Pagat e mësuesve do rriten me 10%, Rama: Kthesë historike në arsim

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pagat e mësuesve do rriten me 10%, Rama: Kthesë historike në arsim

Edi-Rama2.jpg


Kryeministri i vendit Edi Rama ka marrë pjesë në një takim me mësues, të zhvilluar nga Ministria e Arsimit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe mësues nga e gjithë Shqipëria.

Mësuesit do të përfitojnë rritje pagash në vitin 2017. Këtë e bëri të ditur ministri i Financave, Arben Ahmetaj, duke theksuar se, ‘kjo nuk është rritje page, por reformë në administratën publike, reformë e drejtpërdrejtë në sistemin e arsimit”.

Rama tha se sistemi arsimor është transformuar tërësisht.

“Ky është takimi më i ëmbël, sepse nuk është një takim vetëm për të kërkuar qe të gjithë ju së bashku të jeni pjesë e një përpjekje të vështirë, por të treguar që përpjekjet e vështira shpërblehen. Pikërisht sot është e nevojshme që të kthejmë kokën 3 vjet më parë dhe të kujtohemi se kur ne morën detyrën gjetën një situatë shumë të vështirë në të gjithë sektorët.

35 milionë dollarë ishte borxhi për shërbime të marra nga të tretët dhe të papaguara. Një infrastrukturë në gjendje shumë të vështirë, 177.000 nxënës me dije të deformuara, për shkak të emërimeve partiake të mësuesve”, deklaroi Rama.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar se reforma e ndërmarrë nga qeveria ka ndryshuar rrënjësisht arsimin në Shqipëri.

“Sot kemi një arsimim real dhe jo si dje kur kishim shitje të diplomave dhe certifikatave fiktive. Përmes kësaj reforme sot kemi ngritur gjimnazin e gjeneratës së re. Kjo është reforma e arsimit edhe për regjistrimin në universitete”, ka thënë Nikolla.
g.shqip
 
Titulli: Pagat e mësuesve do rriten me 10%, Rama: Kthesë historike në arsim

E sa vajti tani me pak llafe?
Se une jam keq ne matematike.
 
Titulli: Pagat e mësuesve do rriten me 10%, Rama: Kthesë historike në arsim

po e vertet ka ndryshuar.... ca adoleshent te vetvrare per mosnjohjen e dipllomave..koshienca???... ca pedagog pa fund thesi mbi kerkesat e cmimet e provimeve...vezhgimi??? ca proff pa autoritet ku sjellja didaktike eshte nje opsion... zgjimi nga enderrat??? ca mesues me ngjyra partiake ne poste qe drejtojne gishtin tregues kolegut se nuk ka te njejten ngjyr... do i hiqni duart nga shkolla??.... e prinder te deshperuar qe informohen neper leksione private... te mbingarkojne femijet ngaqe dine sa perfitojne ne ca institute...apo lende.... hiqni politiken nga shkolla... larg tyre...
ah urime mesuesve..proff.. e pedagogeve ..uroj tju mjaftoj ky 10% per te shitur lekuren e mbase per ti dhene dicka te ardhmes... te ndezin faret e te nesermes tone!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top