Pallati 25 katësh në plazhin e Durrësit po shëmbet, shumë kosovarë kanë banesa në të

legjenda

Tetova
Bizneset që ndodhen poshtë pallatit 25-katësh të ndërtuar pa leje në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, tre katet e sipërme të cilit u shembën disa muaj më parë, i frikësohen një shembje tjetër, ndërsa në pallat vijojnë punimet. Biznesmeni vijon të hetohet për akuzën e “ndërtimit të paligjshëm”. Gjykata la me masë sigurie në arrest shtëpie ndërtuesin e 25-katëshit që u shemb në Durrës
Në pallatin më të lartë të plazhit në Durrës, pranë Shkëmbit të Kavajës, vazhdojnë në mënyrë të ethshme përgatitjet për sezonin e ri veror. E ndërkohë që në hotelet dhe lokalet e tjerë kanë përfunduar vendosjen e çadrave dhe ndenjëseve në rërë, punëtorët vijojnë të sjellin pranë godinës masive automjete të ngarkuara me thasë çimentoje, ndërsa sipërfaqja e plazhit ndodhet ende nën pushtetin e stivës me çadra kashte.
I njohur gjërësisht 4 muaj më parë edhe për rrezikun e shkaktuar nga shembja e pjesshme e tre kateve të fundit, pushuesit që kanë mbërritur ditët e fundit dhe që shëtisin paraditeve, bëjnë megjithatë foto të ngrehinës me lartësi mbi 70 metra.
Emrin e ndërtuesit Enver Shala, mjaft i përfolur edhe për ngritjen e pallateve të tjerë të lartë në Durrës, e gjen të shkruar me germa kapitale dhe të ndriçuara në faqen ballore të godinës.
Katër muaj pas shembjes së faqes murit rrethues jugor të këtij pallati në pikën më të lartë të tij, Enver Shala u la sërish në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Durrësit. Biznesmenin, që siç thoshte një funksionar lokal në përpjekje për ta justifikuar “kishte pasionin e ndërtimeve në lartësi”, akuzohet nga prokuroria e Durrësit për “ndërtim të paligjshëm”.
Shumica nuk e mendon kështu. Një nga pronarët e lokaleve pranë supergodinës e që nuk pranon të identifikohet, thotë për BIRN se biznesi i tij rrezikohet seriozisht nga rënia e mundshme e skelave që rrethojnë pjesën e sipërme të ndërtesës. “Ajo mbetet godina më e lartë e plazhit nga Durrësi deri në Malin e Robit dhe pjesa që u rrëzua vazhdon të jetë krejtësisht e pasigurt”-vijon biznesmeni. Lëndët e ndërtimit po futen në banesë edhe gjatë këtyre ditëve, por nuk dihet në se ato përdoren në pjesën e rrezikuar, e cila gjithsesi është rrethuar krejtësisht me mbulesat e skelave.
Në godinën 25-katëshe ka shumë pak banorë, dhe ndonjë prej tyre e ka nxjerrë në shitje apartamentin e tij. Më së shumti qytetarë nga Kosova, të cilët duan ta shijojnë plazhin edhe në stinë të tjerë të vitit përveç verës, ata kanë mësuar për lajmin e shembjes përmes mediave dhe duke dëgjuar këshillën e të afërmve kërkojnë zgjidhje tjetër për banesë.
“Nuk është një procedurë e lehtë”, vëren një qytetar nga Durrësi, që banon prej më shumë se 10 vitesh në një pallat të ngjashëm, të ngritur nga i njëjti ndërtues në zemër të qytetit bregdetar. Para se të flasë për shitjen, thuajse të pamundur të banesës së tij qytetari, që nuk do të identifikohet thotë se ishte “lodhur duke bërë sherr me ndërtuesin”. Ai tregon telashet e banorëve për furnizimin me ujë, apo faktin që parkingu i pallatit përdoret vetëm nga të afërmit e ndërtuesit. Më pas kujton kohën kur u ndërtuan shtatë katet pa leje, mbi godinën 14-katëshe.
“Në atë periudhë u shkatërruan ashensorët nga materialet e ndërtimit, që ngjiteshin në taracë”-dëshmon qytetari. Pa folur për rreziqet mbi njerëzit dhe autoveturat, kur lëndë ndërtimi hidheshin nga lart.
Pikërisht në këtë periudhë, 8 vjet më parë, Këshilli bashkiak i Durrësit, vendosi të miratojë një fond të posaçëm për prishjen e kateve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Të pranishmit nuk e dëgjuan as zërin e njërit prej këshilltarëve, që shfaqi rezerva për financimin, që sipas tij duhej shlyer krejtësisht nga ndërtuesi shkelës i ligjit dhe jo nga paratë e taksapaguesve. “Kështu rrezikojmë që të gjithë të ndërtojnë pa leje dhe më pas bashkia të financojë prishjen”,vërejti këshilltari i moshuar.
13.2 milion lek u quajtën të mjaftueshme për ta sjellë godinën 21-katëshe në gjendjen e vet të parë, por nuk ishte e thënë. Pas tenderit në mesin e vitit 2010, bashkia bëri të ditur se firma fituese ishte tërhequr pa dhënë asnjë shpjegim për motivet që e shtynë të mos e kryente detyrën.
اdo gjë mbeti njëlloj si më parë, deri sa në shkurt të këtij viti jo në të njëjtin pallat, por në një tjetër në Shkëbin e Kavajës, ngritur nga i njëjti ndërtues dhe me problem ndodhi shembja që mund të kishte dëmtuar edhe njerëz.BIRN
http://www.kosovaime.tv
 
U rrafshoft me toke. Ishte nje shemtire qe vazhdonte te ngrihej akoma nen pushtetin e Rilindjes.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top