mendjen, ndjenja e lumturisë do t’iu nxit që këtë ta bëni sa më shpesh.

Shndërroni gjithçka në ngjarje: zgjidhni momentin e duhur për tretman. Nuk keni nevojë t’i kaloni orët e tëra në banjo, megjithatë bëjeni këtë kur keni mjaft kohë të lirë. Lëshoni muzikën- krejt këtë për të krijuar atmosferën e qetë.

Aroma-terapia: kur hyni në ndonjë spa, iu pret një ‘spa aromë’ e veçantë, gjë që është me rëndësi edhe kur e pastroni fytyrën në shtëpi. Andaj, ndizni qirinjtë aromatikë, e nëse ju duhet energji zgjidhni aromë limoni e nëse jeni të ftohur aromës e trëndafilit. Të njëjtin rregull implementoni edhe për vajra që do t’i hidhni në vaskë.

Qëndrimi në vaskë: kjo është shumë e rëndësishme. Të sharroni trupin në ujë është relaksuese, edhe fytyra merr të gjitha dobitë e nevojshme nga kjo. Përderisa trupi juaj është i relaksuar gjithashtu edhe muskujt e fytyrës suaj relaksohen. Kjo do të thotë se kryerja e disa fazave të pastrimit të fytyrës në ujë sjell dobi më të madhe për fytyrën tuaj.

Fillimisht pastrimi: filloni me pastrimin e fytyrës, më së miri me duke vendosur qumësht në peshqir. Mos u frikësoni ta prekni lëkurën tuaj: tingëllon e thjeshtë dhe natyrale, por shumë gra frikësohen ta prekin lëkurën. Në peshqirin në të cilin keni hedhura pak limon vendoseni në fytyrë. Kjo do t’i hap poret dhe ndihmon gjatë mikro-qarkullimit, e me këtë lëkura më lehtë thith ata që keni vendosur në të.

Mos u frikësoni nga vaji: Vaji është i rëndësishëm tek pastrimi i fytyrës, por mos e lini gjatë në të në mënyre që të mos krijohet shtresa e trashë në lëkurë. Në duar vendosni pak vaj nga gruri dhe pastaj vetëm shtypeni në fytyrë.

Masazhi i fytyrës: Pason masazhi i fytyrës, njëri prej tretmanëve më të mira kundër plakjes. Përdorni majat e gishtërinjve dhe në mënyrë rrethore kaloni nëpër fytyrë, duke filluar nga mjekra e lart. Në fund masazhoni edhe lëkurën e kokës, kjo ka rëndësi sepse çdo lëvizje dhe mimikë e fytyrës fillon nga koka. Më të butë duhet të jeni rreth pjesës së syve.

Pilingu i butë: Pas masazhit të fytyrës, duhet përdorur piling të butë. Vaji mund ta vështirësojnë këtë pas, por s’ka lidhje. Pas pilingut përdorni peshqirin. Megjithatë mos bëni piling agresiv, këtë lejojani ekspertëve.

Vendosni maskën: tretmanin përfundojeni duke vendosur maskën, në mënyrë që të ushqeni lëkurën. Nëse keni lëkurë problematike dhe pore të zgjeruara përdorni deltinë të bardhë. Nëse keni lëkurë të pjekur jepni përparësi maskave nga kremi që mund ta mbani më gjatë në fytyrë. Nëse përdorni deltinën atë e hiqni pas 15 minutash./express
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top