Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Paralajmërohet njohja nga Katari dhe Mauritania

Fehmi Mujota në funksion të prezantimit të Kosovës dhe kërkesës për njohje të pavarësisë së saj, ka takuar një numër të madh ministrash të mbrojtjes dhe shefa të shtabeve të vendeve pjesëmarrëse.


Gjatë kohës sa në Stamboll të Turqisë po vazhdon "Panairi i 9-të Ndërkombëtar i Industrisë ushtarake", ministri i FSK-së Fehmi Mujota në funksion të prezantimit të Kosovës dhe kërkesës për njohje të pavarësisë së saj, ka takuar një numër të madh ministrash të mbrojtjes dhe shefa të shtabeve të vendeve pjesëmarrëse.

I shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjeneral Sylejman Selimi dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Turqi, Bekim Sejdiu, Mujota ka realizuar takime të ndara me Ministrin e Katarit Hamad Bin Ali Al-Attiyah, të cilin e ka njoftuar për zhvillimet në Kosovë dhe ka kërkuar nga ai mbështetjen e vendit të tij për njohjen e shtetit të Kosovës.

Nga ana e tij Al-Attiyah e siguroi Mujotën, se shteti i Katarit pas njohjes nga Arabia Saudite, po e shqyrton mundësinë e njohjes së shpejtë të Kosovës dhe kjo pritet të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Takim të veçantë ministri Mujota realizoi edhe me Ministrin e Mbrojtjes së Mauritanisë, Mohamed Mohamoud Olud Mohamed Lemine, të cilit i ka shpjeguar situatën në vendin tonë, duke i kërkuar që vendi i tij Mauritania ta ndihmojë Kosovën me njohjen e pavarësisë.

Ministri mauritanez - siç thuhet në një komunikatë të Zyrës për Informim të FSK-së - i vlerësoi arritjet në Kosovë, duke e siguruar ministrin Mujota se njohja e pavarësisë nga shteti i tij do të vije shpejtë, sidomos tashmë pas njohjes nga disa vende arabe.

Po kështu, Mujota takime të posaçme ka realizuar edhe me ministrin e Mbrojtjes së Tanzanisë, ministrin e Mbrojtjes së Republikës së اadit, pastaj me ministrat e Kenisë, Mongolisë, Koresë Jugore, etj.

Në Panairin e Stambollit po marrin pjesë 25 ministra të mbrojtjes dhe dhjetëra shefa të Shtabeve nga shumë vende të botës.//mesazhi
 
Titulli: Paralajmërohet njohja nga Katari dhe Mauritania

Ishalla sa ma shpejt !
 
Titulli: Paralajmërohet njohja nga Katari dhe Mauritania

po ecim perpara me hapa te ngadalshem por te sigurt,sa me shume njohje me lehte antarsimi ne institucionet nderkombetare.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back