Papa Piu II- Skënderbeut: Mos bëj marrëveshje me turqit!

skenderbeu.jpg


Shkrimtari Gjon Keka ka publikuar një letër të Papa Piut II dërguar Gjergj Kastriotit, në vitin 1459.

Nga këto letërkëmbime shihet se sa aktive dhe funksionale ka qenë diplomacia e shtetit të Arbrit, respektivisht në punët e jashtme dhe ato ndërkombëtare, shkruan Keka.

Vlerë tjetër, sipas tij, është se po ky shtet kishte marrëdhënie miqësore me shtetet të rëndësishme të kohës.

Në këtë letër, Papa Piu II – pas përshëndetjes që i bën – tregon se letrën e ka pranuar nëpërmjet dërguesit të tij, të quajtur Martin Muzaku.

“Aty Papa tregon arsyet pse i ka shkruar letrën, në lidhje me mbështetjen dhe ndihmën që ai kërkon nga shteti i Arbrit respektivisht Gjergj Kastrioti për mbretin e Napolit me disa trupa ushtarak”.

Papa Piu II në letër tregon se e kupton rëndësinë e vendit të tij, fuqinë e tij dhe autoritetin dhe se Skënderbeun nuk mund ta zëvendësojë askush për nga talenti dhe strategjia.

Po ashtu ai kërkon që të mos lidhte marrëveshje paqeje me turqit, sepse ky do të ishte “një deformim si i pozitës tuaj prej trimi, ashtu edhe përpara Zotit”.

Po ashtu ai shkruan se për të mos rrezikuar vendin, do të dërgojnë trupa për të përballuar sulmet barbare të Sulltanit dhe perandorisë së tij.

Keka tregon se letra është e datës 29 qershor, viti 1459.

Këtë letër Keka thotë se e ka gjetur gjatë hulumtimeve që po bën aktualisht mbi këto periudha historike./Telegrafi
 
Pe: Papa Piu II- Skënderbeut: Mos bëj marrëveshje me turqit!

Kjo letra është ndihma më e madhe që kanë mundur ta bëjnë
atë.
 
Titulli: Papa Piu II- Skënderbeut: Mos bëj marrëveshje me turqit!

Po ashtu ai shkruan se për të mos rrezikuar vendin, do të dërgojnë trupa për të përballuar sulmet barbare të Sulltanit dhe perandorisë së tij.

I paska ofruar dhe ndihme ushtarake pervecse e ka paralajmeruar!
 
Titulli: Papa Piu II- Skënderbeut: Mos bëj marrëveshje me turqit!

Tani, kam nje pershtypje se dikur Vatikani e donte Skenderbeun po aq sa Sulltani. E rendesishme per Vatikanin ishte qe Skenderbeu i ndali turrin Sulltanit ne kohen mjafte te pershtatshme per ta. Pra, ne kete kontest kam nje dyshim se Vatikanin me vone fillojne ta lidhin shume interesa me Sulltanin saq kam nje pershtypje se vdekjen Skenderbeu e gjeti ne Vatikan. Ky eshte nje dyshim imi nga ngjarjet e asaj kohe qe kam lexuar dhe analizuar.
 
Titulli: Papa Piu II- Skënderbeut: Mos bëj marrëveshje me turqit!

Pse nuk e ka ndihmuar kurr Vatikani Skenderbeun eshte nje mister, por jo krejt pa nje rrugedalje. Nuk ka dyshim qe Skenderbeu ishte nje templar, mjafton koka e dhise mbi helmete. Vatikani kish nja 2-300 vjet qe e kish shperndare Urdherin e Templarve dhe ndihma do ishte paradoksale.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top