Paradokse dhe mbrapadokse

1. Burrat që martohen disa herë duhet të jenë në kërkim të vetes e jo të gruas ideale.
2. Hani shumë që të rroni më pak. Hani pak që të rroni më shumë.
3. Tani i kuptoj dhe i jap të drejtë më shumë atyre që më këshillonin të heshtja, se atyre që më nxisnin të flisja.
4. Sa më të larta katet e një pallati, aq më shumë është shtresa e marrëzisë që vegjeton në to.
5. Pasaporta jonë është pasqyra që na tregon, jo se cilët jemi, por ata të cilët nuk jemi.
6. Thuhet se i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Po kur i zoti është vetë gomar?
7. Të parët njerëz që historia i mohon nesër, janë pikërisht ata që e shkruajtën atë dje, sipas qejfit.
8. Alibia është një lloj gënjeshtre mjeshtërore, e cila në të vërtet diku tjetër po ndodh.
9. Dikur digjnin në turrën e druve Xhordano Brunon, tani mendimet me heshtje.
10. Në një fjalëkryq lexova edhe përgjigjen, se vajza e Pikasos quhej Xhevrije.
11. Futbolli është i vetmi profesion ku nga këmbët e lojtarëve, fitojnë miliona të tjerë.
12. Jo njeriu përdor kompjuterin, por ky përdor njeriun.
13. Kemi pleh kimik, organik dhe njerëzor. Të tria lulëzojnë gjallesat.
14. Nëse do deshifronim shfrimet e kafshëve të punës, do të dëgjonim këtë rënkim për të zotin: ky është kafshë!
15. Sikur të eksportoheshin budallallëqet, Shqipëria do të bënte para të madhe.
16. Një kolegu im ka këtë parim me femrat: Më trego të mbathurat të të them se cila je.
17. Nuk njoh asnjë VIP. Për habi njoh shumë PIV.
18. Mos u merrni me psikologji nëse nuk dëshironi të zbuloni injorancën tuaj.
19. Dy vetë u vranë për një fjalë. Fjala rron ende, njerëzit jo.
20. E gjithë jeta është një Big Brother. Dhe fitues dalin gjithnjë ata që na vëzhgojnë.
21. Zhgënjimi juaj për dikë është si të shohësh nudo gënjeshtrën e tij.
22. Edhe Zoti ka menduar që ne të mos ja shpifim njëri-tjetrit. Prandaj na dha flokët.
23. Për fat unë nuk kam asnjë sozi. Kjo ka ardhur se më ngjajnë të gjithë.
24. Në 10 këshilla për marrëdhënien seksuale mjeku nuk na tha se si duhet ta bëjmë atë.
25. Si duroj dot femrat, bërtiste një lesbike. E kishte fjalën për ato që nuk ishin si ajo.
26. Një eurodeputet më tha se Ballkani është si prostatë për Evropën. Nëse është kështu e përfytyroj çfarë forme ka ky kontinent.
 
6. Thuhet se i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Po kur i zoti është vetë gomar?

15. Sikur të eksportoheshin budallallëqet, Shqipëria do të bënte para të madhe.

18. Mos u merrni me psikologji nëse nuk dëshironi të zbuloni injorancën tuaj.

Te goditura.
 
Ew cma kujtoj kreten kjo teme !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top