“Osmanët kanë qenë pushtues. Beteja me shqiptarët ka qenë e përgjakshme”

Lauri

Anunnak
“Osmanët kanë qenë pushtues. Beteja me shqiptarët ka qenë e përgjakshme”

Drejtori i Institutit të Historisë ka reaguar ndaj pretendimeve të historianeve turq dhe qeverisë, se lufta me osmanët nuk ka qenë e përgjakshme dhe ata nuk mund të shikohen si pushtues të mirëfilltë.

i poshter Meta dhe historiani Romeo Gurakuqi thonë se;

“Turqit në Ballkan dhe në Shqipëri kanë ardhur si pushtues, e do të thosha se shqiptarët kanë bërë luftërat më të përgjakshme, me kostot më të larta në historinë e tyre si popull. Nuk mund të përdoret qenia e disa nëpunësve shqiptarë në Turqi, që ishin një minorancë. Nuk përfaqësonin interesat e kombit shqiptar. Ata ishin thjesht nëpunës otomanë. Turqit sigurisht kanë qenë timoni drejtues, forca, pesha e kësaj perandorie. Këtë nuk e vë në dyshim askush,”- tha Meta.

“Shqipëria ka qenë për pesë shekuj e pushtuar nga perandoria osmane. Gjëja e parë që duhet bërë është ndarja e një shteti të së kaluarës me një shtet aktual. Bëhet fjalë për një pushtim të mirëfilltë,” tha Gurakuqi.

Historianët komentojnë se qeveria turke nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyj në historinë e një shteti tjetër, me qëllim zbutjen ngjarjeve që zgjatën 5 shekuj.

“Qeveria turke nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në historiografinë e një vendi tjetër. Kanë gjithë të drejtën e zotit të debatojnë me të gjitha termat e parametrat. Pastaj sa të sakta janë dhe sa të pasakta do të dali nga rezultatet e këtij debati,” tha Meta.

“E vetmja ndërhyrje që mund të jetë e pranueshme është zbatimi I kritereve shkencore. Do të duhet të jemi të kujdesshëm në heqjen e termave pezhorativë në qoftë se do të ekzistojnë,”
shekulli
 
Titulli: “Osmanët kanë qenë pushtues. Beteja me shqiptarët ka qenë e përgjakshme”

- Ne letren qe Sulltan Mehmedi II i qon djalit t’vet Bajazitit (trashgimtari i fronit) gjate fushates osmane n’ Shqipni, n’ 1466, thuhet:

Kur t’u mbërrijë kjo letër, le t’u bëhet e ditur: disa kohë më parë të pafetë shqiptarë- zoti i shfarostë! - kishin shpërthyer në kryengritje dhe në rebelizëm. Ndërkaq shumicën e atyre të pabindurve i bëmë pre të shpatave të mprehta dhe zharritëse. Pjesën tjetër e lidhëm me zinxhirët e robërimit dhe me vargonjtë e poshtërimit .(ibid. f. 324.)
 
Titulli: “Osmanët kanë qenë pushtues. Beteja me shqiptarët ka qenë e përgjakshme”

po pritoj ta lexoj temen sepse jan pothuajse te njejtat fjale ! si zakonisht. sidoqoft vetem kete te fundit e lexova e thuhet aty SHQIPTARET ! kurse ne sjemi quajt nga osmanlinjet asnjehere SHQIPTARE por ARRNAUT ! sidoqoft nese osmanlinjet kan qene pushtues at'here edhe shqiptaret jan pushtues bashk me ta ! sepse pushtuan nen administraten e tyre shum vende te botes ballkanit etj ! pra edhe shqiptaret jan pushtues sepse kishim mbi 30 kryeministra ne ate perandori ! qe krah per krah me osmanlinjet luftuan e "pushtuan" vet fakti qe me ranjen e perandoris osmane edhe tokat shqiptare u coptuan nga europa eshte sepse ishim bashk "pushtues" dhe u demtuam edhe ne.
 
Titulli: “Osmanët kanë qenë pushtues. Beteja me shqiptarët ka qenë e përgjakshme”

@Ado. Bashke me truqit, shqiptart kunder shqiptarve per llogari te turqeve. E njejte edhe sot me ju, shtireni si shqiptar por me zemer turke, perderisa brohorisni "lavdi P. Osmane".
----------------------------------------------------------------------------------------------------------
Kshtu n' “Fetih-name i Akçe Hisar” (Proklamata oficiale osmane per okupimin e Krujes n' 1478), thuhet:

"...Thirrjet që nga krahërorët e tyre të dërmuar arritën gjer te tavani i Saturnit. Gjithsejt rreth pesëmijë të pafe që ishin secili një djall naftëhedhës dhe vetëtimëlëshues, u bënë kështu pre i shpatës së mprehtë dhe qokë e shigjetës goditëse... Turma e luftëtarëve u kënaq dhe u gëzua me plaçkë të shumëllojshme dhe të panumërt. Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në prangat poshtëruese të robërimit dhe i lidhën me zinxhirët e mjerimit. Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i këmbanave dhe prishja e ligjevet. Brenda në zemrat e të pafeve ku kishte bërë vend pafesia dhe mëkati, paskëtaj do të çelë burbuqja e besimit në një zot të vetëm."
(“Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”, burime osmane, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë 1968, f. 380- 381-382.)
 
Titulli: “Osmanët kanë qenë pushtues. Beteja me shqiptarët ka qenë e përgjakshme”

Lauri Ti ke hap 100 tema per perandorin osmane spo me han per osmanlinjet po me nje teme mundesh me i mbledh te gjitha edhe mos me u bo aq ofendues ndaj shqiptareve musliman se po me duket ti seke me perandorin osmane po me fene islame
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top