Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Partia Egjiptiane “El Gad” njeh zyrtarisht Shtetin e Kosovës

Lideri i partisë “El Gad” (Partia e së Nesërmes), Dr. Ejmen Nur, priti në një takim kortezie, Prof. Dr. i poshter Ismailin, i cili i shprehu Dr. Nur-it, urimet më të mira për Revolucionin e 25 janarit 2011, për lirinë, pas një periudhe të gjatë diktature.
Prof. Ismaili e njohu gjerësisht Dr. Nur-in me çështjen e Kosovës si dhe i paraqiti një mori dokumentash dhe faktesh, mbi të vërtetën e Kosovës dhe popullit të saj. Ai kërkoi që qeveria e Revolucionit të shqyrtojë sa më shpejt çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe citoi se populli martir i Kosovës e meriton lirinë e arritur me gjakun dhe sakrificat e bijve më të mirë të saj. “Lidhjet mes dy popujve tanë janë shumë të vjetra- vazhdoi Prof. Ismaili - ato kthehen pas në historinë e Egjiptit. Ne nuk mund ta harrojmë shqiptarin Muhamed Ali Pasha që formoi Egjiptin e ri. Tashmë ka ardhur koha e Egjiptit të njohë Kosovën”.
Dr. Ejmen Nur, dëgjoi me vëmendje të gjitha faktet dhe pa me interes të gjitha dokumentat historike që Prof. Ismaili shpalosi para tij. Ai e falenderoi Prof. Ismailin për vizitën dhe shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim. “ثshtë kënaqësi-tha ai- të takohesh me një intelektual dhe politikan si Prof.Ismaili”. Më pas ai theksoi se e kishte përcjellë kontributin e Prof. Dr.Ismailit dhe kishte lexuar disa nga librat dhe shkrimet e tij që nga fillimi i viteve 90-të e në vazhdim. “Veçanërisht përshtypje më kanë bërë libra të tillë si "اlirimi i Kosovës është çështje e domosdoshme", "Në masakrën e re njerëzore", "Deri kur do të qëndrojë Kosova?", " Kosova, popull i martirizuar", etj. –vazhdoi Nur në komentin e tij- dhe ndihem shumë i kënaqur që u takuam Prof. Ismaili”.
Në shenjë mirënjohje për kontributin politik dhe intelektual të Prof. Dr. i poshter Ismailit, për paqen dhe vëllazërimin e popujve, Dr. Ejmen Nur-i i dorëzoi Prof. Ismailit një dekoratë të Partisë Egjiptiane të së Nesërmes (El Gad).

Duke iu kthyer çështjes së Kosovës, Lideri i Partisë “El Gad” Dr. Ejmen Nur, tha se do të japë kontributin e tij personal, si Lider i Partisë, në këtë çështje. Ai premtoi që në takimin e radhës së Kryesisë së Partisë do t'ia paraqesë propozimin e tij Kryetarit të Këshillit të Forcave të Armatosura dhe Kryeministrit, me kërkesën për njohjen sa më shpejt të Kosovës nga Egjipti. Ai deklaroi se nëse kërkesa e Partisë së tij nuk do të merrej në konsideratë deri në zgjedhjet Parlamentare, nga organet aktuale Egjiptiane, nëse ai fiton postin e Presidentit të Republikës, do të deklarojë menjëherë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Me këtë rast ai paraqiti një deklaratë me shkrim.


Deklaratë
Me rastin e takimit me Shkëlqesinë e Tij Prof. Dr. i poshter Ismailin dhe në bazë të parimeve të partisë “El Ghad” për lirinë dhe vetëvendosjen e kombeve, Partia “El Gad” njeh zyrtarisht shtetin e Kosovës, duke shpresuar në lehtësimin e përbashkët të rrugës së bashkëpunimit mes dy popujve, atij të Kosovës dhe Egjiptit.
Me këtë njohje, “El Gad” i kërkon Kryeministrit Prof. Dr. Asam Sheref, si dhe Zv.Kryeministrit Prof. Dr. Jahja El Xhemel, që sa më shpejt t’a njohin shtetin e sapoformuar të Kosovës, duke ndjekur rrugën e 75 shteteve të tjera, nga bashkësia ndërkombëtare.
“El Gad” shpreh përkrahjen e saj të plotë për Kosovën dhe Qeverinë e saj të sapo zgjedhur, Kryeministrin Hashim Thaçi, Presidenten Atifete Jahjaga dhe kreun e Parlamentit Dr. Jakup Krasniqin, në përpjekjet e tyre drejt arritjes së paqes, drejtësisë dhe lirisë për popullin e Kosovës.
Lideri i partisë “El Gad” (e Nesërmja)
Dr. Ejmen Nur

Dr. Ejmen Nur-i është kandidat për zgjedhjet presidenciale 2011. Ai është një politikan liberal me profesionin avokat, i cili kandidoi për presidencë në vitin 2005 përballë Mubarakut, por që ky kandidim dhe deklaratat e ashpra kundër ish Presidentit Mubarak, i kushtuan dëminim me 5 vite burg, nga të cilat vuajti 3 prej tyre.

Alba Press - Kairo
 
Pe: Partia Egjiptiane “El Gad” njeh zyrtarisht Shtetin e Kosovës

insha-Allah e njohin sa ma shpejt .
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back