Pas industrisë dhe energjetikës, Vlora kthehet zonë e lirë ekonomike

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Plani i qeverisë për të bërë tender. Në garë janë 2 miliardë euro

Dje u miratua vendimi për krijimin e zonës së lirë në Vlorë, e cila do të funksionojë si një komponent i integruar me portin e ri, që do të ndërtohet. Tashmë, krahas parkut industrial dhe atij energjetik, Vlora do të kthehet tërësisht në interes të biznesit privat, i cili ishte iniciatori i këtyre projekteve.

Kompania "Zumax" është e interesuar që në kohën më të shkurtër të finalizojë kontratën, pasi ajo është shoqëria që ka shprehur interesin më të madh dhe që në tenderin ndërkombëtar ka plotësuar kriteret, për të filluar negocimin për kontratën. Kjo kompani kërkon edhe zonën e lirë. "Por, sipas rregullave të vendit nuk mund të japim zonë të lirë, veçse me tender ndërkombëtar dhe ne do t‘i përmbahemi kësaj. Natyrisht, kushdo që të jetë fituesi i së drejtës për të menaxhuar e zhvilluar zonën e lirë, ai do të jetë i detyruar të funksionojë si një komponent i integruar me portin", u shpreh Berisha. Tenderi do të fitohet nga ai që do të paraqesë projektin më të mirë për zonën e lirë të Vlorës. ثshtë e rëndësishme që të procedohet me negocimin e kontratës për portin dhe më pas, negocimin e kontratës me fituesin e zonës së lirë".

Duke e konsideruar Portin e Vlorës projektin infrastrukturor më madhor në Shqipëri, Kryeministri Berisha tha se ky projekt gjigant parashikon rreth 2 miliardë euro investime dhe ndërtimin e një prej porteve më të mëdha në Mesdhe. Vlora, tha Kryeministri, ka shumë avantazhe hidrogjeografike dhe porti i rikthen Vlorës dhe Shqipërisë një ëndërr, pasi ai aty ka qenë që shekullin e shkuar dhe kthehet sërish aty, ku janë ujërat, kanali natyror dhe të gjitha avantazhet për anijet më të mëdha.




Hidrocentralet

Këshilli i Ministrave dha edhe vendimin për lejimin e kryerjes së procedurave të prokurimit, për shërbimin e konsulencës, për dhënien me koncesion të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Vjosë. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të kryejë procedurat e prokurimit "tender i hapur ndërkombëtar" me objekt shërbim konsulence për ndërtimin me koncesion të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Vjosë.




One-stop-shop

Një tjetër vendim i qeverisë lidhet me dhënien në përdorim Qendrës Kombëtare të Aplikimeve për Energjinë të disa mjediseve në ndërtesën e ish INIMA-s. Duke marrë shkas nga ky vendim, Kryeministri Berisha kërkoi që në vijim të praktikave të suksesshme të ngritjes së shërbimit me një sportel ("one stop shop") për regjistrimin e bizneseve dhe atë për licencat, të punohet për ngritjen së shpejti edhe të "one stop shop" për energjinë



*shqip*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 57.1%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 0 0.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 3 42.9%
Back
Top