Pasagjeri

loyalx

Muslim
Pasagjerët e autobuzit po shihnin me dashamirësi një grua të re që numëronte hapat bashkë me shkopin e saj të bardhë. Ajo i pagoi biletën shoferit dhe duke përdorur duart për të ndijuar vendndodhjen e ndenjëseve të autobuzit, eci mes radhëve, derisa gjeti vendin që shoferi i tregoi se ishte bosh.


Kishte kaluar një vit që kur Sara 34-vjeçare, humbi shikimin. Për shkak të keqërdorimit të diagnozës mjeksore, ajo kishte mbetur e verbër, ishte hedhur papritur në një botë errësire, zemërimi, mërzie dhe keqardhjeje. Dikur një grua tepër e pavarur, tani Sarah u ndie e sulmuar nga stuhia që i mori fuqinë dhe i dukej vetja një barrë e rëndë për këdo që e rrethonte. Por sido dhe sado të qante e të bërtiste, ajo e dinte të vërtetën e hidhur- shikimi nuk do t’i kthehej më kurë. Një hije trishtimi qëndronte pezull në shpirtin dikur optimist të Sarës. Përfindimi i çdo dite, ishte thjeshtë një përvojë bezdije dhe lodhjeje. E gjitha ku mund të varej, ishte burri i saj, Islamili.


Ismaili ishte një oficer ushtarak, dhe e donte Sarën me gjithë zemër. Në fillim kur ajo humbi shikimin, ai pa se si ajo u zhyt në dëshpërim dhe ishte i vendosur për ta ndihmuar që të fitonte forcën dhe besimin që i duhej për t’u bërë përsëri e pavarur. Formimi dhe edukimi i tij familiar e kishin mësuar, Ismailin se si të merrej me situata kaq të ndjeshme, dhe ai e dinte fare mirë se ajo qe beteja më e fortë me të cilën do të përballej.


Si përfundim, Sara vendosi t’i kthehej sërish mësimdhënies, por, si do të shkonte deri atje? Më parë ajo merte autobuzin e shkollës, por, tani ishte shumë e frikësuar të ecte vetëm në rrugët e qytetit. Ismaili u tregua i gatshëm për ta çuar atë në punë çdo ditë, edhe pse të dy punonin në kahe të këndërta të qytetit. Në fillim kjo e qetësoi Sarën dhe përmbushi nevojën e Ismailt për ta mbrojtur gruan e tij tashmë të verbër, e cila ishte e pasigurtë të bënte edhe punën më të thjeshtë. Megjithatë, së shpejti Ismaili e kuptoi se ky sistem nuk mund të ecte mirë – ishte i ashpër dhe i lodhshëm. Me veten e tij, mendonte se Sara duhej ta merte vete autobuzin. Por vetëm mendimi që një gjë të tillë duhej t’ia përmendte Sarës, e bënte të strukej. Ajo ishte ende shumë e brishtë. Si do të reagonte vallë?!

Tamam ashtu siç e kishte parashikuar Ismaili, Sara u tmerua thjesht nga idea se do ta merrte autobuzin sërish vetë. “Po unë jam e verbër!” u përgjigj. “Si mund ta di se ku po shkoj? Ndihem sikur po më braktis!” Këto fjalë ia thyen zemrën Ismailit, por ai e dinte se çfarë duhej të bënte. Ai i premtoi Sarës se çdo mëngjes dhe mbrëmje do ta shoqëronte Saran në autobus, deri sa ajo t’ia merte dorën vetë. Dhe ndodhi tamam kështu.


Për dy javë të tëra, Ismaili e shoqëroi Sarën çdo ditë, për në punë dhe nga puna. Ai e mësoi atë se si të mbështetej në shqisat e saj, veçanërisht në atë të dëgjimit, për të përcaktuar vendndodhjen dhe si të përshtatej me mjedisin e ri. Ai e zuri mik shoferin e autobuzit të shkollës, i cili mund të kujdesej për të dhe t’i rezervonte asaj një vend. Ai e bënte atë për të qeshur madje edhe në ato ditë jo dhe aq të këndshme, kur ajo do ecte jashtë autobuzit apo kur do t’i binte çanta nga dora. اdo mëngjes ata udhëtonin bashkë, dhe Ismaili më pas, do të merrte taksi për t’u kthyer në punë. Megjithëse kjo rutinë ishte më e shtrejntë dhe më e lodhshme se e para, Ismaili e dinnte se ishte thjesht çështje kohe, derisa Sara të mësohej ta merte vetë autobuzin. Ai besonte në të, në Sarën që kish njohur para se të humbte shikimin, e cila nuk ishte e frikësuar nga asnjë sfidë dhe e cila nuk dorëzohej asnjëherë. Së fundi Sara vendosi se ishte gati ta merrte vetë udhën. Ishte mëngjesi i së hënës, dhe para se të ndahej, ajo e përqafoi Ismailin (shoqëruesi i përkohshëm I autobuzit), burrin e saj dhe mikun e saj më të mirë. Sytë iu mbushën me lotë mirnjohjeje për bujarinë, durimin dhe dashurinë e tij. Tani për të parën herë rrugët e tyre u ndanë. E hëhë, e martë, e mërkurë, e ejnte... اdo ditë e saj shkoi për mrekulli. Sarah asnjëherë nuk ishte ndier kaq mirë. Ajo po ia arrinte! Ajo po shkonte në punë vetëm me veten e saj!


Mëngjesin e së premtes, Sara mori autobuzin për në punë si zakonisht. Ndërkohë që po paguante biletën, shoferi tha: “Të kam me të vërtetë zili.” Sara nuk ishte e sugurtë nëse shoferi po fliste me të apo me dikë tjetër. Mbi të gjitha, kush mund ta kishte zili një grua të verbër e cila po përpiqej vetëm që të gjente kurajon të jetonte edhe ato vite që i kishin mbetur? Nga kurioziteti e pyeti shoferin: “Përse thoni që më keni zili?” Shoferi u përgjigj: “Duhet të jetë shumë mirë të jesh nën kujdes dhe i mbrojtur ashtu si ti.” Sara nuk po kuptonte se për çfarë po fliste shoferi, dhe pyeti përsëri: “اfarë doni të thoni me këtë?” Shoferi u përgjigj: “E di një gjë, çdo mëngjes së kësaj jave së kaluar, një burrë i pashëm me uniformë ushtarake, ka ndenjur në qoshe të autobuzit duke ju ka parë tek zbrisnit nga autobuzi. Ai sigurohet se ju e kaloni rrugën shëndoshë e mirë, dhe ju sheh derisa hyni në ndërtesën e shkollës. Më pas ju fryn një puthje dhe largohet ngadalë. Ju jeni një grua vërtetë me fat.”


Lotë gëzimi vërshuan faqeve të Sarës. Megjithëse ajo nuk mund ta shihte fizikisht Ismailin, e kishte ndjerë gjithmonë praninë e tij. Ajo ishte e bekuar, madje shumë e bekuar, pasi ai i kishte dhuruar asaj një dhuratë edhe më të fortë se shikimi, një dhuratë që nuk kishe nëçevojë ta shihje për ta besuar- dhuratën e dashurisë që ndajnë burri dhe gruaja- dhuratën e dashurisë që sjell dritë atje ku ka errësirë.


www.vizion-islam.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top