Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Parlamentarët evropianë kërkojnë heqjen e vizave edhe për Kosovën

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Parlamenti Evropian është duke rritur presionin ndaj Komisionit dhe Këshillit të BE-së që të gjendet mënyra për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, njësoj sikurse është duke u bërë edhe për vendet e tjera të rajonit.

Propozimit të raportueses Tanja Fajon nga Komiteti për liri, drejtësi dhe punë të brendshme për përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave i është shtuar edhe raportuesja në Komitetin e politikës së jashtme që Kosovës t’i jepet një “road map”.

Këtë dje në debat në Komitetin e politikës së jashtme e ka propozuar deputetja britanike, Sarah Lutford. Propozimet e deputetëve Fajon nga Sllovenia dhe Lutford nga Britania e Madhe, raportuese përkatëse në dy komitetet e Parlamentit Evropian, përputhen në masë të madhe sa i përket Kosovës.

Në të dyja rastet, ndonëse në mënyra të formuluara ndryshe, thuhet se Kosova duhet të përfshihet në këtë proces pa paragjykuar statusin e Kosovës, ose pa paragjykuar kompetencat e vendeve anëtare rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Kosova nuk duhet të përjashtohet nga procesi i cili përfitojnë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe komisioni do të duhej menjëherë të niste një dialog për liberalizimin e vizave me Kosovës dhe të caktojë një udhërrëfyes”, shprehet Kontesha Ludford. Në raportin e saj propozohet për Kosovën ky amendament.

“Me qëllim të avancimit të implementimit të agjendës së Selanikut, komisioni duhet të nisë një dialog për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe të caktojë një udhërrëfyes (road map) të ngjashëm me ato për shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo është pa paragjykim ndaj kompetencave të shteteve anëtare sa i përket njohjes së Kosovës si shtet të pavarur”.

Po ashtu ajo, sikur edhe Fajon, kërkojnë që pos vendimit për heqjen e vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë të merret që tashti vendimi edhe për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, i cili do të hynte në fuqi kur këto shtete t’i përmbushin kriteret e nevojshme dhe kur kjo të vërtetohet nga Komisioni Evropian.

Në një debat në Komitetin për politikë të jashtme është mbështetur fuqishëm ideja që edhe Kosova të përfshihet në liberalizimin e vizave në mënyrë që populli i Kosovës të mos mbetet viktimë e ndasive mes shteteve anëtare të BE-së rreth statusit të Kosovës.

Vetëm disa deputetë nga Spanja kanë kundërshtuar përmendjen e Kosovës në çfarëdo mënyre. Por atyre u është përgjigjur deputeti demokristian gjerman Bernd Poselt, i cili ka thënë se “vullneti i shumicës, mbi 75 %, të Parlamentit Evropian kishte mbështetur raportin e deputetit të atëhershëm Joosst Langedijk me të cilin Parlamenti mbështet sovranitetin e Kosovës”./Telegrafi/
 
uroj qe te beher realitet
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back