Pas 20 vjetëve Islami fe e parë në Bruksel

Rondidi

Antarë
Pas 20 vjetëve Islami fe e parë në Bruksel

Sipas studimit të gazetës "La Liber Belgjik", del në shesh se feja Islame do të bëhet feja e parë në kryeqytetin belg, Bruksel, brenda njëzet viteve të ardhshme, kurse emri Muhamed është në majë të listës së emrave më të regjistruar që nga viti 2001.

Gazeta franceze "La Figaro" citon Olef Sarfin, profesorin e sociologjisë, në universitetin Katolik në Loven, i cili ka thënë: "Një e treta e banorëve të Brukselit momentalisht janë myslimanë, kurse, sipas parashikimeve, myslimanët në këtë vend brenda pesëmbëdhjetë deri në njëzet vjet do të bëhen shumicë për shkak të lindshmërisë së madhe që kanë".

Mirëpo deputeti socialist në parlamentin francez në Bruksel Mahfudh Ramadani dyshon në këto informata, duke thënë: “Emigrantët nga vendet myslimane nuk janë të gjithë myslimanë”, duke aluduar në vetveten, i cili e ndien veten ateist. Madje, edhe vetë Sarfi është i kujdesshëm në këtë drejtim, duke thënë: "Duhet marrë në konsideratë edhe numrin e madh të evropianëve që ngulen në Bruksel për shkak se është kryeqyteti i Bashkimit Evropian”.

Kjo gazetë arrin te përfundimi: "nëse prindërit e brezit të parë të myslimanëve nuk dalloheshin në fetarizëm për shkak të dëshirës për integrim, sot të rinjtë myslimanë në Belgjikë shënojnë një kthim të dukshëm në fe". Sipas tyre 75% e myslimanëve të këtij vendi e zbatojnë fenë. Gazetarja belge Hind Frihi, autore e librit "Përvjedhësja tek islamistët fundamentalistë" shkon edhe më larg e thotë: "Ekstremizmi rritet mes të rinjve, ata refuzojnë vlerat perëndimore, gjë që shkakton frikë te prindërit e tyre. Në Bruksel ka lagje, si Molebegu, kur je aty, nuk vëren se je në Belgjikë".


Marrë nga: Islamtoday.net

Përshtati: Bekir Halimi


Marrë nga: Islamtoday.net,
6.1.2009
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top