Paketa fiskale,Cani i kërkon falje biznesit: Na detyroi borxhi

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


TIRANE- Paketa fiskale e miratuar në dhjetor 2013 do të rishikohet pas 6 muajsh. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë një takimi me sipërmarrës të huaj në vendin tonë. Në Forumin Ekonomik të organizuar në hotel “Sheraton” nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) me temë “Financa dhe sfidat në të ardhmen e afërt”, kreu i Financave i ka kërkuar falje biznesit për miratimin e paktës fiskale në një kohë të shkurtër, duke u shpjeguar se “Financat ishin në vështirësi, nuk kishim kohë për konsultime. Borxhi i lartë na detyroi të miratojmë me shpejtësi paketën fiskale".

“Kemi bërë ca përmirësime por kemi rritur sigurisht disa taksa. Por nuk do të vonojmë me rimbursimin e TVSH për biznesin. Kemi dëshirë t’ju ndihmojmë, por taksat duhen paguar”, tha ministri Cani.

“Ishin më shumë se 28 versione modifikimesh të paketës fiskale. Kështu që ishim me vonesë, t’i bie shkurt dhe ju kërkoj ndjesë se nuk mund të takoheshim dhe të flisnim lidhur me to. Por çështja është se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ne mendojmë se paketa fiskale do të jetë gati nga mesi i vitit, nga fundi i muajit qershor, të gjithë ne, ju dhe ne duhet të përgatisinim këtë paketë fiskale, duhet të jemi bërë gati për 2015, që nga mesi i këtij viti jo në 2015-ën. Harrojeni buxhetin, unë e di që fundi i tetorit është afati i fundit për buxhetin, por harrojeni atë. Ne jemi të hapur për sugjerimet tuaja. Ne e dimë që është një vendim që duhet ta marrë qeveria, por kjo s’do të thotë që s’mund ta marrim këtë vendim bashkë. Eshtë një nga objektivat tona si Ministri e Financës dhe si qeveri:, Ne do të harxhojmë 300 ditë për ta rishikuar paketën e ligjeve, rregulloreve dhe gjithçka tjetër, gjithçka që u përket autoriteteve fiskale. Ne do të bëjmë më të mirën, por kemi një limit kapacitetesh dhe nuk e kam fjalën këtu për limitet teknike apo për aspektin cilësor, por po flas edhe nga ana sasiore. Nuk mund ta bëjmë këtë vetëm, prandaj gjithë komuniteti i biznesit duhet të riorganizohet dhe ta marrë seriozisht objektiv”, u shpreh ministri Shkëlqim Cani.

Më tej, ministri i Financave Shkëlqim Cani është ndalur tek disa problematika që hasin sipërmarrësit, e kryesisht tek evazioni fiskal.

Forumi Ekonomik ka si qëllim të diskutojë mbi problemet kryesore dhe sfidat me të cilat biznesi i huaj në Shqipëri përballet dhe për të dhënë një mesazh bashkëpunimi dhe mbështetje për përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

Në aktivitet marrin pjesë përfaqësues të komunitetit të biznesit të huaj në vend, si dhe institucionet relevante të ekonomisë. //Shqiptarja
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top