Pa sigurime shëndetësore, në spital me lekë në dorë

Love

βeℓℓe â๓e
Shëndeti
Sot hyn në fuqi ligji i ri, por nuk është bërë gati informacioni për pacientët, ku dhe sa do të paguajnë


  • Të dhëna
    Kosto -
    Më të lartë do të kenë ata pacientë që nuk janë të siguruar, por do t’u duhet të bëjnë një operacion me planifikim apo një ndërhyrje invazive
    Ligji - Që të hyjë në zbatim në të gjitha pikat e tij, ka nevojë për miratimin e akteve nënligjore, si dhe informimin e saktë të qytetarëve në vend
    Arka - Paratë ku do të paguajnë qytetarët që nuk paguajnë sigurime shëndetësore ende nuk dihet se ku do të derdhen. Pritet sqarimi nëse në spital do të ketë recepsion
Lorina Mixha - 25 Mars 2013
G.Shqip


pacient-ne-spital-320x244.jpg


Sot hyn në fuqi ligji i ri për sigurimet shëndetësore. Ata të cilët nuk kanë sigurime shëndetësore, që nuk kanë një librezë shëndetësore, do ta paguajnë shërbimin spitalor me para në dorë. Bëhet fjalë për të gjithë ata qytetarë që punojnë në të zezë, nuk figurojnë si të punësuar në regjistrat e data bazës së sigurimeve shëndetësore, si dhe të gjithë ata të cilët nuk paguajnë sigurime shëndetësore vullnetare në rastet kur kjo parashikohet si lehtësi nga ligji.

Nga sot, të gjithë ata qytetarë që nuk kanë sigurime dhe duhet të bëjnë vizita, duhet të paguajnë. Por jo vetëm, në raste kontrollesh, analizash, në raste kur kërkohet edhe kryerja e një operacioni me planifikim, nëse nuk ke librezën e shëndetit dhe kartën e identitetit, duhet të paguash për secilin shërbim.

Nga sot, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor quhet fondi i madh i sigurimeve, i cili përgjigjet jo vetëm për qendrat shëndetësore, poliklinikat, shërbimin parësor, por edhe për shërbimin sekondar e terciar, siç janë edhe spitalet rajonale apo universitare. Pavarësisht afatit dhe pavarësisht se autoritetet shëndetësore, krerët e politikave shëndetësore kanë bërë deklarata për pritshmëritë që do të sjellë zbatimi i këtij ligji, sot pacientët ende nuk e dinë me siguri sesi do të zbatohet ky ligj. Por ajo që dihet me siguri, është që urgjenca e çdo shërbimi nuk kushton asnjë lekë, si për të siguruarit ashtu edhe për ata që s’kanë librezë shëndeti.

Rregullat

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ligji hyn në fuqi më 24 mars, por që të bëhet i zbatueshëm në të gjitha pjesët e tij, nevojitet miratimi i akteve nënligjore, si dhe nisja e fushatës së informimit për të gjithë pacientët.

Pritet që brenda kësaj jave të bëhen publike studimet dhe analizat lidhur me koston që ka secili shërbim spitalor, për qendrat rajonale, por edhe spitalet universitare. Ndërkohë që pacientët janë ende të pasqaruar për sa i takon arkës ku duhet të paguajnë në rast se nuk kanë sigurime shëndetësore, sa duhet të paguajnë dhe cilat janë rregullat ku do të bazohet kujdesi shëndetësor dhe spitalor në rastet e punëtorëve në të zezë, të cilët nuk paguajnë sigurime, por nuk kanë as mundësi të paguajnë shërbimin spitalor me para në dorë.

Ky ligj, sipas ekspertëve të shëndetësisë, do të rrisë numrin e personave që kontribuojnë në skemën e sigurimeve shëndetësore, do të rrisë fondin dhe buxhetin e shëndetësisë, do të rrisë investimet, por do të përmirësojë edhe sistemin shëndetësor.

Nga ana tjetër, opozitarët janë të mendimit se ky ligj është i favorshëm për shtresën e mesme, por është i disfavorshëm për të varfrit për shumicën e qytetarëve e sidomos për shtresa të caktuara. Shërbimet më të shtrenjta dhe më të kushtueshme janë reanimacioni, kirurgjia, kardiologjia, dermatologjia. Kosto shtohet për çdo ditë qëndrimi në spital.

Ndryshimet

Ligji i ri i sigurimeve do të sjellë bashkëpunim më të ngushtë mes spitaleve private dhe atyre publike. Spitalet private do të japin ofertat e tyre, çmimet e më pas shteti do të vendosë se për cilat kategori do të rimbursojë dhe do të subvencionojë qytetarin që të trajtohet në privat. Bashkëpunim nënkupton edhe ndarjen e shpenzimeve. Një qytetar që ka rrogë mesatare t’i drejtohet spitalit privat, t’i japë librezën shëndetësore e më pas për kostot shtesë që nuk i mbulojnë sigurimet, ai të paguajë me para në dorë.

Të gjitha fondet dytësore që spitalet do të grumbullojnë nga qytetarët e pasiguruar do të shërbejnë për investime, për rroga të personelit apo ndihma të tjera që i duhen institucionit.

Gratë shtëpiake, të papunët, do të subvencionohen nga shteti, pasi ata të kenë vërtetuar gjendjen e tyre nëpërmjet dokumenteve të kërkuara.

 
Titulli: Pa sigurime shëndetësore, në spital me lekë në dorë

Pse mos deri dje nuk ishte ashtu?
Shkon ne spital dhe pa nje 10 mijelekshe ste kapte me dore.
Mund edhe te vdesesh ti e po sja dhe leket ne dore hic..bahh.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top