Ovulacioni

baby-angel

Thpilt
Ovulacioni.
Ovulacioni eshte periudha me fertile e ciklit menstrual. Eshte momenti ku nje ose disa veze lirohen nga nje prej ovareve (vezoreve).
Duhet patur parasysh qe nje femer eshte fertile vetem disa dite ne muaj (rreth dites se 14) per ciklin prej 28 ditesh.
Nje veze ka nje jetegjatesi prej 24 oresh, ndersa sperma ka nje jetgjatesi prej 72 oresh. Pra mund te ngeleni shtatzene nese keni pasur mardhenie gjate 2-3 diteve qe paraprijne ovulacionin.

Kurba e temperatures.
Kurba e temperatures sherben per te njohur periudhen e ovulacionit (pra te fertilitetit).
Per te ndertuar kurben e tempreatures eshte e rendesishme qe temperatura te matet cdo mengjes {pa u ngritur ende nga shtrati, gjithmone ne te njetin vend (dmth goje ose , sqetull..)} dhe gjithmone te perdoret i njejti termometer.
Dita e pare e menstruacioneve korrespondon me diten e pare te ciklit. Cdo dite duhet shenuar tempreatura , duke krijuar keshtu nje grafik.

Si funksionon kurba e temperatures.

Ne nje kurbe temperature dallohen dy periudha, pjesa e pare qe quhet faza folikulare qe zgjat 12- 14 dite ne nje cikel prej 28 ditesh ( ne te cilen temperatura eshte nen 37°C ) dhe pjesa e dyte e cila quhet faza luteale( ne te cilen temperatura rritet). Midis ketyre dy fazave ndodh edhe ovulimi, dita e fundit e fazes folikulare( periudha me temperature me te ulet te kurbes).
Periudha e fertilitetit nuk korrespondon vetem me periudhen e ovulacionit. Ajo fillon 4 dite para ovulacionit dhe 1 dite pas tij.
Duhet patur parasysh qe ndryshimi I temperatures gjate diteve te gjithe ciklit eshte shume e vogel (0.3 -0.5°C ).


Si ta kuptojme qe kemi ngelur shtatzene?

Nese ne fund te ciklit temperatura ngelet e larte ka mundesi qe te keni ngelur shtatzene. Gjithsesi me e mira eshte te behet testi i shtatzanise.

Ja dhe nje shembull i kurbes se temperatures…




Per te percaktuar me me saktesi periudhen e ovulacionit eshte mire qe te matet temperatura per nje kohe te gjate ( jo vetem nje muaj).
 
une e dija qe temperatura matet ne te tjeter vend per te shikuar nqs je ne periudhen fertile te muajt...:D
 
une e dija qe temperatura matet ne te tjeter vend per te shikuar nqs je ne periudhen fertile te muajt...:D

Hahaaa, une shkruajta keto te dyja qe mu duken me pak te dhimshme :p :D
Po dhe ajo tjetra vlen. :)
 
Ovulacioni ne 15 pyetje.

1. Cfare eshte ovulacioni?
Pergatitja e vezores behet diten e pare te mestruacioneve. Dita e ovulacionit korrespondon me shkeputjen e vezes. Veza e shkeputur kalon neper tubin e mitres dhe aty eshte gati per t`u fekonduarnga spermatozoidet.

2. Kur mund te mbetemi shtatzene?
Ky fakt varet nga jetegjatesia e spermatoziodeve, nga veza dhe periudha e ovulacionit. Karakteristike e spermatozoideve eshte se ne qafen e mitres jetegjatesia e tyre mund te zgjase deri ne 3 – 4 dite. Ndersa ovulacioni ka nje jetegjatesi qe arrin nga 12 – 24 ore. Keshtu periudha me e pershtatshme e fekondimit varion nga 4 dite para ovulacionit deri ne 24 ore pasi ka ndodhur ovulacioni.

3. Si te kuptojme qe jemi ne fazen e ovulacionit?
Disa shenja tregojne qe ky factor po ndodh e megjithate jo tek te gjitha femrat eshte e dukshme. Ovulaconi shkakton dhimbje te gjoksit apo te barkut. Deshira seksuale eshte me e forte dhe sekrecionet jane me te bollshme.

4. Si te njohim (te percaktojme) diten e ovulacionit?
Per te percaktuar diten e ovulacionit ka disa menyra, por ajo me efikase dhe e perdorur eshte grafiku i temperatures. Per te arritur kete mund te masim vete temperaturen cdo dite sapo cohemi ne mengjes gjate ciklit menstrual dhe kur konstatojme se kemi temperature me te larte se ditet e tjera arrijme te percaktojme se ovulacioni ka ndodhur.

5. Kalendari i ovulacionit.
Kur kemi nje cikel menstrual 28 ditesh zakonisht ovulacioni ndodh ne diten e 14-te. Por cikli ndryshon ne femra te ndryshme dhe ka te tilla qe mund te kene cikel me te gjate dhe te tjera me te shkurter sic eshte ai 24 – diteshne te cilin ovulacioni ndodh ne diten e 10 – te.

6. Si ndodh fekondimi?
Fekondimi ndodh kur nje spermatozoid arrin kontaktin e tij me vezen. Veza e fekonduar per rreth 3 – 4 dite arrin mitren dhe aty pozicionohet per t`u zhvilluar.

7. A mund te kem femije?
Periudha me e mire per te patur femije dhe ovulacioni me i shendetshem ndodh nga mosha 20 - 25 vjec. Me pas rreth moshes 26 - vjecare ai fillon e ulet duke u pakesuar ne mase ne moshen 38 vjecare, kur pakesohen shume mundesite per te patur femije. Sebashku me kete fakt ndikojne dhe faktoret e higjenes biologjike, pra duhan pirja dhe perdorimi i alkoolit ulin efektshmerine dhe pjellorine tek femrat. Gjithastu faktor i renedesishem eshte dhe stresi i cili pengon ose bllokon ovulacionin pasi ka nje lidhje direkte me funksionimin celebral te trurit te femres.
8. A mund te ndodhe ovulacioni kur mungon cikli menstrual?
Jo! Kjo nuk mund te ndodhe pasi ovulacioni lidhet pikerisht me ciklin menstrual.Cikli menstrual na njofton se ovulacioni ka ndodhur dhe veza nuk eshte fekonduar, keshtu qe nese keni nje cikel te rregullt dhe konstatoni se ne muajin e fundit cikli ka munguar, mund edhe te jeni shtatzene.

9. Si te stimulojme obulacionin?
Dihet se problemet e shume femrave per te mos patur feije vijne pikerisht nga mungesa e ovulacionit. Ne kete rast mund te perdoren nje sere medikamentesh qe stimulojne dhe ndihmojne ovulacionin te ndodhe.

10. A mund te ndodhe ovulacioni nese perdorim pilulen?
Jo! Sepse pilula ndihmon pikerisht ne pengimin e ovulacionit. Keshtu qe jini te kujdesshme dhe ne perdorimin e pilulave.

11. Si te pajtojme fertilitetin me deshiren poer te pasur femije?
Deshirojme nje femije, tentojme prej shume muajsh por nuk kemi rezultat... cili eshte problemi? Nese para moshes 35 - vjecare ne rrethin kohior te nje viti nuk ngeleni shtatzene, mos u shqetesoni pasi ciftet e reja dhe pse i kane te gjitha kushtet kane 1 mundesi ne 6 per te realizuar shtatzanine (fekondimin). Sipas eksperteve te fushes duhen te pakten dy raporte (marrhdenie seksuale), ne jave qe te mos humbasim periudhen e fekondimit.

12. A duhet ta nderpres pilulen kur konstatoj se ovulacioni verifikohet?
Rindodhja e ovulacionit pasi kemi pushuar se marri pilulen varion dhe eshte e ndryshme nga nje femer tek tjetra dhe mund te zgjase nga 14 dite e deri ne disa jave me rradhe.Dhe kur ovulacioni rinis fekondimi duhet te jete normal, keshtu qe nese nuk duam te mbetemi shtatzene atehere mund te marrim pilulen qe te ndalojne ovulacionin.

13. Si mund ta realizojme me mire fekondimin?
Shume femra perdorin pozicionin tradicional te misionarit, pasi mendojne se sperma mund te penetroje me mire keshtu. Por nese nuk eshte e thene qe te perdorim te njejten gje te gjithe. Sipas eksperteve, duhet te provojme dhe pozicione te jera qe na mundesojne nje penetrim me te thelle dhe vetem keshtu mund te arrijme fekondimin.

14. A mund te zgjedh nese deshiroj nje vajze apo nje djale ne vartesi te ovulacionit?
Spermatozoidet meshkuj (Y) jane me te shpejte, por jane pikerisht ata qe kane jetegjatesi me te shkurter se spermatozoidet femra (X). Nese fekondimi ndodh diten e ovulacionit ose me pas jane te favorizuar spermatozoidet meshkuj (Y), qe jane dhe me te shpejte. Ne rastin tjeter nese fekondimi ndodh me vone se periudha e ovulacionit, atehere kane me shume mundesi mbijetese spermatozoidet qe percjellin kromozomet femerore (x). Megjithate studiuesit angleze kane arritur ne perfundimin se kjo metode nuk eshte 100 % e sakte.

15. Ushqej femijen me gji, a mund te mbetem shtatzene?
Po! Ky faktor nuk pengon qe te mbetemi shtatzena dhe kur jemi ende duke ushqyer me gji nje foshnje. Pikerisht ky fakt con ne shume shtatzani tek femrat qe mendojne se nuk mund te ngelen shtatzene per faktin se jane duke ushqyer me gji foshnjen e tyre. Mjeket mund te pershkruajne nje recete vetem ne javen e katert pas lindjes me ane te te ciles mund te parandalojme nje shtatzani ne ate periudhe, por nuk duhet te perdorni absolutisht pilulen, ne rastet kur keni vendosur te ushqeni me gji beben.
 
Ovulacioni per bukurine, lekura e fytyres. Por shtatezania eshte me shume "mrekullore dhe hyjnore".

Dmth evulacioni ju ben te bukur? Interesante. Beheni me e bukur per te terhequr meshkujt pikerisht ne periudhen qe mund te ngelni shtatzane. Me trego dhe dicka tjeter. Gjate periudhes se ovulacionit keni me teper deshire per seks apo jo?
 
Si te dallojme Ovulacionin

Cikli menstrual
Cikli menstrual zhvillohet ne tre faza, te cilat llogariten duke nisur nga dita e pare e mestruacionee:
- Faza folikulare, e cila zgjat rreth 14 dite. Pergjate ketyre dy javeve, rriten disa folikula, por edhe pasi ato arrijne maturine, vetem njera prej tyre shnderrohet ne veze. Menstruacionet vijne ne fillim te fazes folikulare.
- Ovulacioni, i cili zgjat 24 ore. Kur FSH (hormoni qe lejon rritjen e folikulave) arrin maturimin dhe nje hormon tjeter qe quhet LH, vendoset ne organizem, duke mundesuar lirimin e vezes se vogel nga folikula. Keshtu ne kete faze veza e vogel rreshket neper gypin e Fallopit. Nese aijo nuk fekondohet del jashte trupit tone nepermjet menstruacioneve.
- Faza luteale zgjat 14 dite. Gjate kesaj faze ovuli prodhon nje substance te verdhe, qe eshte progresteroni. Eshte pikerisht ky hormon qe pergatit mukozen per fekondim. Per te kalkuluar daten e ovulacionit duhet te dime se, edhe nese cikli menstrual mund te jete ose jo i gjate, faza luteale zgjat gjithnje 14 deri ne 15 dite. Per te kalkuluar daten tende te ovulacionit duhet te te dallosh te ndash pikerisht keto 14 nga kohezgjatja totale e gjithe ciklit tend. Per shembull, nese cikli juaj zgjat 24 dite, ovulacioni do te vije ne diten e 10-te.

Periudha juaj fertile
Per te patur nje mundesi fekondimi duket te llohgarisni qe veza ka nje jetegjatesi prej 24 oresh ndersa spermatozoidet jetojne der ne kater dite.

Si te njohim ovulacionin?
- Temperatura e trupit tone rritet (mateni ate ne mengjes perpara se te coheni nga krevati) nga tre deri ne pese grade me shume se temperatura jone normale.
- Mukoza cervikale behet me e pater dhe me e dendur.
- Mund te shfaqen dhimbje ne pjesen e poshtme te barkut dhe pergjithesisht nga pjesa e vezores qe leshon vezen.

Testet e ovulacioneve

Ne farmaci mund te gjeni lehtesish teste te ovulacionit, te cilat ne kontakt me urinen te indikojne nese jeni ne periudhen e ovulacionit apo jo (duke sinjalizuar pranine e hormonit LH). Nese deshironi te keni nje femije ky “indikator” ehste i sakte deri ne 90%.
 
Titulli: Ovulacioni

pershendetje kisha nje pyetje.A ka mundesi te ngel shtatzane 10 dite para ciklit?sot eshte dita e 7 qe nga dita qe ka ndodh akti?ciklin e kam cdo dt 10.pres prgj
 
Titulli: Ovulacioni

pershendetje kisha nje pyetje.A ka mundesi te ngel shtatzane 10 dite para ciklit?sot eshte dita e 7 qe nga dita qe ka ndodh akti?ciklin e kam cdo dt 10.pres prgj
Me sa di une 10 dite para ciklit ti je me e frytshme se cdo here tjeter. Eshte koha kur veza e femres biologjikisht eshte shume e gatshme per pritjen e spermatozoidit.
 
Pe: Ovulacioni

ti ke mundesi te ngelesh shtatzane ne cdo caste por varet nga shume faktore ....
 
Titulli: Ovulacioni

pershendetje kisha nje pyetje.A ka mundesi te ngel shtatzane 10 dite para ciklit?sot eshte dita e 7 qe nga dita qe ka ndodh akti?ciklin e kam cdo dt 10.pres prgj

E paske hanger si Hyra pahiri :eek:kidoki:Bej gati ca Euro t'mira :peshkim:
 
Titulli: Pe: Ovulacioni

Kete here qe mendoj se mund te kem ngel shatzan,me erdhi cikli eshe dita e dyte e ciklit por jo si heret e tj ato me bien copa copa gjaku dhe ngjyra nuk me duket si zakonisht.theksoj se nuk me kishte ndodhur te me binin ndo1 here copa gjaku diten e dyte...si e shpjegon kete?
 
Titulli: Pe: Ovulacioni

Kete here qe mendoj se mund te kem ngel shatzan,me erdhi cikli eshe dita e dyte e ciklit por jo si heret e tj ato me bien copa copa gjaku dhe ngjyra nuk me duket si zakonisht.theksoj se nuk me kishte ndodhur te me binin ndo1 here copa gjaku diten e dyte...si e shpjegon kete?

Mund te heqesh gjithe keto dyshime qe ke, me nje test shtatzanie, qe mund te blihet ne cdo farmaci.
Ne shtatzani ndodhin gjakederdhje qe mund te ngatrohen me ciklin.
Por prap, asgje s'eshte e sigurte, bej testin e shtatzanise, per siguri me te madhe bej analiza gjaku/kontroll gjineko.

Edhe ne te ardhmen, nqs nuk ke deshire te behesh nene, perdor masa mbrojtese ( qe ndihmojne dhe per parandalimin e semundjeve me transmetim s eksual)>
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Ovulacioni

Me fal per injorancen dhe bezdisjen e ketyre pyetjeve po kan kaluar 12 dite pas aktit dhe edhe dita e 2 me cikel doja te thoja sa dite pas ketij cikli te bej testin?
 
Titulli: Pe: Ovulacioni

Me fal per injorancen dhe bezdisjen e ketyre pyetjeve po kan kaluar 12 dite pas aktit dhe edhe dita e 2 me cikel doja te thoja sa dite pas ketij cikli te bej testin?

Mund ta besh testin menjehere nqs kane kaluar kaq dite nga kontakti. Por nqs eshte cikel normal ( sic e ke pasur deri tani), besoj qe ka qene alarme fallco ( per te qetesuar veten mund ta besh testin kur te te ndaloje gjakederdhja )
 
Titulli: Ovulacioni

dua te behem nene e kemi te dy kete deshire ndaj mezi po pres te marr nje prgj pozitive
 
Titulli: Ovulacioni

Dmth evulacioni ju ben te bukur? Interesante. Beheni me e bukur per te terhequr meshkujt pikerisht ne periudhen qe mund te ngelni shtatzane. Me trego dhe dicka tjeter. Gjate periudhes se ovulacionit keni me teper deshire per **** apo jo?


ahahhahahah...besoj qe nga 2009 do ta kesh marr pergjigjen.

Por te te pergjigjem me nje <<PO>>...gjithcka ajo si eshte foruar nje femer biologjikisht e pergatit ate per te bere pasardhes :)
 
Titulli: Ovulacioni

pershendetje , doja t pyesja a ka rrezik te ngelesh shtatezan kur kryen marredhenje pas perfundimit te menstruacioneve?
 
Titulli: Ovulacioni

pershendetje , doja t pyesja a ka rrezik te ngelesh shtatezan kur kryen marredhenje pas perfundimit te menstruacioneve?

Prti njehere dreqo se s'jan zgju graria akoma. Jan gjume se tan naten kan pas pune ;)

Kur te zgjohen ato ke me marre pergjigje kshu te sakt me dite, me ore e me minuta se kur mundesh me hanger e kur mundesh me ba shlire per 7 pale qejfe :eek:le:

Me sa marre vesh une nga kjo pune ti e paske hanger. Qoj fjale cunit dhe tregoje e na beni nje dasem se tane dynjaja po martohen ;)
 
Titulli: Ovulacioni

iiiii sa te keqinj jeni ju cunat, njeriu ka hall juve talleni ketu :p

pershendetje , doja t pyesja a ka rrezik te ngelesh shtatezan kur kryen marredhenje pas perfundimit te menstruacioneve?

Sa per pyetjen jo vetem pas perfundimit te menstruacioneve por edhe gjate menstruacioneve eshte vertetuar se ka gjasa te ngelesh shtatezane.

Nese brengosesh se mund te jesh shtatzane dhe ke me pak se 72 ore qe nga se.ksi i pambrojtur, ka nje gje te rendesishme qe mund te besh menjehere: perdor Kontracepsion Emergjent (nuk jam e sigurt, por mund te kete edhe per me shume se 72 ore).

Heren tjeter bej me teper kujdes dhe perdor kontraceptive se nje shtatezani e padeshiruar sjell nje femije te paplanifikuar, aborte dhe plote probleme te tjera.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top