Panik ne Sarande “Jam i ISIS-Allahu Ekber”

Lauri

Anunnak
Një i ri është vënë në pranga pasi ka përhapur panik në shtëpinë e “Jetimores në Sarandë”. “Jam kamikaz, jam i ISIS – Allahu Akber”. Këto fjalë të thëna nga një 34-vjeçar kanë përhapur panik në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë, aty ku Fatjon Habibi kishte hyrë furishëm duke terrorizuar fëmijët.

hab_zpsvimtxvon.png

Ka qenë roja i Shtëpisë së Fëmijës i cili ka njoftuar policinë menjëherë sapo dëgjoi fjalët kërcënuese të 34-vjeçarit për një sulm të mundshëm kamikaz. Fatjon Habibi u arrestua këtë të premte nga Policia, pasi u shpall në kërkim gjatë të mërkurës. Habibi është besimtar mysliman dhe praktikues i këtij besimi fetar. 34-vjeçari shkon rregullisht në xhaminë e “Xhermëhallës” në Delvinë, fakti i cili evidentohet edhe nga fotot që 34-vjeçari ka postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook. Por përpos kësaj, burime për Shqiptarja.com nga Policia e Sarandës thanë se ka dyshime që Fatjon Habibi të jetë i sëmurë mendor.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes së të mërkurës, një mesazh kërcënues sërish nën siglën e ISIS ju adresua shefit të Policisë Rrugore të Sarandës. “Jemi ISIS, ditë të këqija do të vijnë edhe për ju”. Kërcënimi është dërguar me mesazh në celularin personal të shefit Leonard Xhindi. Policia dhe Prokuroria e Sarandës nisën hetimet për të zbuluar autorësinë e këtij mesazhi.

Në fakt, që pas sulmeve terroristë që tronditën Parisin të premten e 13 nëntorit, të shumta kanë qenë alarmet edhe në Shqipëri. Kërcënime mes të rinjsh, shakara në Facebook si “terroristë të ISIS”, apo edhe alarme false për bombë. Mbetet e çuditshme se si kjo “fushatë” alarmesh për sulme është përhapur kaq vrullshëm dhe shpejt edhe në vendin tonë.
/syri
 
Titulli: Panik ne Sarande “Jam i ISIS-Allahu Ekber”

Nuk do ta njihja per Shqiptar...Shqiptaret e kane nje te mire se i bejne kercenimet hapur vetem me goje , nderkohe qe jane prezent
. loool
 
Titulli: Panik ne Sarande “Jam i ISIS-Allahu Ekber”

Dava depresivi
 
Titulli: Panik ne Sarande “Jam i ISIS-Allahu Ekber”

qeni qe leh ste ha, ai qe do tbej terror e ben e flet pasi ka mbaru pune
 
Titulli: Panik ne Sarande “Jam i ISIS-Allahu Ekber”

Dava depresivi

Captagon, "pilula e shpetimit" per ushtar lufte qe te zhduk friken ndaj vdekjes. Prodhuar nga Nato ne Bullgari qe nga 2011 per here te pare, e ndaluar ne vendet e perendimit. Aktualisht ne Lindjen e Mesme prodhohet lirisht me tonelata. Captagon eshte gjetur neper xhepat e antarve te isis te vrare ne kurdistan.
Me 26 tetor jane sekuestruar 2 ton Captagon ne aerioportin internacional ne Beirut ne nje avion privat drejtuar per ne A. Saudite
/Jeda news
Ndosha ky habibi ka ndonje pilul tjeter qe i ngjet kesaj..
 
Titulli: Panik ne Sarande “Jam i ISIS-Allahu Ekber”

Laur nuk ka bythe ky surrat palari te bej akte te tilla o jo.
Nje njeri surrugat....po duke qene situata e tille po i jepet peshe cdo laro e cdo baloje...hajt mo media lajm do
 
Titulli: Panik ne Sarande “Jam i ISIS-Allahu Ekber”

Po po, edhe une jam Chuck Norris...haha budallenj, budallenj everywhere! lol
 
Titulli: Panik ne Sarande “Jam i ISIS-Allahu Ekber”

Keshtu do u hiqte dhimbjet atyre kalamajve....direkt e ne Parajse:)
 
Titulli: Panik ne Sarande “Jam i ISIS-Allahu Ekber”

Fatjon Habibi të jetë i sëmurë mendor.

Tani hall te qeshesh e hall te qash por nga ana tjeter keta ter psikopate jane!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top