Pallati i shembur, vonohet dëmshpërblimi

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Pallati i shembur, vonohet dëmshpërblimi

8591.jpg


Më shumë se një muaj pas shembjes së një pallati në qytetin e Gjirokastrës, ku humbën jetën tre persona dhe banesat e tyre 15 familje, të dëmtuarit ndihen të zhgënjyer dhe krejt të pashpresë për kompensimin e dëmeve.
E hënë, 15 Dhjetor 2008 09:13
Nje pjese te tyre u duhet të banojnë në hotele dhe banesa të përkohshme me qira dhe për kompensimin e tyre topi "pasohet" nga administrata e paaftë derë më derë dhe portë më portë, nga një institucion në tjetrin. Ndërkohë që nuk ka asnjë lajm të mirë për kompensimin e dëmeve, akomodimi i tyre është ende shqetësim i ditës për ta.

Disa prej banorëve të mbetur pa strehë shprehen të indinjuar për faktin që procedurat e kompensimit kanë ngecur në vend, që përfaqësuesit e shtetit në nivel lokal dhe qendror u premtuan gjatë takimeve në ditët e tragjedisë një kompensim të shpejtë brenda nëntorit dhe që ende sot nuk ka asnjë vendim të qeverisë për dëmshpërblimin e tyre.

Pak ditë më parë, prefekti Spiro Ksera është takuar me përfaqësuesit e familjeve të prekura nga tragjedia dhe krahas lajmit se do të ketë një vlerësim nga një komision tjetër për dëmet, u ka kërkuar familjarëve që të hapin gjyq ndaj firmës ndërtimore ARTI sh.p.k., që kryente punime për hapjen e themeleve të një pallati të ri, që shkaktoi rrënimin e pallatit të vjetër, sepse kështu ata mund të përfitojnë një dëmshpërblim më shumë./top-channel/
 
Titulli: Pallati i shembur, vonohet dëmshpërblimi

sipas meje veshtire eshte ti ndihmijn ese shteti nuk funksionon :(
 
Titulli: Pallati i shembur, vonohet dëmshpërblimi

sipas meje veshtire eshte ti ndihmijn ese shteti nuk funksionon :(

Shteti ka ketu e vite qe nuk funksionon aman
 
Titulli: Pallati i shembur, vonohet dëmshpërblimi

si i thote populli cudia me e madhe 3 dite vazhdon
mejere ate qe e ze
perse duhet ti shperbleje shteti firma qe e shembi dhe personat qe jane fajtore duhet ti shperblejne tju sekuestrohen pronat dhe shtepite e tyre po te jete e nevojshme
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top