Paralajmërimi i LSI/ Kush është armiku më i madh i Ramës?

Malsi

Anëtar i Nderuar
ramoram_0.jpg

Një nga njerzit e rëndësishëm të LSI-së, Luan Rama i ka bërë sot një parashikim ogurëzi qeverisjes së Edi Ramës. Ai ka përmendur shembjen e shtetit në vitin 1997, si pasojë e mosdëgjimit të këshillave të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Larg shantazheve të njëpasnjëshme që njerzit e Metës i bëjnë Ramës, Luan Rama i është referuar qëndrimeve të FMN-së duke i cilësuar ato si armikun e vërtetë të qeverisjes Rama.

Në fakt nëse ka një pikë, ku shefi i qeverisë po dështon në mënyrë spektakolare, ajo është përmirësimi i ekonomisë.

Dhe në pasqyrën që FMN i ka bërë ekonomisë shqipëtare për të përcaktuar rreziqet e saj pikat e errëta nuk mungojnë. Në një intervistë për revistën “Monitor” shefi i misionit të FMN-së në Tiranë Jens Reinke pohonte: “Reformat e paplota të brendshme – përfshirë konslidimin fiskal që po ecën më ngadalë se parashikimi, dobësia e vazhdueshme në administrimin e taksave, normat tepër të larta të NPL-ve (kredive te keqia)–mund ta bëjnë Shqipërinë të prekshme nga goditjet për një periudhë kohe”.

Kreditë e këqia

“Sipas raportit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, “Ballkani Perëndimor, 15 vjet tranzicion, Shqipëria ishte vendi me nivelin më të lartë të NPL-ve jo vetëm në rajon, por edhe në Europën në zhvillim, në rreth 24% të totalit të huasë në fund të 2014-s. Ky tregues nuk ka zbritur nga kulmi i vet dhe është rreth 7-8 pikë përqindjeje më e lartë se mesatarja e rajoni prej rreth 15-16%. Nivelin më të ulët të kredive me probleme e kanë Maqedonia dhe Kosova.

Koncesionet

Veç rrezikut nga kreditë e këqia një tjetër është ai që vjen nga koncesionet. Ekspertët e FMN thonë se një tjetër kërcënim për qëndrueshmërinë financiare të vendit po shndërrohen konçesionet. Sipas raportit deri më tani qeveria shqiptare ka nënshkruar të paktën 55 marrëveshje të partneritetit publik-privat, në të cilat ka marrë përsipër një pjesë direkte të kostove, ose në formën e garancive ose si pagesa direkte. Sipas FMN fatura totale e tyre është sa 7 për qind e prodhimit Kombëtare ose gati 700 milionë euro.

Këtu përfshihet shërbimi i skanimit me një kosto sa 2 për qind e PBB, ai i check up-it që kushton sa 1 për qind e PBB dhe konçesioni i Milot-Morinës ose rrugës së Arbrit që mund ta fryjnë edhe më shumë faturën. Të gjitha këto janë detyrime të fshehta të cilat nuk figurojnë në shifrën zyrtare të borxhit, por nëse do të materializohen ato mund të vënë në vë shtirësi të thellë financiare Shqipërinë duke cënuar stabilitetin e vendit.

Pronat

Në raportin e posaçëm për Shqipërinë, FMN thotë se pretendimet për kompesimin e ish pronarëve janë sa 70 për qind e Prodhimit Kombëtar, që në vlerë i korrenspondon një shifër prej 7 miliardë euro.

Kjo është një kosto e pamundur për Shqipërinë ndaj qeveritë e kanë shmangur përmes uljes së vlerave të kompesimit që kanë dhënë për pronarët por edhe shtyrjen në kohë. Pak muaj më parë, qeveria aktuale miratoi një ligj të ri për kompesimin e pronarëve. Sipas ligjit, në dhjetë vitet e ardhshme buxheti do të paguaje 50 miliardë lekë ose 500 milionë dollar si kompesim financiar për pronarët dhe në të njëtën kohë qeveria do të vendos edhe një fond pronash për kompesim fizik me vlera e të cilave përllogaritet rreth 80 miliardë lekë ose 800 milionë dollarë.

Sërish këto shifra janë dukshëm shumë më të vogla nga pretendimet e pronarëve, pasi qeveria ka ulur fort si çmimin e pronave për kompesi ashtu edhe masën fizike të tyre. Por shqetësimi i FMN është se vendimet mund të sfidohen në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, e cila mund t’u japë te drejtë pronarëve duke detyruar qeverinë të paguajë fatura më të larta.

Taksat

Një tjetër vërejte që bëri në intervistën e tij të fundit për “Monitor” shefi i FMN-së, Jens Reinke, qe edhe përkuja e qeverisë përpara bizneseve të mëdhej, për ti ulur atyre një sërë taksash në paketën e re fiskale: “Lobimi për interesa të veçantë ka qenë ndoshta shumë i suksesshëm, dhe si rezultat, një numër i taksave dhe rregulloreve janë ndryshuar për t’iu përshtatur një numri të vogël të përfituesve. Kjo tenton të rrisë barrën e të tjerëve, dhe të minojë konsistencën e përgjithshme të paketës” tha ai.

A kishte parasysh këto rreziqe kur foli Luan Rama nga tribuna e LSI-së duke përmendur katastrofën e vitit 1997? Deputeti i Metës nuk precizoi asgjë konkrete, poa ai ama shfrytëzoi si aleat FMN dhe këshillat e saj të papërfilluar për të nënvizuar se armiku më i madh i Ramës është ekonomia. Me mirë se kushdo pikat e errta të qeverisë së majtë i di LSI-a.

lapsi.al
 
Titulli: Paralajmërimi i LSI/ Kush është armiku më i madh i Ramës?

Doli me vone Vasili dhe tha qe ishte qendrim personal i Rames dhe jo i LSIse :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top