Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Paranoja e pandemisë është e vërtetë

download-2020-10-03t025738754-896520-1601674173.png

Dr. Brandy Lee, psikiatër mjekoligjor me bazë në New York thotë se “pandemia ka sjellë një pasiguri dhe stres të madh”.

John Hopkins e përkufizon paranojën si “një përgjigje ndaj kërcënimeve të perceptuara që ndikohen shumë nga ankthi dhe frika, që ekzistojnë përgjatë një vazhdimi të përvojës normale, të bazuar nga realiteti deri te besimet deluzione”.
Simptomat e paranojës variojnë nga shumë delikate në plotësisht dërrmuese dhe mund të ekzistojnë me ose pa gjendje të tjera mendore. Njerëzit nuk kanë nevojë të kenë çrregullime të diagnostikueshme të shëndetit mendor për të pasur mendime ose ndjenja paranojake.
Pandemia, izolimi social, problemet ekonomike, trazirat sociale dhe gjithçka tjetër, kanë bërë që shumë prej nesh të kenë sjellje dhe shqetësime më ekstreme, përfshirë paranojën.

Një segment jo i vogël i popullsisë në botë po kushtëzohet për t’iu shmangur realitetit.
“Kur jeton në deluzion, i shkëputur nga realiteti, njeriu bëhet vetvetiu paranojak sepse faktet dhe provat vazhdimisht “sulmojnë” besimet e tij të rreme”, shprehet Lee.
Lajmi i mirë është se është e mundur ta luftosh paranojën, të paktën atë që nuk diagnostikohet nga mjekësia ose nuk lidhet me çështje të tjera të shëndetit mendor.
“Qeniet njerëzore janë elastike dhe të afta për të trajtuar fatkeqësi të mëdha, nëse jemi në to së bashku dhe kemi udhëzime të qëndrueshme, si dhe mbështetje psikologjike dhe sociale.”

Ju mund të filloni duke pranuar mendimet paranojake dhe më pas të punoni për të krijuar rutina të shëndetshme ditore. Vendosni qëllime të vogla, të arritshme si ecja çdo ditë ose kalimi i një ore duke folur me dikë për ndjenjat tuaja. Gjumi, dieta dhe ndërveprimi shoqëror janë të gjithë faktorë të rëndësishëm që ushqejnë shëndetin e mirë mendor.

Nëse vëzhgoni se një i afërm po përjeton mendime paranojake, jini të kujdesshëm për mënyrën se si i afroheni. Mundohuni të shmangni qasjen e “drejtimit të gishtit” dhe tregojini se i kuptoni, duke rritur gjasat që ata të pranojnë ndihmën tuaj.
Sidoqoftë, mund të jetë e vështirë të shmangim mendimet paranojake te vetja jonë ose te të tjerët. Në një gjendje paranojake, diksh nuk është i aftë të logjikojë apo të shohë për prova. Qasja më e mirë është të punosh për ndryshimin e rrethanave që e vendosin atë person në një gjendje paranojake. Sigurisht, nuk mund të zhdukim pandeminë si me magji, por mund të punojmë në krijimin e distancës midis ndikimeve që duket se përkeqësojnë paranojën.
Në planin afatgjatë, ne mund të punojmë në “rregullimin e kushteve socio-ekonomike që çuan në cenueshmërinë psikologjike në radhë të parë – e cila mund të përfshijë pabarazi ekonomike, racore dhe gjinore.”

Nëse paranoja arrin në nivelin ku mendoni se ju ose një i afërm mund të jetë një rrezik për veten e tyre ose të tjerët, kërkoni menjëherë ndihmë profesionale.

Lapsi.a
l
 

Attachments

  • download-2020-10-03t025738754-896520-1601674173.png
    download-2020-10-03t025738754-896520-1601674173.png
    133.5 KB · Shikime: 0
  • download-2020-10-03t025738754-896520-1601674173.png
    download-2020-10-03t025738754-896520-1601674173.png
    133.5 KB · Shikime: 0
Ajo qe vej re ne kete priudh,pervec farmaceutikave qe kane mbuluar jetesen per nja dy shekuj,edhe psikologet dhe psikiatrit do kete pune,njelloj si supermarketet ,ku cdo gje tjeter eshte mbyllur,dhe xhiroja e tyre ishte me max.
 
Futi mëndje të lehtë: bëni vaksinat ?
0585_corona.png
FB_IMG_1614269227177.jpg
 
  • Haha
Reactions: D.

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back