Paraja

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Paraja

Paraja ka një histori të gjatë të lindjes dhe zhvillimit të saj.
Me para kuptojmë çdo objekt standard, të pranuar, që shërben si mjet këmbimi ose pagese.
Thelbi I parasë më së miri kuptohet përmes paraqitjes të shkurtër të zhvillimit të saj.
Paraja në fillim përfaqësonte një mall që shërbente si mjet këmbimi.
Formë e parasë është paraja letër ose kartëmonedha.
Njerëzit paranë e pranojnë si të tillë bashkarisht.
Paraja letër shpesh herë quhet para e dekrutuar..
Meqë se kartëmonedhat janë të kushtueshme nga pikëpamja e transportit, si dhe rritja e mundësisë për fallsifikimin e tyre , kjo ndikoi në rritjen e një forme të re të parasë, paraja bankare ose çeçet bankare.
Në kuadër të parasë bankare, kemi zgjerimin e llojeve të depozitave që mund të shërbejnë si para si psh : depozitat e kursimit etj.
Funksionet e parasë


Funksionet e parasë janë:

•Funksioni si mjet këmbimi - ثshtë funksion kryesor I parasë.
Nëpërmjet këtij funksioni paraja i realizon transaksionet me kosto shumë të ulët.
Nëse këmbimi do të bëhej mall me mall , pa ndërmjetsimin e parasë, atëher do të nevojiteshin shumë kohë dhe shpenzime për të realizuar këmbimin.
Për realizimin e këtij funksioni paraja duhet të jetë e pranishme.

•Funksioni si mjet llogarie ( matëse e vlerës) - Përpos si mjet këmbimi paraja kryen edhe funksionin si një matëse e vlerës së produkteve.
Mallrat dhe shërbimet vlerën e tyre e shprehin në para, nëpërmjet çmimeve.
Nëpërmjet këtij funksioni, mallrat dhe shërbimet me veti të ndryshme si : fizike , kimike etj vendosen në një emrues të pëbashkët duke mundësuar llogaritjen e një treguesi të vetëm për të gjithë sasinë e tyre.

Realizimi i këtij funksioni bëhet edhe pa pranimin e parasë.

• Funksioni si mjet kursimi ( ruajtëse të vlerës) - Pos si mjet këmbimi dhe llogarije, paraja mund të kryejë edhe një funksion tjetër, pra atë si mjet kursimi.
Përdorimi i parasë si mjet kursimi ka një përparsi në krahasim me
aktivitetet tjera , sepse paraja përfaqëson një rrezik më të vogël se të
tjerat.
Kjo ndodhë për arsye se çmimi i aktiviteteve të tjera mund të ndryshojë.
Në qoftë se ky çmimi ulet , atëher do të ulë edhe sasinë e vlerës së
ruajtur .

Kërkesa për para

Kërkesa për para bazën e ka në funksionet të cilat i kryen paraja.
Njerëzit e mbajnë paranë për të realizuar transaksionet që dëshirojnë ose për të ruajtur kursimet e tyre.
Mbajtja e parasë do të thotë të heqësh dorë nga investimi i saj në formën e aktivave të cilat sjellin interes.
Motivet e mbajtjes së parasë janë:

1)Motivi i parë është nevoja për të blerë mallra dhe shërbime.
Kërkesa për para që rrjedh nga ky motiv quhet kërkesë transaksionesh.
Kjo kërkesë mvaret nga 3 faktorë:
•Nga niveli i GNP real
•Nga niveli i çmimeve
•Nga niveli i normës së interesit

Rritja e GNP real nënkupton rritjen e vëllimit të mallrave dhe shërbimeve. që tregtohen.
Ndërsa kur rritet niveli i çmimeve është e nevojshme të rritet edhe sasia e parasë që duhet me realizu këmbimin e të njejtës sasi mallrash dhe shërbimesh.
Në nivelin e normës së interesit kërkesa për para transaksionesh është në përpjestim të zhdrejt.
Rritja e nivelit të normës së interesit e rritë koston e mbajtjes së parasë prandaj do të kemi tendencën për të ulur sasinë e parasë që mbahet për transaksione.
Në rastet kur zvoglohet sasia e parasë për transaksione, atëhere rritet kostoja e tyre sepse njerëzit në momentin e blerjes do t ë hargjojnë shumë kohë.

2)Motivi i dytë buron nga funksioni i parasë si ruajtëse e vlerës.
Njerëzit një pjesë të pasurisë së tyre e ruajnë në formën e parasë sepse paraja shërben si mjet kursimi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top