Pas qershorit, analiza falas në të gjithë vendin(Flet zëvendësministrja e Shëndetësis

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Intervista

Flet zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi: Depistim kombëtar, do ta bëjnë mjekët e familjes
Lorina Mixha


Milva-Ikonomi-286x320.jpg



Pas qershorit, në të gjithë vendin, qendrat shëndetësore, mjeku i familjes që kemi pranë zonës së banimit, do të ofrojë analiza falas për qytetarët. Ekzaminimet bazë do të jenë gjaku dhe urina ndërkohë që në rast se do të evidentohet prej tyre rrezik për shëndetin, atëherë analizat do të jenë më të thelluara. Gjithçka do ta ofrojë shteti. Ndërkohë që qytetari mjafton të ketë në dorë një pasaportë apo një kartë identiteti, nga mosha 40 deri në 65 vjeç dhe do të përfitojë analiza falas, është apo jo i pajisur me librezë shëndetësore.

Analizat do të kryhen në qendrat shëndetësore të lagjeve, ndërsa në zonat e thella mjekë me valixhe me kite dhe materialet e nevojshme për analizat, do të shkojnë në çdo cep të vendit. Kjo metodë e lëvizshme do të nisë të zbatohet nga ky vit. Në një intervistë për gazetën “Shqip”, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, jep detaje për mënyrën sesi do të realizohet ky depistim i rangut kombëtar dhe çfarë do të sjellë në përmirësimin e politikave shëndetësore, por edhe minimizimit të kostove të buxhetit të shtetit.

Sipas Cencusit 2011, rezulton se grupmoshën nga 40 deri në 65 veç e përbëjnë një popullatë prej 850 mijë qytetarësh, të cilët automatikisht përfitojnë nga këto ekzaminime pa pagesë.

Ndërsa paraprakisht rezulton se për kostot për një ekzaminim gjaku, urine dhe feçe, shteti të paguajë rreth 550 lekë të reja për çdo individ.

Paketa e kontrollit të popullatës, si do të zbatohet dhe kur do të nisë, cilat zona përfitojnë?

Politikat kryesore të qeverisë shqiptare në fushën e shëndetësisë lidhen me ofrimin e një mbulimi universal, për të gjithë shqiptarët rezidentë. Ndërtimin e Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, që do të jetë paguesi i vetëm i shërbimeve shëndetësore. Kujdesi shëndetësor do të financohet nga taksimi i përgjithshëm, do të rritet roli i shëndetit publik, programeve të parandalimit të promocionit shëndetësor.

Nisur nga të gjitha këto, nga mesi i vitit 2014 e në vazhdim do të fillojë programi për kontrollin bazë të shëndetit të popullsisë.

Ky program do të përfshijë një interval moshor të popullatës 40 deri në 65 vjeç, dhe do të shtrihet në të gjitha zonat e vendit.

Ky lloj kontrolli konsiston në ofrimin e testeve depistuese për të njohur gjendjen shëndetësore dhe sëmundshmërinë në një periudhë të hershme. Së bashku me procesin e diagnostikimit të hershëm bazë, do të realizohet edhe dixhitalizimi i cilësisë të këtyre indikatorëve, për personat që janë nën kontroll.

Mjeku i familjes do të jetë në gjendje të ketë një informacion më të plotë për çdo person 40-65 vjeç të zonës së tij të përgjegjësisë.

Pritet që pas këtij procesi diagnostikimi të hershëm, nëse një person që do të marrë një analizë gjaku, urine dhe feçe sipas disa testeve të ndryshme, që janë duke u përcaktuar nga ministria, qytetarët që do të rezultojnë me rrezikshmëri të caktuar, do të kthehen sërish në evidentim dhe në një kontroll më të thelluar. Kjo për të gjetur se çfarë sëmundje ai mbart.

اfarë do të sjellë kjo praktikë dhe cilat janë frytet që do të ketë popullata, por edhe si do të ndikojë në përmirësimin e politikave shëndetësore, kostove?

Këto gjurmime do të krijojnë kushte për të ngritur disa lloj regjistrash sëmundshmërie, për të cilat është folur në mënyrë të vazhdueshme, si p.sh. regjistri i të prekurve nga diabeti, i personave që kanë probleme kardiovaskulare apo fillimi i ndërtimit të regjistrit të kancerit.

Janë të rëndësishme këto lloje diognostikimesh të hershme, sepse ndihmojnë të kuptohet gjendja shëndetësore e popullatës dhe të mbahen nën kontroll sëmundje që shoqërojnë personin për gjithë jetën. Rastet e sëmundjeve të mësipërme janë sëmundje të shtrenjta që e bëjnë individin të ketë një kosto shëndetësore për shoqërinë gjatë gjithë jetës së tij.

Duke identifikuar shkallën e riskut identifikohet edhe masa e kontributit financiar me të cilën sistemi shëndetësor kombëtar asiston një individ të caktuar.

Kjo e bën sistemin të ketë qasje jo vetëm drejt kontrollit shëndetësor të individit, por edhe ndaj historisë së sëmundjes.

Mënyra si do të realizohet po diskutohet, është identifikuar popullata sipas qendrave shëndetësore, numri i infermierëve dhe i mjekëve që do të asistojnë në këtë lloj diagnostikimi të hershëm, dhe gjithashtu është bërë plani për të paracaktuar një paketë pune dhe mënyrën e kryerjes së këtij diagnostikimi të hershëm. Kjo paketë do t’u shpjegohet të gjithë mjekëve dhe infermierëve të përshirë në proces për të qenë të aftë për të bërë këtë lloj diagnostikimi të hershëm në kohe dhe sipas procedurës së përcaktuar.

ثshtë kërkuar ndihmë për trajtim të vazhdueshëm dhe për ta shumëfishuar këtë në gjithë vendin, është përllogaritur një kosto dhe mobiliteti që duhet për ta kryer këtë.

Edhe aty kur nuk ofrohet sot shërbimi i laboratorit do të organizohet ky lloj diagnostikimi i hershëm nëpërmjet përdorimit të një sistemi mobil ku kitet laboratorike dhe personeli shëndetësor do të jenë prezent.

Duke shkuar një individ afër mjekut, bëhet e mundur që mjeku të mbajë në vëmendje edhe zakonet e tij të lidhura me shëndetin si për shembull pirje duhani apo alkooli, por edhe të dhëna fizike bazike si pesha, gjatësia, indeksi i masës trupore dhe këto informacione shoqërojnë kartelën personale. zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi: Depistim kombëtar, do ta bëjnë mjekët e familjes
G.shqip
 
Titulli: Pas qershorit, analiza falas në të gjithë vendin(Flet zëvendësministrja e Sh

Heret per ta besuar .. !
 
Titulli: Pas qershorit, analiza falas në të gjithë vendin(Flet zëvendësministrja e Sh

Keta me mire te kishin bere falas grupmoshen 0-5 vjec dhe 60-100 vjec.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top