Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Paradis: Depp më ka tradhëtuar me Jolie

Në nisje të përhapjes së lajmit se çifti Depp-Paradis ishin ndarë, francezja u përpoq të tregohej e matur me deklaratat publike, madje duke mohuar edhe divorcin. Por këtë ka mundur ta bëjë për vetëm pak javë.

Tanimë Vanessa Paradis ka folur me bindje se partneri i saj, Johnny Depp, e ka tradhtuar atë me aktoren Angelina Jolie gjatë xhirimeve të filmit “The Tourist”.

Një deklaratë tepër e fortë kjo duke mbajtur parasysh faktin se nga ana tjetër, Jolie ka një raport me aktorin Brad Pitt, raport i cili nuk është në krizë aspak.

Depp dhe Paradis sapo i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 14-vjeçare, dhe përgjatë këtyre kohëve askush prej tyre nuk ka shpjeguar arsyet e kësaj ndarjeje, ndaj edhe vijon të mbetet ende në temë e nxehtë e spekulimeve mediatike. Por ish-partnerja e tij duket se nuk e ka duruar më periudhën e heshtjes dhe ka nisur vetë të flasë për tradhëtitë e mundshme të ish-partnerit të saj.

Në kohën kur u publikua ky lajm, u tha se arsyeja e ndarjes ishte një raport i aktorit hollivudian me aktoren Eva Green, me të cilën ka punuar në filmin “Dark Shadows”.

Ndërkaq, thashethemet më të reja thonë se Depp e ka tradhtuar nënën e dy fëmijëve të tij me Angelina Jolien gjatë xhirimeve të “The Tourist”. ثshtë vet Paradis autore e kësaj deklarate të tradhëtisë së ish-partnerit të saj me Jolie, raportojnë mediat.

Një burim mësohet të ketë deklaruar se mes partnerëve gjithçka filloi të shkonte mbrapsht gjatë xhirimeve të filmit ‘The Tourist’ në shkurtin e vitit të kaluar. Paradis mësohet të ketë pohuar se ajo ishte e bindur që kjo ka ndodhur për shkak se partneri i saj e ka tradhtuar me aktoren Angelina Jolien dhe ka qenë xhelozia e Paradis ajo që ka çuar në një acarim të pandreqshëm të raportit të tyre deri në dështimin e bërë publik të pak javëve më parë.

Se çdo të ndodhë pas kësaj deklarate të Paradis, pakkush mund ta parashikojë, por me gjasë do të ketë reagime nga zyra e shtypit apo vet aktorja Jolie, ndërsa Depp parashikohet të heshtë, siç ka bërë përherë kur është folur për jetën e tij private.
depp-paradis-jolie.jpg

/t/ch/
 
Re: Paradis: Depp më ka tradhëtuar me Jolie

Vazhdimi ,,,Brad Pitt bashkohet me Vanessa Paradis...sndahet keq jo kjo e fundit :)
 
Titulli: Paradis: Depp më ka tradhëtuar me Jolie

haj kuku na" mbyten " keta vipa, sot ashtu neser keshtu lemsh po shkojn atje e ne qajm halline tyre:cekic
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back