Pashko Vasa: Letër Kongresit të Berlinit, ja kufijtë e Shqipërisë

Love

βeℓℓe â๓e
Nji dokument i çmueshëm i historisë shqiptare

107567.jpg


Ky dokument istorik, puth po çpallet këtu poshtë, u gjet prej të ndënshkruemunit në arhivën e shtetit t’Austrisë në fascikulin e Kongresit të Berlinit.
Mbas inicjativës e urdhënit të Naltë Madhnisë së Tij Zogut të I. Mbretit të Shqiptarve i ndënshkruemuni ka tani do kohë puth po meret vetum me kërkimin e dokumentave istorike këtu në Vjenë, e deri sod i ka dorëzuemun dokumenta e akte të këtilla Ministrisë së Naltë s’Arësimit mâ tepër se 3000 faqe tabakësh të shkruemuna me maqinë dore
Ky dokument âsht protesti deri sod i panjoftun dhe shpeshherë i përmendun prej shumë istorishkronjësve kundra copëtimit të Shqipnisë, i bâmun prej do Shqiptarëve të shkëlqyeshëm, puth banoshin apo ndodheshin atëhere në Stamboll, ndëpërmest të delegatit të parë fuqiplotë të Kongresit të Berlinit.

Kët dokument historik, si po duket qartas prej origjinalit, e ka shkruemun në gjuhën frënge me dorën e vet i famshmi ثassa Pasha Shkodrani, e mbassi, sikundër dihet, dorëshkrimet e këti shkrimtarit, vjershëtarit e politikanit të përmendun kanë hup, mbesoj, se ky dorëshkrim edhe nga këjo pikëpamje ka me zgjuemun te shkrimtarët e lexuesët tanë nji interes të posatshëm.

Atëhere kur âsht bâ ky protest me 1878 ndodhej atëdheu ynë në robëni edhe në mâ të madhin rezik t’jetës së tijë, se sikundër dihet, më 23 prill 1877 i kishte çpall luftë Rusija Turqisë e kishte mundun këtê keqas dhe i kishte hymun Turqisë deri në Shën Shtefan afër Stambollit, ku më 3 mars 1878 u vûnë bazate paqës midis Rusisë e Turqisë dhe u ndënshkrue ashtû e quajtuna marëveshtje e Shën Shtefanit, mbas së cilës marëveshtje afro tre çerekë të Shqipnisë ato mâ të bukurat, mâ të shëndoshat e mâ të frytshmet vende t’atëdheut t’onë të banuemun prej Shqiptarësh, duhej mbas kësaj marëveshtje me ua lëshuemun, me folë me fjalët e vjershëtoruit t’onë mâ të madh Pater Fishtës, klyshëvet të Rusisë, do me thânë Sërbisë, Malziut, Bulgarisë po edhe nji copë të majme Greqisë.

E sado puth më 13 qershuer 1878 mbas inicjativës së Britanisë e të do shteteve të tjera u çel Kongresi i Berlinit ndën kryesinë e Bismarckut, kû vërte u anulue ky traktat i Shën Shtefanit, dhe u bâ nji marëveshtje tjetër mâ e butë për Turqinë po edhe për Shqipninë po prapë edhe mbas kësaj marëveshtje tuj qanë Rusija si mundës tepër e fortë e tij qindrue mbi dëshirat e saja atdheu ynë hupi gjymtyrët mâ të çmueshme të trupit të tijë edhe pa dyshim se kishe me hupun shumë mâ tepër po të mos i çote Shqiptarët prej gjumit të rândë reziku i madh, puth po u vërvitej, po të mos protestoshin, po të mos lidheshin me besën e motshme të Shqiptarit në Prizrend e më ç’do kand të Shqipnisë, e po të mos luftoshin si burrat për atëdhen e vet.

Mbas akteve diplomatike t’asajë kohe, duket qartas, se lëvizja e madhnueshme e bâmun atëhere anë e kand në Shqipni nga ana e Shqiptarëve për mbrojtjen e vetëqeverimin e atëdheut të tyne i kishte shtîmun datën jo vetum Stambollit po edhe frikë të madhe shteteve të tjera po sado shtetevet fqinjë. Në Stamboll në nji këshillë ministruer t’atëhershëm, të cilën e kryesonte vetë Sulltani, i ju dha Shqipnisë he-për-he vetëqeverimi ndën hijen e Sulltanit. Malziu tuj u kthye në disa luftna të repta me Shqiptarët i lëshoj armët prej dore dhe lypte pa pra ndihmën e Europës mbarë. Austro-Maxharija prej frike për mos me e mësye Shqiptarët Bosnjen e Hercegovinën po i forcote kufitë e sajë ett. ett. Këjo lëvizje e Shqiptarëve, organizimi shumë i bukur i atëhershëm ndër të tana anët e Shqipnisë dhe luftat e repta q’i bânë atëhere meritojnë padyshim levdata shumë mâ të mëdhaja, po sado nga ana jonë, se sa puth u janë bâmun këtyne deri sod.

Këto përpjekje e mundime të pashoqe t’atëhershme të Shqiptarve, tuj i çmuemun këto mbas dokumentave historike duhej me doemos edhe prej tanë botës me u çmuemun e me u levduemun shumë mâ tëper se të tana kryengritjet e luftnat e bamuna për vetëqeverimin e tyne prej shteteve e popujve të ndryshëmte Ballkanit, se, sikundër dihet, të tana këto lëvizje e kryengritje t’atyne jane bamun vetum me inicjativën e ndihmën të do fuqivet tëmëdha, dhe të tanë mundimet e përpjekjet e Shqiptarvet ishin përkundrazi kurdohere të përbuzum, shamun e të ndjekum pa pra e pamëshirë prej tanë fuqivet të mëdhaja, po në fund sado edhe prej Turqisë.

E ashtû tuj qanë Shqiptarët kurdoherë po sado në kët kohë jetima të lanun, tuj qanë shumica e popullit Shqiptar mohamedanë, e prandaj fuqitë e mëdha atëhere as nuk i ndryshoshin këta prej Turqve e as nuk u binte ndërmend për me e damun njanin prej tjetrit, tuj dishiruemun mbasandaj do fuqi të mëdha me i pasuemun shtetet e Ballkanit me toka të Shqipnisë, tanë mundi i Shqiptarve mbet pa fryta të meritueshme.

Originali i dokumentit.

Son Excellence le Comte Andrassy
Premier Plenipotentiaire d’Autriche-Hongrie au Congrès


Excellence,
Tandis qu’au sein du Congrès réuni à Berlin s’agitent les plus graves questions politiques et que de ses décisions dépendent la vie et la mort des différentes nationalités de l’Empire Ottoman, le peuple albanais, commetrait, à n’en pas douter, un véritable suicide s’il ne se hâtait pas à faire entendre sa voix et à soumettre à l’appréciation de ce suprême Aréopage Européen ses vœux et ses protestations.

Nous serions indiserets si, au milieu des graves préoçupations dont est entouré en ce moment le Congrès, nous venions lui parler d’Histoire, de Langue et d’Ethnographie pour prouver l’existence de l’Albanie; nous nous bornous à indiquer ici ses frontières qui commencent d’Antivari, Scutari avec toutes les montagnes habitées par les Latins; Ipek, Courchumli, Prestina, Leskofza, ثranix, Uskup, Pérlépé, Monastir, Florina, Castoria, Grébéna, le Pinde, Calarites et Arta, et finissent au Golfe d’Ambracie.

Ce pays, compris entre les points indiqués et le mer, constituant, historiquement, géographiquement, éthnographiquement l’Albanie, a fait, depuis quatre siècles, partie integrante de l’Empire Ottoman et a confondu son histoire militaire à l’histoire de la Turquie.
Le peuple Albanais s’inspirant de ses traditions et de ses intérêts veut et désire vivre étroitement uni à l’Empire, sous le sceptre de Sa Majesté le Sultanet ne consent à aucun prix d’en être détaché.

Mais si par les faits du Traité de St. Stéfano le mode de l’Administration Intérieure devrait subir des modifications, en ce cas, le peuple Albanais demande que, dans qu’il soit porté la moindre atteinte aux droits imprescriptibles de la Souveraineté de La Majesté le Sultan, il doit instituée une Commission ad hoc, composée d’Albanais, laquelle sous la haute surveillance et avec l’agrément de la Sublime Porte, puisse étudier la forme et arrêter les règlements des nouvelles institutions locales, en les adaptant au caractère, aux mœurs et aux besoins du pays.

Tout en exposant des vœux au Congrès et en le suppliant de vouloir bien les prendre en considération, le peuple Albanais proteste en face de l’Europe contre l’annexion à une autre nationalité qu’elevon que de la moindre par celle de son territoire et déclare qu’il est prêt à sacrifier toutes ses forces vitales et militaires au maintien de cette suprême décision qu’il considère comme un devoir sacré dieté par son droit et par son honneur national.
En priant Votre Excellence de vouloir bien soumettre au Congrès la teneur de la présente et de l’appuyer par son influence et par ses sentiments de justice nous avons l’honneur d’être avec le plus profond respect

de Votre Excellence
les très – humbles serviteurs
P. ثassa, M. Saïd Toptani, A. Daniels, Omer Vrioni, ....

Constantinople
le 20 Juin 1878


Përkthimi i dokumentit

Shkëlqesës së Tijë
Grafit Andrassy të’ parit delegat fuqiplotë t’Austro-Maxharisë në
Kongresin e Berlinit ett. ett. ett.


Shkëlqesë,
Në kohë kur në pëqinë e Kongresit të përmbledhun në Berlin bisedohen çështjet politike më me rëndësi, edhe prej vendimevet të tija mvaret jeta edhe vdekja e kombevet të ndryshme të mbretërisë Otomane, populli Shqiptar, do të bënte me tëvërtetë nji vetëvrasje po të mos nxitonte t’a bëjë të ndëgjohesh zëri i tijë edhe t’i ndënështronte këtij të naltit Aeropag t’ Europës dëshirat edhe protestimet e tijë.

Na do t’ishim indiskret, si kur në mest të punëvet të rënda, me të cilat po meret tash kongresi, të bëjm fjalë përmbi istori, gjuhë edhe ethnografi për të provuar qënjen e Shqipërisë; kufizohemi dyke treguar këtu kufit e saja të cilat nisin prej Tivari, Shkodër me gjithë malet të banuara prej Llatinësh, Pejë, Kurshumli, Prishtinë, Leskovac, Vranjë, Shkup, Perlepe, Manastir, Florinë, Kostur, Grebenë, Pind, Kalarit, Artë dhe mbaron në gjirin e Ambrasit.

Këjo tokë që ndodhet ndërmest të vendevet të sypërpërmëndura edhe të detit e pë detit e pbën, mbas istorisë, gjeografisë, ethnografisë Shqipërinë, ka qënë një pjesë e pandarë që prej katër shekujsh të mbretërisë Otomane dhe është e bashkuar istorija e sajë ushtrijake me istorinë e Turqisë.
Populli Shqiptar i inspiruar prej traditave edhe interesave të tijë do, e dishiron t’jetojë i bashkuar ngushtësisht me mbretërinë, ndënë sqeptrin e madhërisë së Tij Sulltanit edhe nuk pranon me asnjë mënyrë që t’ jetë i ndarë prej asajë.

Po mbas vendimeve të shën Shtefanit mënyra e administrimit të mbrëndëshëm do të ndryshojë; në kët rastje populli Shqiptar pa i përkitur të drejtat e përjetëshme të suverenitetit të Madhërisë së Tijë Sulltanit lyp që të formohet një komisjon për kët qëllim, i përbërë prej Shqiptarësh, i cili ndënë mbrojtjen e Naltë edhe me pëlqimin e Portës së naltë, të muntnjëtë studiojë formën, edhe të ndalojë regullimet e institucjoneve të reja lokale, dyke ja përshtatur karakterit, zakonevet edhe novojavet të vendit.

Dyke i parashtruar dëshirat kongresit e dyke i ju lutur këti që t’i mari parasysh, populli Shqiptar proteston përpara Evropës kundra aneksjonit të cilës do më të vogëles pjesë toke prej një tjetërit komb, edhe deklaron q’është gati të sakrifikonjë të tëra fuqitë e tijë vitale edhe ushtrijake për të përmbajtur kët vendim të lartë, të cilën e konsideron si një dëtyrë të shenjtë mbas diktatit e të drejtavet të tijë edhe të nderit kombetar.
Dyke i ju lutur Shkëlqesës Suaj t’ja parashtroni kongresit përmbajtjen e kësaj, edhe t’a mbroni me influencën e me ndjenjat të drejtësisë kemi nderin t’jesim me respektin më të thellë shërbëtorët më të përunjur të Shkëlqesës Suaj.

Ndënëshkrimet në origjinalin e dokumentit.
shqiptarja.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top