Pasqyra, sa më shpesh të shihemi, aq më mirë na bën të ndihemi

braziljania

Anëtar i Nderuar
Edhe pse e njohin përmendësh veten e tyre, njerëzit vazhdojnë të shihen në pasqyrë. Në një studim të publikuar online në një sajt shkencor, dy studiues amerikanë përshkruajnë disa eksperimente, ku një grupi individësh iu kërkua të njihnin fotografitë e tyre mes shumë fytyrave të ngjashme, të cilat ishin krijuar për t‘i ngatërruar. Pjesëmarrësit i identifikuan menjëherë fytyrat e tyre edhe pse fotografitë ishin modifikuar me kompjuter, duke i bërë 20 për qind më të bukur se origjinali.

Por si është e mundur që ta gënjejmë kaq hapur veten, kur e vërteta shfaqet në pasqyrë, para syve tanë? "Edhe pse shihemi në pasqyrë çdo ditë, asnjëherë nuk jemi njësoj", shpjegon një profesor shkencash nga Universiteti i اikagos. Në fakt, secili prej nesh ka disa lloj fotosh për veten, të cilat i sheh në pasqyrë: për shembull, në mëngjes kur ngrihemi nga gjumi, kur bëhemi gati për të shkuar në punë, apo kur do të shkojmë në një festë elegante. Cili është imazhi ynë i vërtetë? "Kërkimet tona kanë treguar se çdo individ e zgjedh pamjen në favor të tij", shpjegon studiuesi.

Ashtu siç tregojnë edhe studimet e profesorit nga Liverpuli, kur shihemi në pasqyrë bukuria jonë relative nuk është e vetmja gjë që gjykojmë në mënyrë të gabuar. Nëse do të shohim me kujdes përmasat tona origjinale, pa u parë në pasqyrë, do të vëmë re se përmasat e shëmbëllimi tonë janë më të mëdha se ato reale. Më pas, nëse do të bëjmë një, dy apo tri hapa prapa, do të vëmë re se linjat nuk do të ndryshojnë: do të mbeten gjithmonë sa gjysma e përmasave reale të fytyrës sonë, edhe pse imazhi i asaj që na rrethon do të ndryshojë gjithnjë e më shumë. Ky rregull i përmasave të përgjysmuara, ndryshe nga realiteti, nuk vlen për imazhin e dikujt tjetër që po lëviz në të njëjtën dhomë. Nëse ulemi para pasqyrës dhe një shoqe na afrohet e më pas largohet prej nesh, përmasat e personit në pasqyrë ose do të zvogëlohen, ose do të zmadhohen. اfarë fshihet në shëmbëllimin tonë, që funksionon sipas këtyre rregullave kaq të çuditshme? E rëndësishme është se, pavarësisht sa larg apo afër ndodhemi nga një pasqyrë, shëmbëlltyra jonë në pasqyrë është e barabartë me gjysmën e përmasave reale./Gazeta Shqip/
 
Titulli: Pasqyra, sa më shpesh të shihemi, aq më mirë na bën të ndihemi

è e ver8 sidomos noj mjes,kur me hipen nje nur,vdes te shihem ne pasqyre...hahahahhahahahahahha
 
Titulli: Pasqyra, sa më shpesh të shihemi, aq më mirë na bën të ndihemi

Gjysem ore para pasqyres rri po nuk me tha ik nuk iki une...
 
Titulli: Pasqyra, sa më shpesh të shihemi, aq më mirë na bën të ndihemi

Te mua ndodh e kunderta :D...Cdohere komplikohet situata, kur me gajte shihem ne pasqyre :)...E kjo tjetra, qe shkruan ne artkull, se linjat ''ndryshojne'' nese afrohesh, largohesh e kto gjera, nuk i kam verejtur..
 
Titulli: Pasqyra, sa më shpesh të shihemi, aq më mirë na bën të ndihemi

ma heret kan than qe me nejt para pasqyre tranohet njeri , tash u be ndryshe :D tash edhe naj dit kan me na i maru pasqyrat mbrapsht me pa veten :p hahaha
 
Titulli: Pasqyra, sa më shpesh të shihemi, aq më mirë na bën të ndihemi

"Kërkimet tona kanë treguar se çdo individ e zgjedh pamjen në favor të tij", shpjegon studiuesi.

pse kur themi se jemi ngjajme te shemtuar jemi subjektive? sbesoj se dikush do te shaje veten e tij...gjithsesi titulli eshte i vertete...
 
Titulli: Pasqyra, sa më shpesh të shihemi, aq më mirë na bën të ndihemi

Pasqyra ju zhgenjen? Faji i trurit
Disa njerez kane kompleksin e pamjes fizike se tyre dhe shpesh here jane te destinuar per te kerkuar ndihme tek kirurgu estetik.

Ky eshte nje problem qe ka lidhje te drejteperdrejte me menyren e tyre te te menduarit, cka do te thote se vuajne nga nje semundje psikike e quajtur disomorfobi. Disa psikologe te drejtuar nga Jamie Feusner ne “School of Medicine” te Los Angeles, kane zbuluar se truri perpunon imazhin e fytyres, duke e kaluar ne qendrat e shikimit te cilat jane te lidhura me patologjine.

Studimi i publikuar ne “Archives of General Psychiatry”, thekson se njerezit e prekur nga ky crregullim jane ne masen 1-2 %, ndersa 1 ne 4 prej tyre tenton vetevrasjen. Zbulimi hedh drite ne gjenezen e ketij shqetesimi edhe pse ngelet ende per t’u kuptuar nese eshte i lindur apo fitohet me kohen.
•tch•
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top