P. Diddy ‘tronditës’ me stilin e ri të muzikës

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Reperi i shndërruar në producent, P. Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, nuk dëshiron që fansat e tij të tronditen nga zëri i tij i këndimit dhe planifikon t’i thyej ata me stilin e tij të ri.

Ylli i hitit “I Don't Wanna Know”, i cili është duke u përgatitur të lëshojë albumin e ri ”The Last Train to Paris”, ka qenë i dyshimtë se mund të tronditë fansat e tij kur të shkëmbejë stilin e muzikës rep për një zë më melodik në albumin e ardhshëm.

“Nuk kam dashur t’i tronditi njerëzit me atë pjesë të albumit, unë duke kënduar. E njoh publikun, për të cilin kam bërë incizime. E di se si do të ishte nëse një dajë ose vëlla vjen në darkë me 50 kilogramë të humbura (ndryshim i madh)”, ka thënë Diddy.

Reperi thotë se ai e ka pasur të vështirë të incizojë zëra ‘emocional’ për singlin e albumit “Angels”, pasi ai nuk është një këngëtar i mirë. “Definivisht nuk jam këngëtari më i mirë në botë. Më janë dashur dy javë për ta realizuar këngën (Angels). Duhej të ishte një këndim nga shpirti”, ka shuar Diddy.
 

Attachments

  • sean-combs-is-hot.jpg
    sean-combs-is-hot.jpg
    41.2 KB · Shikime: 11

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top