Pashalleku i shkodres

Lauri

Anunnak
PASHALLEKU I SHKODRES

Duke manovruar ndërmjet Austrisë dhe Rusisë që shpesh herë ishin në luftë me Turqinë, Kara Mahmud Bushati mendoi të krijonte një shtet të pavarur, i cili të përfshinte përveç Shqipërisë së Veriut dhe së Mesmes Malin e Zi dhe mundësisht Bosnjë-Hercegovinën. Me këtë qëllim u mbështet për disa kohë në politikën e Austrisë. Më 1786 ai mblodhi në Podgoricë një kuvend të përgjithshëm krerësh nga viset shqiptare e sllave që desh të bashkonte dhe bëri me ta një lidhje nën drejtimin e tij. Për tu treguar i paanshëm ndërmjet feve, Kara Mahmudi u betua mbi Kuranin dhe mbi Ungjilltë e të dy kishavet, katolike dhe orthodokse. Kjo ishte si një çfaqje e parë e lëvizjes Ilirike që u ndie më vonë në disa vise sllave. Austrisë i pëlqyen këto përpjekje për bashkimin e forcave ballkanike kundër Turqisë, e prandaj perandori Jozefi II i dërgoi Kara Mahmudit si dhuratë një kryq te argjëndtë. Ndërkaq Porta e Lartë e kishte “falur” pashanë e Shkodrës.
Por më 1787, duke përfituar nga lufta ruso-turke dhe nga largimi i forcave të Rumelisë, Kara Mahmudi hyri në Kosovë, të cilën desh ta bashkonte me pashallëkun e tij. Përzuri që andej qeveritarë e nëpunës turq dhe i zëvendësoi me besnikët e vet. Sulltani e shpalli “Fermanli” për të dytën herë dhe ngarkoi Mahmud Pashë Ajdosin që te organizonte kundër Bushatliut një ekspeditë të madhe nga toka e nga deti. Njëkohësisht Porta e Lartë emëroi si mytesarif të Shkodrës kundërshtarin e vjetër të Bushatlijvet, Mehmet Pashë اaushollin. Kara Mahmudi u dolli përpara forcavet të Rumelisë dhe i ndali mbi luginë e Drinit. Nga ana tjetër malësorët e tij i prenë udhën valiut të Bosnjës, që po zbriste drejt Shkodrës. Mirëpo përbrenda kundërshtarët shqiptarë ngritën krye dhe në bashkëpunim me flotën turke zunë Tivarin dhe Ulqinin, në gusht 1787. I goditur në të dy krahët, Kara Mahmudi u shtrëngua të tërhiqej në Shkodër dhe të mbyllej në kështjellën e Rozafatit. Ndonëse i rrethuar nga të gjitha anët dhe i rrahur me artileri të rëndë, Bushatliu se humbi toruan. Me ndihmën e malësorëve, që u shkulën të gjithë, myslimanë e katolikë, për të shpëtuar Bushatlinë dhe duke përfituar nga urrejtja që po shkaktonin në Shkodër ushtritë armike me plaçkitjet dhe përdhunimet e tyre, Kara Mahmudi organizoi një sulm të përgjithshëm prej brenda dhe jashtë qytetit dhe e shpartalloi rrethimin më 25 Nëntor 1787. Ushtria turke u thye dhe u tërhoq, kundërshtarët shqiptarë u nënshtruan, Mehmet اausholli u vra prej malësorëve tek po ikte. Kjo fitore e Bushatliut bëri bujë ne Evropë më shumë se të tjerat.
bushtalinje_zps11c028ad.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top