Partitë, 7 milionë USD në tre javë!

Love

βeℓℓe â๓e
Janë afro 7 milionë dollarë të hedhura nga partitë kryesore në tre javët e monitorimit të kryera nga lëvizja “Mjaft!”, për televizionet dhe produktet, si dhe për shpenzimet e ndryshme, pa llogaritur koncertet. Ky është raporti i dytë, prezantuar dje për fushatën zgjedhore 2013, periudha 24 maj-19 qershor. “Në këtë përmbledhje janë llogaritur kostot për spote dhe shpenzimet për produkte elektorale si baner, billboard, postera, zyra elektorale etj. Theksojmë se kostot në fjalë nuk janë përfundimtare për shkak të volumit të madh të produkteve që shtohen dita-ditës në terren nga partitë politike”, thotë drejtuesi i projektit, Elton Kacidhja.

Votimi-per-drejtuesit-320x230.jpg



Sa u takon kostove për koncerte dhe takime, të dhënat nga monitorimi do të publikohen në raportin përfundimtar që parashikohet të prezantohet javën e dytë të muajit korrik 2013”, sqaron Aldo Merkoçi, bashkautor i projektit, i mbështetur nga Ambasada Holandeze në Tiranë dhe Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së.

Mbi 80 për qind e fondeve janë hedhur nga dy partitë kryesore, PS dhe PD, ku kjo e fundit ka shpenzuar më tepër. Ajo çfarë bie në sy është fakti se nga monitorimet dalin përfundime të dhënash 3-4 herë më të mëdha, nga sa kanë deklaruar partitë në bilancet e fushatave 2009 dhe 2011. Kjo dëshmon qartë mungesën e transparencës dhe mentalitetin për të fshehur burimin e financimit. Shifrat e shpenzimeve vlerësohet se janë disa herë më të larta, po të kemi parasysh nivelin informal të ekonomisë dhe paranë që qarkullon për “pazare” votash, donacione me mallra dhe shërbime, etj., të cilat nuk mund t’i evidentosh lehtë.

Reklamat e “djathta”

Nga monitorimet e kryera, rezulton se në periudhën (24 maj – 23 qershor), Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim (AMPI), ka realizuar 37 spote, nga të cilat 25 spote unike të sigluara për subjektin politik Partia Demokratike (PD) dhe 12 spote unike të sigluara për Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim duke i shfaqur 2894 herë, për më shumë se 38,13 orë. Kosto e vlerësuar nga monitorimi del 53.971.872,57 lekë për AMPI dhe 118.528.686,01 lekë për Partinë Demokratike me një total të marra të dyja së bashku afro 172.5 milionë lekë.

Sa u takon partive aleate të PD-së në zgjedhje, është monitoruar Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) për periudhën (18 qershor – 19 qershor), ka realizuar 1 spot unik duke e shfaqur 5 herë, për më shumë se 0.06 orë ose 200 sekonda, me një kosto rreth 333.333 lekë. Partia Republikane për periudhën (1 qershor -19 qershor), ka realizuar 2 spote unike, duke e shfaqur 241 herë, për më shumë se 2.93 orë ose 10562 sekonda, me një kosto rreth 10.909.887,35 lekë. Partia tjetër aleate, Demokristiane, për periudhën 25 maj – 19 qershor, ka realizuar 1 spot unik, duke e shfaqur 82 herë, për më shumë se 0.59 orë ose 2107 sekonda, me një kosto rreth 2.201.284.87 lekë.

E majta dhe raportet

Sa i përket grupimit të majtë, rezulton se në periudhën (24 maj – 23 qershor), Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASHE) ka realizuar 26 spote, nga të cilat 10 spote unike të sigluara për subjektin politik Partia Socialiste dhe 16 spote unike të sigluara për Aleancën për Shqipërinë Europiane duke i shfaqur 2926 herë, për më shumë se 31,46 orë, me një kosto rreth 72.177.713 lekë për ASHE dhe 80.382.091,4 lekë për Partinë Socialiste, me një total prej 152.6 milionë lekë.

Lëvizja Socialiste për Integrim, për periudhën 25 maj – 19 qershor, ka realizuar 2 spote unike, duke e shfaqur 1730 herë, për më shumë se 14.56 orë ose 52408 sekonda, me një kosto rreth 56.172.106,72 lekë. Aleanca Demokristiane, për periudhën 2 qershor – 19 qershor, ka realizuar 1 spot unik, duke e shfaqur 41 herë, për më shumë se 0.35 orë ose 1271 sekonda, me një kosto rreth 1.330.933.2 lekë.

Në raport me PS-në, Berisha dhe sloganet e PD-së janë shfaqur më tepër në televizione, 1951 herë, përkundrejt 1578 herë të PS-së, ndërkohë për shpenzimet si subjekt, PD kryeson me 118.528.686 lekë përkundrejt PS me 80.382.091 lekë, bën të ditur raporti i dytë i monitorimit të shpenzimeve për fushatën e zgjedhjeve 2013.



70% e shpenzimeve shkon për paraqitjen e fotove të kandidatëve
PD, më shumë mitingje se e majta, “luan” me avantazhin e përurimeve

PS ka shpenzuar për produkte elektorale një shumë prej 93,484,020 lekësh, kurse PD-ja 130.594.828 lekë

Lëvizja “Mjaft!” ka kryer monitorime nga terreni edhe nëpër koncerte e takime elektorale të deputetëve. Nga vëzhgimet del se, PD-ja ka realizuar 85 mitingje dhe 91 takime, kurse PS ka realizuar 56 mitingje dhe 112 takime individuale. Partia Demokratike, drejtuar nga Sali Berisha (kryeministër) ka pasur avantazhin e përurimeve, të realizuara rreth 55 të tilla gjatë periudhës 24 maj-19 qershor. Pothuajse të gjitha projektet “të prera” me gërshërë nga kryeministri janë kthyer për qëllime të fushatës. Nga shpenzimet del se afro 70 për qind shkon për billboard-e dhe citylight, pra vendosja e posterave në hapësira të dukshme, anash rrugëve kombëtare dhe përbri trotuareve.

Sa u takon partive të tjera, Lëvizja Socialiste për Integrim ka realizuar 27 mitingje dhe 31 takime individuale, republikanët kanë kryer 21 mitingje dhe 10 takime individuale, kurse FRD ka realizuar 10 mitingje dhe 19 takime individuale. Autorët e projektit theksojnë se të dhënat u përkasin monitorimeve

Produkte elektorale të Partive si: banesa, postera, billboard, citylight, reklama shtylle, reklama muri, zyra elektorale (qira zyre) etj., dalin të tjera shpenzime. Kështu, Partia Socialiste ka shpenzuar për produkte elektorale një shumë prej 93,484,020 lekësh, Partia Demokratike ka shpenzuar një shumë prej 130.594.828 lekësh, kurse Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpenzuar për produkte elektorale një shumë prej 30.430.834 lekësh.

Tri partitë e tjera, të reja për nga krijimi dhe historia, por që kanë rritur dozën e prezencës së tyre në publik me aktivitete të shumta politike, rezultojnë me shpenzime të ndryshme. Partia për Drejtësi dhe Unitet ka shpenzuar për produkte elektorale një shumë prej 16.616.306 lekësh, Fryma e Re Demokratike ka shpenzuar për produkte elektorale një shumë prej 10.552.402,00 lekësh dhe Aleanca Kuqezi ka shpenzuar për produkte elektorale një shumë prej 3.260.502 lekësh.

Produktet elektorale të publikuara në këtë raport nuk janë të dhëna përfundimtare sa u përket numrave për secilin produkt specifik. “Skuadra e vëzhgueseve e lëvizjes ‘Mjaft!’ e shtrirë në 12 qarqet e Shqipërisë, po vazhdon të mbledhë ende të dhëna nga terreni dhe do vazhdojë ta kryejë këtë proces deri në javën e parë të muajit korrik. Procesi i konstatimit dhe regjistrimit do të vijojë edhe në ditët në vijim, për shkak të numrit të madh të produkteve elektorale që po vazhdojnë të rihidhen në 12 qarqet e Shqipërisë”, deklaron Kacidhja. اmimet e përdorura për vlerësimin e produkteve të regjistruara janë vendosur bazuar në çmimet mesatare të tregut të ofruara nga operatorët që ofrojnë këtë lloj shërbimi.



Krahasimi

“Gara” në televizione, 70 orë spote PD dhe PS

Duke mbledhur kohët e transmetimeve në televizione, del se dy partitë kryesore kanë dalë në “kinematë e vogla” rreth 70 orë për mbi 5800 herë.

Monitorimi përfshiu shtatë televizione: “Top Channel”, “Klan TV”, TVSH (Televizioni Publik), “ABC News”, “Ora News”, “News 24” dhe “Vizion Plus”, nga ku rezulton se Partia Demokratike ka shfaqur më shumë spote tek “ABC News”, rreth 524 herë, ndjekur nga “Klan TV” me afro 326 herë, “Ora News” me afro 299 herë dhe “Vizion Plus” me afro 277 herë (për të katërta TV-të janë shpenzuar afro 89 milionë lekë).

Nga monitorimi i spoteve të Partisë Socialiste të transmetuar në televizione, del se Partia Socialiste ka publikuar më shumë reklama në “ABC News”, me afro 401 herë, ndjekur nga “Klan TV” me afro 220 herë (për të dyja TV-të janë shpenzuar afro 29 milionë lekë).

Përllogaritjet e çmimeve janë bërë duke u bazuar në اmimet Zyrtare të kanaleve TV dhe nuk marrin parasysh Uljet që mund të aplikohen në marrëveshjet midis kanaleve, reklamuesve dhe agjencive, sqarojnë autorët e projektit. Ajo që bie në sy është fakti se Televizioni Publik Shqiptar (TVSH-ja) vijon të mbetet më pak i preferuar nga partitë kryesore. Të paktën kështu rezulton nga monitorimi i kryer gjatë tri javëve të fushatës.
G.shqip
************



E tmerrshme, populli po vdes për bukë.. partitë politike tallin menderen me lekët për eleksionet :( ..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top