Pakti, përcaktohen kufijtë detarë me Greqinë

Зngjεll

___________
Pakti, përcaktohen kufijtë detarë me Greqinë 4 ditë para vizitës së Karamanlis
Autori: ADI SHKEMBI

Në prag të vizitës së Kryeministrit grek Kosta Karamanlis në Tiranë, qeveria shqiptare miraton marrëveshjen për përcaktimin e kufirit ujor me vendin fqinj. Në të njëjtën mënyrë siç u miratua marrëveshja për varrezat, e cila i parapriu ardhjes së ministres së Jashtme Dora Bakojanis, marrëveshja e miratuar dje në qeveri do të nënshkruhet nga dy kryeministrat në Tiranë në fillim të javës së ardhshme. Burimet diplomatike bëjnë të ditur se për të konkretizuar termat e kësaj marrëveshje është negociuar mbi një vit dhe në dy kryeqytetet janë zhvilluar pesë raunde bisedimesh. Bëhet e ditur gjithashtu se përkundrejt çdo hamendësimi, kufiri ujor është ndarë në masë të barabartë për të dyja shtetet me rreth 150 pika ndarëse (nga Korfuzi deri në Vlorë) dhe e vetmja pikë, e cila nuk është përcaktuar akoma, por që pritet të marrë një përgjigje të shpejtë është ajo ku ujërat detare bashkojnë të tria vendet, Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë. Kryenegociator i palës shqiptare ka qenë sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Ferid Hoxha, ndërsa për palën greke ka qenë këshilltari special i ministres Bakojanis, Xhorxh Savaides.
Marrëveshja
Në hyrje të marrëveshjes konfirmohet dëshira e mirë e dy vendeve për të formuar lidhjet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes tyre si dhe vetëdija për nevojën për të delimituar me saktësi hapësirat detare mbi të cilat dy vendet ushtrojnë apo do të ushtrojnë sovranitetin, të drejtat sovrane apo juridiksionin e tyre në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. “Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vetëdija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore) nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare”, thuhet në nenin 1 të marrëveshjes ‘ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare’. Gjithashtu, në marrëveshje dy palët angazhohen të marrin përsipër për të zgjidhur në rrugë diplomatike, çdo mosmarrëveshje që mund të lindë në lidhje me interpretimin apo zbatimin e saj. “Nëse një mosmarrëveshje e tillë nuk zgjidhet brenda katër muajve nga dita në të cilën një nga palët bën të ditur synimin e saj për të filluar procedurën e parashikuar në paragrafin e mësipërm, ajo do t’i dërgohet me kërkesën e secilës prej palëve, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ose ndonjë organi tjetër ndërkombëtar”, thuhet në marrëveshje.
 
Titulli: Pakti, përcaktohen kufijtë detarë me Greqinë

Berisha shet Shqiperine. Harta sekrete e Greqise, i falim kufirin deri ne Qeparo


Tedi Blushi​

Tkurren kufijtë detarë të Shqipërisë në Jug të vendit. Qeveria Berisha i ka dhuruar dje Greqisë ujërat tona territoriale. Marrëveshja mes dy vendeve u nënshkrua dje në selinë e Kryeministrisë, nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, në prani të kryeministrit Sali Berisha dhe homologut të tij grek, Kostas Karamanlis. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot dokumentin e panjohur e të mbajtur sekret nga qeveria shqiptare. Në marrëveshje përcaktohen 150 koordinatat e reja Shqipëri-Greqi. Me dhurimin që qeveria iu ka bërë ujërave territoriale, pozitat strategjike të shtetit shqiptar në det tkurren ndjeshëm. Koordinatat e reja të përcaktuara e kanë thelluar pozitën e disfavorshme që Shqipëria ka pasur në det në raport me Greqinë edhe para ndryshimeve të reja. Deri para këtij ndryshimi vija kufitare detare fillonte nga Kepi i Stillos përgjatë ngushticës veriore të Korfuzit dhe përballë Kepit të Qefalit ajo ishte në formë të rregullt harkore. Të dy ishujt Erikuza dhe Otoni, që i përkasin Greqisë, ishin të baraslarguar nga kjo vijë harkore. Vihet re se baraslargimi nga brigjet e dy shteteve sipas hartës së vjetër ruhet vetëm në Kepin e Karagollit e konkretisht në drejtimin Sarandë-Korfuz. Ndërkohë që vijimi i saj në drejtim të veriut afrohet në Kepin e Qefalit pranë Gjirit të Kakomesë, vetëm 2.500 m. Në bazë të ndryshimit të firmosur dje nga Basha dhe Bakojanis, kjo vijë harkore ngjitet në veri-perëndim. Ujërat territoriale shqiptare që i janë dhuruar tashmë Greqisë, vijojnë nga Kepi i Qeparoit deri në ishullin e Erikuzës, në largësi 12 minuta gjerësi gjeografike.

MARRثVESHJE NDثRMJET REPUBLIKثS Sث SHQIPثRISث DHE REPUBLIKثS Sث GREQISث PثR DELIMITIMIN E ZONAVE Tث TYRE PثRKATثSE TE SHELFIT KONTINENTAL DHE ZONAVE Tث TJERA DETARE Qث U PثRKASIN Nث BAZث Tث Sث DREJTثS NDثRKOMBثTARE


HYRJE
Republika e Shqipërisë dhe Republika e Greqisë (më poshtë të quajtura “Palët”);
ME DثSHIRثN për të forcuar lidhjet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve;
ME DثSHIRثN për të zhvilluar më tej bashkëpunimin ekzistues në bazë të Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Greke, të nënshkruar më 21.03.1996;
Tث VETثDIJSHثM për nevojën për të delimituar me saktësi hapësirat detare mbi të cilat dy vendet ushtrojnë apo do të ushtrojnë sovranitetin, të drejtat sovrane apo juridiksionin e tyre në përputhje me të drejtën ndërkombëtare;
DUKE NJOHUR në veçanti rëndësinë e delimitimit të shelfit kontinental me qëllim zhvillimin e të dyja vendeve;
DUKE PASUR PARASYSH dhe zbatuar dispozitat përkatëse të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (1982), palë e së cilës janë të dy vendet;
DUKE VENDOSUR që kufijtë detarë do të përcaktohen në bazë të parimit të baraslargësisë që shprehet nga vija e mesme;
ME DثSHIRثN për të mbrojtur me efektshmëri mjedisin detar nga veprimtaritë kërkuese dhe shfrytëzuese që mund të shkaktojnë apo ka të ngjarë të shkaktojnë ndotjen e tij;
KANث RثNث DAKORD si më poshtë:
Neni 1
1. Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore) nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare.
2. Vija e mesme përcaktohet nga vija gjeodezike që bashkon pikat ne tabelë.
3. Sistemi gjeodezik është WGS 84.
4. Palët kanë rënë dakord që, aktualisht, delimitimi nuk duhet të shtrihet përtej pikës 150. Në vijim, delimitimi do të shtrihet derisa të prekë pikën treshe të baraslarguar, duke zbatuar metoda të njëjta me ato që janë përdorur për përcaktimin e limiteve ndërmjet pikave 1 dhe 150.
Neni 2
Në zbatim të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (1982) Palë e së cilës janë të dy vendet, Republika e Greqisë nga ana e kufirit detar të përcaktuar në Nenin 1 të kësaj Marrëveshjeje që ndodhet pranë Republikës së Shqipërisë, dhe Republika e Shqipërisë në kufirin detar që ndodhet pranë Republikës së Greqisë nuk do të kërkojnë apo ushtrojnë për asnjë qëllim sovranitet, të drejta sovrane ose juridiksion mbi ujin, shtratin e detit ose nëntokën.
Neni 3
1. Nëse një depozitë e burimeve jo të gjalla natyrore, që përfshin edhe rërë dhe zhavorr, ndahet nga vija e kufirit sipas përcaktimit të Nenit 1 të kësaj Marrëveshjeje dhe në rast se ajo pjesë e depozitës, e cila ndodhet nga njëra anë e vijës së kufirit është plotësisht ose pjesërisht e shfrytëzueshme nëpërmjet impianteve të vendosura në anën tjetër të vijës, Palët marrin përsipër, pas konsultimeve paraprake me mbajtësit e lejeve të shfrytëzimit, nëse ka të tillë, që të arrijnë në një marrëveshje mbi mënyrën e shfrytëzimit të depozitës, për të siguruar një shfrytëzim që sjell përfitim maksimal dhe që çdo Palë të ruajë të drejtat e saj të plota mbi këto burime. Në veçanti, kjo procedurë do të zbatohet në rast se mënyra e përdorur për shfrytëzimin e asaj pjese të depozitës, e cila ndodhet nga njëra anë e vijës së kufirit, ndikon në kushtet e shfrytëzimit të pjesës tjetër të depozitës.
2. Nëse burimet jo të gjalla natyrore të një depozite që shtrihet në të dyja anët e vijës së kufirit në fjalë janë shfrytëzuar, Palët marrin përsipër që pas konsultimeve paraprake me mbajtësit e lejeve të shfrytëzimit, nëse ka të tillë, të arrijnë një marrëveshje në lidhje me kompensimin e duhur.
3. Lejet e shfrytëzimit që janë dhënë para lidhjes së kësaj Marrëveshjeje do të jenë të vlefshme vetëm brenda kufijve të zonës detare përkatëse, siç përcaktohet nga kufiri në Nenin 1 të kësaj Marrëveshjeje, nga ana e Palës që ka dhënë lejet.
Neni 4
Palët do të marrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar që kërkimet në shelfin kontinental dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore të saj të mos ketë efekte negative mbi ekuilibrin ekologjik apo të ndërhyjnë në mënyrë të pajustifikuar në përdorimet e tjera legjitime të detit.
Neni 5
Asnjë prej dispozitave të kësaj Marrëveshjeje nuk do të prekë të drejtat dhe liritë e lundrimit, të parashikuara në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (1982).
Neni 6
1. Palët marrin përsipër të zgjidhin, nëpërmjet rrugëve diplomatike, çdo mosmarrëveshje që mund të lindë në lidhje me interpretimin apo zbatimin e kësaj Marrëveshjeje.
2. Nëse një mosmarrëveshje e tillë nuk zgjidhet brenda katër muajve nga dita në të cilën një nga Palët bën të ditur synimin e saj për të filluar procedurën e parashikuar në paragrafin e mësipërm, ajo do t’i dërgohet, me kërkesën e secilës prej palëve, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ose ndonjë organi tjetër ndërkombëtar të zgjedhur me pëlqimin e ndërsjellë të Palëve.
Neni 7
1. Kjo Marrëveshje do t’i nënshtrohet procesit të ratifikimit. Instrumentet e ratifikimit do të shkëmbehen në Athinë.
2. Kjo Marrëveshje hyn në fuqi ditën e shkëmbimit të instrumenteve të ratifikimit.
BثRث në …. , më ….2009, në dy kopje, në gjuhën shqipe, greke dhe angleze, duke qenë gjithë tekstet njëlloj të barazvlefshme. Në rast mosmarrëveshjeje në lidhje me interpretimin, do të mbizotërojë teksti në anglisht.
PثR REPUBLIKثN E SHQIPثRISث
PثR REPUBLIKثN E GREQISث


G.Shqiptare
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top