Pastrojeni ushqimin nga helmet

Kresha

A pretty face can never trick me
Shumica nga ne ende nuk jemi të gatshme ta pranojmë se nuk mund ta paramendojmë një ditë pa shijuar ushqime me shije të proshutës, djathit të shkrirë, specave etj.



Pyetja është se si kemi lejuar veten dhe me vetë ekzistimin e këtyre ushqimeve kemi filluar të adhurojmë edhe disa ushqime të tjera artificiale.

Dhe që gjërat të bëhen edhe më serioze, nuk janë shkaktarë vetëm disa prodhime artificiale, por edhe nga ajo që ushqimi ynë është i ‘pasur’ me substanca të cilat nuk janë aspak të shëndetshme për ne.

Ato ndoshta nuk i përngjajnë salmonelës, e as disa substancave patogjene, por në vete përmbajnë një potencial, që mund të shkaktojë shumë sëmurje, e në disa raste edhe vdekjen.

Cilësia kryesore e këtyre substancave është se ato me një lloj ‘dinakërie’ dëmin e tyre e tregojnë në një periudhë kohore të gjatë. Për ta mbrojtur veten nga këto rreziqe, ju rekomandojmë të lexoni disa këshilla dhe të mendoni mirë se çfarë do të konsumoni.

Kujdes me yndyrat me prejardhje shtazore
Prodhimet me prejardhje shtazore në vete përmbajnë edhe hormone sintetike, antibiotikë dhe pesticide të cilat grumbullohen ne yndyrat shtazore, ndërsa ne i transferojmë ato në trupin tonë me rastin e konsumimit të tyre.

Ato substanca kimike ne i mbajmë për shumë vjet brenda trupit tonë dhe në mënyrë të papenguar shkatërrojnë shëndetin tonë. Njëra nga këshillat është që kur shkoni për të blerë mish apo prodhime nga qumështi, më parë kërkoni një zëvendësim për ato të cilat në vete mbajnë më pak yndyrë.

Po ashtu shmanguni edhe disa pjekjeve, të cilat në vete përmbajnë substanca të dëmshme. Një tjetër këshillë e cila do ta ndihmonte trupin tuaj është që të konsumoni sa më pak sasi të mishit të cila i konsumoni gjatë shujtave. Të paktën një herë në javë një shujtë me përmbajtje vegjetarianë do të bëjë mrekullinë me shëndetin tuaj.

Pastrimi i ushqimit
Gjithmonë mundohuni, kur t’ju jepet rasti, të pastroni pemët dhe perimet, në atë mënyrë do të largonit substancat kimike të cilat gjenden në sipërfaqe. Mënyra më e lehtë do të ishte t’i pastroni ato menjëherë pasi të jenë sjellë në shtëpi. Mos anashkaloni edhe ushqimet e tjera si shalqiri, banania, portokajtë ngase nëse gjendet ndonjë substancë kimike në sipërfaqe, me majën e thikës do të preni këto ushqime dhe mund të përcillni ato substanca të dëmshme, të cilat së pari hyjnë në gojë e përmes saj edhe në mbarë trupin.

Konservat në mbeturina
Ushqimi nga konservat dhe pijet e konservuara përmbajnë kolofonium, e cila në vete përmban bipsphenol A. Ajo e çrregullon punën e hormoneve dhe grumbullohet në trupin tonë. Një numër i madh i prodhuesve provojnë të gjejnë një zëvendësim të përshtatshëm dhe të sigurt, por derisa të ndodhë kjo gjithmonë përcaktohuni për ushqim të ngrirë dhe gjithmonë të freskët.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top