OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

ida angel

:)
V.I.P
Dy grupe rivale që mendohet të jenë edhe grupe muzikore janë përfshirë mbrëmë në një përplasje me armë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet pranë Pallatit të Kongreseve, përpara nisjes së një festivali të organizuar nga një kompani private. Ata kanë shkëmbyer plumba mes tyre duke mos hezituar që t'i drejtohen edhe policisë.
otr.jpg

Pas pushimit të zjarrit, policia mundi të arrestonte në flagrancë njërin prej të dyshuarve të ngjarjes, Jetnis Dollapajn, 24 vjeç, nga Tirana, ndërsa bllokoi një armë automatike të një modeli të vjetër. U shoqëruan në komisariat rreth 10 persona, mes të cilëve 5 pjesëtarë të grupit OTR dhe 5 të tjerë të grupit TBA. Policia e Tiranës ende nuk ka dalë me një version zyrtar për ngjarjen, ku pritet të mësohen edhe shkaqet e këtij incidenti në mes të kryeqytetit.
noisi.jpg

Vokalist dhe drejtues i grupi OTR, është Noyzi, apo siç quhet ndryshe Rigels Rajku, ndërsa i grupit TBA, është Arkimed Lusha, i cili në emrin e artit thirret Stresi.
ditti.jpg

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes, policia ka bllokuar veç armës së Jetnis Dollapajt edhe sende të tjera të forta, si shkopa bejzbolli, armë të ftohta. Burimet e policisë pohuan se zyra e hetimit të vrasjeve, mund të arrestonte së paku deri në katër persona gjatë mbrëmjes së djeshme, ndonëse hetimet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit.

Shekulli
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

me falni injorancen time muzikore....cfare dmth OTR se TBA me duket ishte The Blody Alboz apo jo?

pupupu ca injoranti 2010 sdi ca dmth OTR :(
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

Ah lol e mora vesh nga cunat e klases se po grindeshin sot gjysma tbu gjysma otr LOL
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

wanna be american raper LOL LOL

East Coast VS. West Coast
Notorious B.I.G. VS Tupac Shakur
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

Besi as une s'ja di domethenien por jane grupe muzikkore te krijuar nga adolishentet te ashtuquajtur ''gangster '' :D ...dmth gangster te vegjel :D

Lan nam me keto budalleqe ,te shikosh neper mure e kudo te shkruar me te medha OTR TBA ....por kane shume fansa (te moshesh 14 -15 vjecare ) LOL

Mua me duken si ato grupet amerikane ,ose grupet e rruges ....

---------- Post added at 14:49 ---------- Previous post was at 14:48 ----------

Se harova te thoja dhe nipi im 17 vjecar ,s'ka len me pa shkruar OTR LOL
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

Noyzi eshte shume grindavec...Se duroj fare...
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

TBA to the fullest :p
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

kto jan gjith popull kot mer.....dun me bo si gangsterra kto tba e otr......
ikni mer lal prap atje ne mal ku ishit.......
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

Kjo eshte kopja me e keqe e "rebeleve" te perfiereve te varfera amerikane me skenen e zhvendosur ne Tirane.

TBA me pelqejne me shume se OTR, jane origjinal dhe kane mesazhe politike dhe shoqerore (kur nuk flasin sesi jane me te mire se tjeret :p).
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

gjo e bukur shum.....ato s'flasin as shqip me lale.......
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

Keto sia vjene te permenden

sdi ca i pelqejne njerzit tek kto
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

Haaaaaaaaaaaaa Kush eshte ma ifortiiiiiiiiiiiiiii !!!!!!!!!!

AFRIM RROBOTI :p

Do ngjokemi kong te reja... shtiva me kallash po se kapi plumi se iku me vrap ke bagazhi kisha shkopin e bejzbollit po polici ma mori hahhahahahha funi burg per te gjith sa me u knoq.
Faktikisht djemt se kuptojn qe i fort eshte ai qe ben po nuk ndihen e nuk bon burg.
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

o noizy noizy dhe 1 tjeter..........o noizy noizy kryeveper.......ahhahahaha
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

cado qe te thote mbeten disa rob koti...gangsterra ato gjoja...copa katunarve tu bo ART dhe KULTURE
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

Mosha e adoleshences .....duan te tregojne qe jane rritur ,prandaj bejne si cuba...por pavarsishte nga keto idiotsira adoleshenciale, eshte problem konkret qe muzika shqiptare ka degraduar kohet e fundit, nuk behet me muzik enje cilesie te larte , ku te kete nje perpunim profesional, si teksti ashtu edhe muzika.......here degjojme kenge me tekste te pakuptimta,apo muzik te huazuar ka nje tendence ne pergjithesi, duhet medoemos te kopjojme te tjeret, nuk ka ngelur njeri ne shqiperi pa incizuar nje disk..............
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

ata lypin tbo shpinen me but se barkun.

katnare tlen pas dore jane ata.
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

populli duhet ti hy METALIT...XD
Metali nuk ka vdekje ...vetem inovacione....
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

ka ca lloje metali ........ tnigjojne cfar do lloj metali ........ veq death-it.

naten -> millosh dhe tgjithe tjeret.
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

Ikni mer laca. Ju kritikoni keta e rrini gjith diten ne internet. Te pakten keta kan zemer te dalin jashte kompjuterit. Ta hiqni trunin kur beni kshu si interesanta e kritik.
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

mati mire fjalet qe nxjerr nga goja...
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

Grupet e rrepit pajtohen ne komisariatin e policise

"Noyzi" dhe "Stresi" bëjnë paqe përpara hetuesve, ndërsa blutë reduktojnë hetimin vetëm ndaj të arrestuarit Dollapaj

Hetuesit lanë të lirë 10 personat e të dy grupeve pas marrjes së tyre në pyetje nga specialistët e zyrës së vrasjeve

TIRANث- Një ditë pas përplasjes me armë midis dy grupeve, që pretendojnë se realizojnë muzikë rep, në qendër të kryeqytetit, policisë së kryeqytetit duket se i "kanë firuar" shumë nga të dhënat dhe faktet e ngjarjes se në sheshin e Pallatit të Kongreseve, përballë Presidencës dhe pranë shumë prej Institucioneve të tjera të rëndësishme shtetërore. Blutë nuk kanë pasur një reagim zyrtar për ngjarjen duke preferuar të mos "nxehin" gjakrat.

Ndërkaq, dy drejtuesit e grupeve, Rigels Rajku, "Noyzi" i OTR dhe Arkimed Lushaj, "Stresi" i TBA, kanë pohuar në polici se janë pajtuar dhe pas disa orësh ata u lanë të lirë në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Nga hetimi i kryer, prej oficerëve të zyrës së vrasjeve të Drejtorië së Policisë së Tiranës, janë mundur të sigurohen prova vetëm për një prej të dyshuarve të ngjarjes, Jetnis Dollapajn.
Ai u kap në flagrancë me një armë të vogël të kalibrit 9 mm.

Me këtë armë ai qëlloi në drejtim të automjetit ku ndodhej Rigels Rajku, i njohur me emrin që ai dëshiron të thirret në art "Nozy". Dollapaj, nga ana tjetër, njihej si një nga fansët e grupit të Arkimed Lushës, i cili pëlqen të thërritet në emrin e tij të artit, "Stresi", vokalist i grupit muzikor TBA. Pas ngjarjes u tha se i arrestuari Dollapaj, kishte qëlluar edhe në drejtim të policisë, por që më pas një fakt i tillë nuk është vërtetuar.

Në këtë mënyrë, policia nuk ka ngritur akuzë për këtë veprim ndaj Dollapajt, pasi nga hetimi rezulton që ai të ketë qëlluar vetëm ndaj personave me të cilët ishte shoqëruar "Nozyi", vokalist i një grupi të quajtur OTR, që bën muzikë. Ndaj tij tashmë policia ka ngritur akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë, si dhe të mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

Në cilësinë e provës materiale, policia bllokoi një armë disa fishekë dhe sende të tjera që sipas saj hidhnin dritë mbi ngjarjen. Gjatë marrjes së tij në pyetje nga specialistët e hetimit të vrasjeve, ai ka pohuar se e kishtë kryer një veprim të tillë, pas plagosjes me thikë të kushëririt t tij, Denis Dollapaj.

Ai mori plagë të rënda me 27 prill të këtij viti në një përleshje me grupin e Rajkut "Noyzi", në rrugën e Barrikadave pranë gjimanzit "Sami Frashëri". Në këtë ngjarje mbeti i plagosur Denis Dollapaj dhe Durim Vitrina.Në lidhje me ngjarjen e djeshme, policia shoqëroi thuajse të gjithë pjesëtarët e të dy grupeve, të cilët u morën në pyetje në lidhje me përplasjet e tyre.

Gjatë shoqërimit të grupit të Rigels Rajkut, policia gjeti në automjetin me të cilin ai kishte udhëtuar, sende të ndryshme si shkopa bejzbolli, doreza boksi e deri në thika të ndryshme që përdoren në shtëpi.Gjatë ballafaqimit të palëve në komisariat, ata kanë pohuar se përplasja mes tyre ka adhur për shkak të teksteve të këngëve të tyre, në të cilat ata ironizonin njëri- tjetrin, deri sa mes palëve veç konfliktit virtual nisi edhe konflitki fizik i 27 prillit.
Kulmin grindja mes tyre e arriti të dielën, kur përkrahës dhe pjesëtarë të grupit të Arkimed Lushës, mbërritën në Pallatin e Kongreseve dhe Jetnis Dollapaj qëlloi ndaj grupit rival. Në fund palët përpara policisë kanë pranuar se janë pajtuar dhe se nuk kishin më konflikte mes tyre.
shekulli
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

I lane te lire i kapen arme dhe i lane te lire ??? mire ecim shume mire
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

po jan pajtu cke ti kan marr msim LOL
 
Titulli: OTR vs TBA, shkëmbim zjarri para Pallatit të Kongreseve

ah me lale ato jan te gjith pa-buksa mer...OTR e TBA bashke....
VAGABONDI NR1
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top