Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Une jam i mendimit se e kane mbrojtur nga vete Osmallinjte Shqipetare. :D
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Cfare mbetet per tu diskutuar kur histroia e Shqiptareve fillon e shpjegohet nga video te The Osmanlit.

Ne kete rast debati ngordhet, jo pse nuk ke cfare per te shtuar, por se nuk ja vlen as ta fillosh.
ahhaha per kete motiv une nuk mora fare mundimin te postoj. Une bene osmanlite te na tregojne histori.
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Nuk ka rendesi kush i postoj videot, me rendesi eshte se po u mbyllet goja dhe s'po keni fakte te kundershtoni. Kjo deshmon se kapeni per njeriun qe eshte ftuar ne debatin televiziv, jo ne argumentet qe sjell ai. Eh pra, kot s'kane thene, po pate b***, vazhdo. :plazh:
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Problemi me tema te tilla historike eshte se shume pak njerez jane te interesuar te mesojne te verteten historike. Interesi i tyre eshte ligjerimi i paragjykime te tyre sot.

hajduti
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Nuk ka rendesi kush i postoj videot, me rendesi eshte se po u mbyllet goja dhe s'po keni fakte te kundershtoni. Kjo deshmon se kapeni per njeriun qe eshte ftuar ne debatin televiziv, jo ne argumentet qe sjell ai. Eh pra, kot s'kane thene, po pate b***, vazhdo. :plazh:

Te kesh bindjen qe kjo qe the eshte e vertet por vetem per nje arsye Loverboy.
Asnjerit nuk i pelqen te flas dhe degjoj vrer , teksa flasim per ate pjese te historise qe interpretohet dhe ne rastin me te keq modifkohet per qellime te shemtuara.
Pra me pak fjale , ne kete rast une(personalisht) terhiqem jo per mungese argumenti apo provash (se ka aq shume per te thene) por sepse nuk e shoh dot kete lloj qasje tuajen dhe me vjen anicir teksa lexoj keto qe thoni ju.
Se kur futet feja dhe historia ne diskutim , diskutimi humb vleren.
Feja eshte e jotja , historia eshte e te gjithve!
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Padyshim qe historia eshte e te gjitheve por per mua jo ajo e komunisteve.

A terhiqesh ti apo te tjeret, pak ka rendesi, apo me mire te them FARE. Une asnjehere s'kam pritur, e as qe pres te keni te njejtin mendim jo vetem me mua, por me askend, pa marre parasysh fushen/lemine.

Mirembetsh ! :plazh:
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Nje pyetje , perse bullgaria e cdo shtet ku Skenderbeu ka qene pjese , hapin arkivat e tyre dhe ti mund te lexosh mbi te...kurse ne Turqi edhe dita sot mjaftohen me - ju dini historine e gabuar, por arkivat e tyre nuk pranojne ti bejne prezent?
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Kur i mencuri hesht, budallaj kujton se fitoj dhe ka te drejte.
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Jo asesi , Osmanet as nuk kane pushtuar e as kanë mbrojtur Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Në ato kohë , organizimi i eskurzioneve ishte i tille, me armatim, me karavane etj etj, ashtu siç bëjm ne sot pikniqet. E keshtu na i lanë amanet do vese, shprehi, mendesi etj etj, natyrisht edhe ne veshje , edhe ne gatim. Sikur që bën edhe shumë vizitues të tjerë në trojet tona. :mah:
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Kur i mencuri hesht, budallaj kujton se fitoj dhe ka te drejte.

degjoje videon degjoje :)
se ne dime histori komunsitesh....
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Hajdeni na perkthenim kush di Taljonqen :viol:

Arkivat e Venedikut. 13 shtator 1450

13613428_10210516699060215_2992303476523314815_o.jpg
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

degjoje videon degjoje :)
se ne dime histori komunsitesh....

e kam degjuar dhe postuar disa here kete video ketu ne fv. Fjalet e fundit me ngelen pa i mesuar permendesh..:)
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

*Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Se po e jap nje koment mbi temen, per hater te disave...!
osament kane qene dhe jane fare qensh, dhe nuk kane se si te mbrojne zogjt e shqipes. Qente vetem lehin dhe shkumojne nga goja si kamelet e arabise.
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Kur i mencuri hesht, budallaj kujton se fitoj dhe ka te drejte.

Tamam per ty qenka kjo thenje, si e njeh njeriu vetveten, vertet se njeh askush tjeter me mire. Ne shume tema ku shkruan dhe debaton ti/monolog me vetveten, kjo thenje aty eshte non-stop lool. Haj medet
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Se sh.nga ju u shitet te turku e ne te tjr.su shuam se luftuam pa reshtur e su perkulem .

Jam me cel.se do flisja e mê gjatê ...

Po mir nese ne qenkemi shitur te turku, meqenëse nuk kam lidhje me ta as nuk jam e shitur te ta, ateher e nga ju a u shiten tek serbet a jo?.... meqë pyetja do e merr edhe kahjen tjeter aktuale pasi sot plot dashuri martesash ne Shqiperi po ka mes jush dhe serbëve?


Siq u tha dikund ne koment, pushtimi 500vjeqar pershkruhet ne periudhe me te gjate, por edhe regjimi i millosheviqit ende po mbetet i pashpejguar hollesisht qofte ne histori APO shoqeri. Ngase shumica heshtin nga fakti ngase i paskemi kojshi, APO nga mosguximi? Meqenëse nuk perjashtohet fakti se disa shqiptar edhe bashkpunojn me ta ende, pas gjith asaj qe ishte -disa jane ber edhe tradhetar te qartë. Tani ejani me rrefeni ju at se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.... derisa disa shqiptar me vrasesit mbajn miqesi, dashuri dhe bashkpunim kontaktesh.
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Cfare mbetet per tu diskutuar kur histroia e Shqiptareve fillon e shpjegohet nga video te The Osmanlit.

Ne kete rast debati ngordhet, jo pse nuk ke cfare per te shtuar, por se nuk ja vlen as ta fillosh.

Normal, te ara s'un shkon pa pllug, andaj edhe s'ke nga t'ia fillosh!
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

*Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Se po e jap nje koment mbi temen, per hater te disave...!
osament kane qene dhe jane fare qensh, dhe nuk kane se si te mbrojne zogjt e shqipes. Qente vetem lehin dhe shkumojne nga goja si kamelet e arabise.

Hajde bre ti si më i zoti, mbledhi territoret që ti kanë marrë!

Po ata zotëri kanë qenë Perandori, dhe e kanë mbajtë 500 vjet ballkanin.

Humbën s'ikurse edhe nazistët që humbën, por se të kenë qenë askushi, duhesh
pordhat pakëz t'i ndalesh.
Kurse, ti akoma nga balta s'un po del....., të ngritesh njëherë në këmbë!
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Hajde bre ti si më i zoti, mbledhi territoret që ti kanë marrë!

Po ata zotëri kanë qenë Perandori, dhe e kanë mbajtë 500 vjet ballkanin.

Humbën s'ikurse edhe nazistët që humbën, por se të kenë qenë askushi, duhesh
pordhat pakëz t'i ndalesh.
Kurse, ti akoma nga balta s'un po del....., të ngritesh njëherë në këmbë!

Une kam kohen te hesht tani se kam shkrua mjaft. Ndersa juve ju takon te vazhdoni, e te keni te drejte pasi te tjeret po heshtin.
http://www.forumivirtual.com/histor...menjehre-pavarsine-e-shqiperise-1912-a-49525/
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Ti e din kush flet vetmëvete.

Dhe mos me derdellis si b.. turtulli, para se te lexosh 5 faqe shkrim ne linkun siper.
Sepse, une po hesht, se kam pune te tjera me te rendesishme perpara. Ndersa ti knaqu se fitove sepse une po hesht se me late pa fjale....:p
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Une kam kohen te hesht tani se kam shkrua mjaft. Ndersa juve ju takon te vazhdoni, e te keni te drejte pasi te tjeret po heshtin.
http://www.forumivirtual.com/histor...menjehre-pavarsine-e-shqiperise-1912-a-49525/

Ti si zakonisht fillon një këngë tjetër!

ثshtë fakt që ke shkruarë, por shumicën si zakonisht e nga ofsajdi.

E din, ajo që ti sjell lidhur me njohjen nga Turqia, është njësoj
s'ikur të flasësh për mbarësimin dhe pjelljen, dhe besoj se e din dallimin.
Njëra nga tjetra kanë 500 vjet dallim. Hajde me t'mira e ta pafsha hajrin.
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Po mir nese ne qenkemi shitur te turku, meqenëse nuk kam lidhje me ta as nuk jam e shitur te ta, ateher e nga ju a u shiten tek serbet a jo?.... meqë pyetja do e merr edhe kahjen tjeter aktuale pasi sot plot dashuri martesash ne Shqiperi po ka mes jush dhe serbëve?


Siq u tha dikund ne koment, pushtimi 500vjeqar pershkruhet ne periudhe me te gjate, por edhe regjimi i millosheviqit ende po mbetet i pashpejguar hollesisht qofte ne histori APO shoqeri. Ngase shumica heshtin nga fakti ngase i paskemi kojshi, APO nga mosguximi? Meqenëse nuk perjashtohet fakti se disa shqiptar edhe bashkpunojn me ta ende, pas gjith asaj qe ishte -disa jane ber edhe tradhetar te qartë. Tani ejani me rrefeni ju at se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.... derisa disa shqiptar me vrasesit mbajn miqesi, dashuri dhe bashkpunim kontaktesh.

Jetesa kur thuhet u shitet se ka per ty rri e qete.
E ka per ata te paret tane....qe u konvertuan ne myslyman e qe turku i quante te pafe.
Per punen e martesave serbo shqiptare hap nai teme tjeter po deshe.

Per osmanllinjte ke gjo me thone? Nese jo shnet e te mira
Faleminderit paraprakisht!
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Normal, te ara s'un shkon pa pllug, andaj edhe s'ke nga t'ia fillosh!

Ke te drejte! Plotesisht ke te drejte!

Une nuk kam pllug dhe asnjehere nuk e kam shkruar historine me pllug. Tek ne historia shkruhet ne forma tjera dhe nuk shkruhet me pllugim dhe vllaqitje. Pra qe te kuptohemi mire historine nuk e mbjellim per cdo vit!

Andej nga The osmanlite historine po e levrojshin andaj une nuk munde te shtyhem me ta. Me thene te drejten per ca histori andej ua kishin lakmi edhe serbet.

Sapo lexova nje nga to qe Kosova u banua dhe u popullua me shqiptare vetem pas ardhjes se Sulltanit ne keto troje :sho::sho:
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Prof. Dr. Kristo Frashëri Historia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është e lidhur aq ngushtë, me emrin e Abdyl Frashërit, sa që kur shqiptojmë emrin e saj, na shfaqet para syve, silueta e patriotit frashërlli. Në të vërtetë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit nuk e themeloi Abdyl Frashëri, dhe askush tjetër, nga ata që morën pjesë në mbledhjen historike të Prizrenit, më 10 Qershor 1878. Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e themeloi, e çimentoi dhe e përjetësoi Rilindja Kombëtare Shqiptare, më saktë, vrulli patriotik i shtresave të gjera shqiptare, të cilat iu përgjigjen kushtrimit që erdhi nga ndërgjegjja historike, për të kundërshtuar rrezikun e copëtimit të trojeve amtare dhe në të njëjtën kohë për të realizuar të drejtat kombëtare, ashtu siç i kishin fituar kombësitë e tjera të Gadishullit Ballkanik. Abdyl Frashëri, ka meritën e madhe se ishte i pari ndër të parët intelektualë që perceptoi madje e parashikoi rrezikun për Kombin shqiptar, që sillte me vete, kriza lindore e viteve shtatëdhjetë, shek. XIX. Siç dihet, krizën lindore të viteve shtatëdhjetë, e provokoi Rusia Cariste, në interes të lakmive të saj ekspansioniste, për të mbisunduar në Gadishullin Ballkanik dhe për të dalë në ujërat e ngrohta të Detit Mesdhe. Jo vetëm Abdyl Frashëri, por të gjithë faktorët politikë shqiptarë, ishin të bindur, se me fitoren e armëve Ruse, Shqipëria jo vetëm nuk do të fitonte asnjë të drejtë kombëtare, por ç’ishte më e keqja, trojet e saj pasi të shkëputeshin nga Perandoria Osmane, do të copëtoheshin midis monarkive ballkanike aleate të Rusisë. Si rrjedhim, sapo Perandoria Ruse, i shpalli luftë, më 23 Prill 1877, Perandorisë Osmane, mbarë qarqet politike-shqiptare u vunë në lëvizje. Por qëndrimi që ato mbajtën, kur filloi lufta, nuk ishte i njëjtë. Pashallarët shqiptarë, që gëzonin mjaft influencë politike në krahinat e tyre, vendosën të prisnin, për të parë, se nga do të anonte kandari i fitores. Madje, jo pak prej tyre, vrapuan së bashku me forcat lokale luftarake, në frontin e luftës, në ndihmë të ushtrisë Osmane, kundër ushtrive Ruse. Përkundrazi Abdyl Frashëri, së bashku me një grup patriotësh demokratë, e kuptuan se kishte trokitur ora e aksionit çlirimtar, pavarësisht se kush do ta fitonte luftën: Rusia apo Turqia. Me këtë rast, Abdyl Frashëri, shpalosi një platformë të re politike dhe ideologjike, për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, e cila në fillim pati pak përkrahës, por shumë shpejt, atë e përqafuan shtresat e gjera të popullit. Platforma që hartoi Abdyl Frashëri i kundërvihej platformës që përpunuan qarqet Sulltaniste të Stambollit. E para, platforma e Abdylit, u drejtohej vetëm shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia fetare dhe krahinore dhe synonte mbrojtjen e interesave Kombëtare të Shqipërisë. E dyta, ajo e Sulltanistëve u drejtohej myslimanëve të kombeve të ndryshme të Ballkanit dhe synonte mbrojtjen e kufijve të Perandorisë Osmane në Evropën Juglindore. Platforma e Sulltanistëve, qe tepër e rrezikshme për interesat kombëtare shqiptare. Së pari ajo, se nuk e shtronte fare çështjen e kombësisë shqiptare si subjekt i të drejtave kombëtare. E dyta ajo, i i konsideronte shqiptarët myslimanë, si pjesëtarë të kombësisë islamike ballkanike. E treti ajo, i nxiste shqiptarët të luftonin për të qëndruar edhe në të ardhmen nën zgjedhën shekullore Osmane, dhe e fundit, e thellonte edhe më tej përçarjen e shqiptarëve të besimeve të ndryshme. Përkundrazi, platforma e Abdyl Frashërit, ishte ndërtuar mbi ideologjinë e Rilindjes Kombëtare, në përshtatje me kushtet e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Platforma e tij, e cila u miratua nga Komiteti Shqiptar i Janinës, në maj të vitit 1877, fill pasi filloi lufta Ruso-Turke, mbështetej mbi katër pilastra. Platforma, mund të kuptohet, po të kemi parasysh, se kur filloi kriza lindore, Shqipëria ndodhej prej katër shekujsh, nën zgjedhën e Perandorisë Osmane, se ajo nuk gëzonte asnjë nga të drejtat kombëtare, të shpallura në shek. XIX, se shqiptarët e besimeve të ndryshme, nuk trajtoheshin si pjesëtarë të një kombësie të vetme, se krerët e krahinave të ndryshme, ishin në rivalitet me njëri-tjetrin, se në arenën ndërkombëtare, shqiptarët shiheshin nga fuqitë e mëdha me syrin e njerkës, se monarkitë fqinje ballkanike kishin lidhur marrëveshje për copëtimin, në favor të tyre, të trojeve të saj, dhe më në fund se miratimi i platformës Sulltaniste islamike, do ta komprometonte më keq, pozitën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Për të kapërcyer situatën e ndërlikuar, të brendshme dhe të jashtme, Abdyl Frashëri kërkonte në radhë të parë bashkimin e të gjitha rrëkeve të rezistencës shqiptare, në frontin e madh të lëvizjes kombëtare dhe realizimin e tij, nëpërmjet traditave të lashta shqiptare, të besëlidhjeve krahinore, për të arritur në besëlidhjen kombëtare. E dyta; në frontin e përbashkët, të merrnin pjesë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga dallimet fetare dhe krahinore për të vepruar si një komb i vetëm dhe për të dëshmuar ekzistencën e tij, si një komb i lashtë. E treta; besëlidhja shqiptare, të veçohej nga Administrata Perandorake, të pajisej me atribute pushtetore, me administratë dhe ushtri të veçantë dhe të luftonte, jo për kufijtë e Perandorisë Osmane por vetëm për mbrojtjen e trojeve shqiptare. E katërta; të shtronte si synim politik, bashkimin e mbarë trojeve shqiptare, të shpërndara në atë kohë në katër vilajete të Ballkanit Perëndimor –Vilajete të Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës, – në një vilajet të vetëm, me emrin “Vilajeti i Shqipërisë”, i cili, do të shndërrohej në kushtet e favorshme, në një shtet autonom ose të pavarur shqiptar. Me realizimin e këtyre, katër parimeve, Komiteti Kombëtar i Stambollit, i cili u krijua në dhjetor të vitit 1877, nën kryesinë e Abdyl Frashërit, kishte besim se do ta thyente, qëndrimin prej njerke, të diplomacisë Evropiane, ndaj çështjes shqiptare, dhe se do ta realizonte më në fund aspiratën e madhe të Rilindjes Kombëtare – krijimin e shtetit shqiptar të pavarur. Disfata që pësoi Perandoria Osmane nga ushtritë Ruse dhe nënshkrimi prej saj më 3 mars 1878, i traktatit të Shën Stefanit, me të cilin parashihej copëtimi i trojeve shqiptare, në favor të tre shteteve sllave të Ballkanit, e ngriti peshë mbarë opinionin publik shqiptar. Në rrethanat e këtij shqetësimi të përditshëm, platforma e hartuar, nga Abdyl Frashëri, e cila tani mbante vulën e Komitetit Kombëtar të Stambollit, në këto rrethana u përqafua edhe nga mjaft pjesëtarë të qarqeve feudale shqiptare. Megjithatë, reaksioni sulltanit islamik, nuk u nënshktrua. Ballafaqimi i dy platformave, vazhdoi gjatë gjithë pranverës së vitit 1878. Veprimtaria që zhvilloi Abdyl Frashëri, gjatë asaj pranvere, ka qenë e jashtëzakonshme. Asnjë nga personalitetet politike të botës shqiptare, nuk na ka lënë gjurmë, në fushën e shkrimeve si Abdyl Frashëri. Ne kemi sot në dorë, një varg shkrimesh, të botuara brenda dhe jashtë Perandorisë Osmane, shkrime në frëngjisht, turqisht, greqisht (ka gjurmë dhe të shkrimeve shqip, por për fat të keq kanë humbur), të cilat trajtojnë çështjen kombëtare shqiptare në gjithë diapazonin e saj politik, historik, linguistik, etnografik dhe diplomatik. Janë shkrime që tregojnë kulturën e gjerë të këtij Rilindësi të madh; thellësinë e admirueshme të mendimit të tij, patriotizmin e rrallë të veprimeve të tij, të cilat tregojnë se ky Frashërlli i madh, shkoi në Kuvendin Kombëtar të Prizrenit, më 10 Qershor 1878, me një përgatitje politike, me një qartësi ideologjike dhe me një militantizëm të begatshëm e të pasur si askush tjetër. Siç dihet, më 10 Qershor 1878, në Prizren në kryeqendrën e Vilajetit të atëhershëm të Kosovës, u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me kryetar Iliaz Pashë Dibrën, kurse Abdyl Frashëri, u ngarkua me funksionin e përgjegjësit, për punët e jashtme. Në bazë të detyrës që mori përsipër, Abdyli u nis menjëherë në Berlin, në krye të delegacionit shqiptar, për t’i parashtruar Kongresit të Fuqive të Mëdha, që u hap më 13 Qershor 1878, peticionin me të cilin kërkohej respektimi i të drejtave kombëtare të shqiptarëve – në radhë të parë paprekshmërinë e trojeve të tyre amtare. Ndërkohë, u vu re se qarqet Sulltaniste të Stambollit, nuk kishin hequr dorë nga platforma e tyre Islamiste. Me nxitjen e tyre në Kuvendin e Prizrenit erdhën edhe delegatë të popullsive myslimane, turke, boshnjake dhe pomake, të cilët me përkrahjen e shefave të Administratës Perandorake dhe me premtimin e ndihmave që do të jepte Porta e Lartë, mundën të bindnin shumicën e delegatëve të Kuvendit, të miratonin më 16 Qershor 1878, një statut me germë dhe me frymë islamike. Statuti me titullin “Karar-name” (libri i vendimeve), përmblidhej në tre parime: Organizata që u krijua quhej jo Lidhja Shqiptare,por “Xhemijet islamik” (komitet islamik), merrte përsipër të luftonte për mbrojtjen e mbarë kufijve të Perandorisë Osmane dhe se myslimanët e Gadishullit Ballkanik, nuk do të ndaheshin kurrë nga Sulltani. “Karar-name”-ja, shkaktoi ashtu siç pritej, kundërshtimin e zjarrtë të qarqeve patriotike shqiptare. Me sa dimë, të parët që reaguan, qenë delegatët Shkodranë, të cilët morën porosi nga komiteti i tyre krahinor, të mos e nënshkruanin statutin, madje as të merrnin pjesë në Organizatën e Prizrenit, në rast se ajo nuk do të hiqte dorë nga programi i saj islamik. Në fakt, si pasojë e këtij kundërshtimi të përgjithshëm, më 2 Korrik 1878, pasi kishin arritur edhe delegatët nga viset e tjera të Shqipërisë, përfshirë edhe delegacionin e kryesuar nga Abdyl Frashëri, Kuvendi i Përgjithshëm i Lidhjes, e hodhi poshtë “Karar-namë”-në. Në vend të saj, Kuvendi miratoi një program të ri, me frymë thellësisht kombëtare, një statut i ngjashëm, me platformën e Abdyl Frashërit. Në vështrimin historik, programi i 2 Korrikut 1878, e vuri Lidhjen e Prizrenit, në shinat e Rilindjes Kombëtare. Për këtë arsye, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, korri sukseset e saj historike në të tri drejtimet e mëdha të Lëvizjes Rilindëse: i detyroi Fuqitë e Mëdha të hiqnin dorë, disa herë nga vendimet e tyre të padrejta, për e shqiptarët, veç kësaj i detyroi kancelaritë e tyre, që tani e tutje të kishin parasysh çështjen shqiptare, si subjekt i të drejtave kombëtare. Së dyti, e tronditi që nga themelet pushtetin shekullor Osman në Shqipëri, duke shpejtuar, tatëpjetën e sundimit të saj shekullor, në viset shqiptare. E treta: e çimentoi bashkimin e mbarë shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësia shoqërore, fetare dhe krahinore, rreth synimit përfundimtar të fitores së Pavarësisë Kombëtare dhe krijimit të Shtetit të Pavarur. Vendin kryesor, si ideolog i këtyre tre fronteve kryesore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e zë pa dyshim, Abdyl Frashëri. Kjo është arsyeja përse emri i këtij Frashërlliu të madh, i cili nuk qe asnjëherë kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është i lidhur ngushtë me historinë e saj.

shqiperiaebashkuar.al
 
Sa tema te bukura keto, sidomos kur lexon turqit humben si humben nazistet.

Inteligjenca ne ektsaz, keto jan komente per keto tema.

Turqit qe mbrojne shqiperin gjate periudhes se sulltaneve, ujku qe ruan kopen e deleve etj etj etj
 
Osmanllinjt jo se mbrojten popullsin shqiptare , por ndaluan vershimin e sllaveve drejt jugut ,
madje jo vetem ndaluan , por dhe i detyruan te terhiqen paksa nga trevat shqiptare .
Ne momentin e ardhjes se otomaneve ne trevat shqiptare , sllavet kishin arritur deri ne Shkumbin .
 
Ah dmth ujku perzuri cakallin te ruante vet delet?
 
Nuk iki pa dhene dhurate token e fundit fal betejave te humbura
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Osmanet nuk ishin pushtuesa, me ata kishim hyrje dalje, edhe sot e kesaj ditje kerkojme hyrje dalje. Cfare ti bejme Grekutq qe ka vene nje gardh e nuk kemi mundesine te perqafohemi dote si vellezer qe jemi. Por ne prape flasim me vellezerit tane sepse para se te iknin na lane disa autopolante, une mendoj se ata qe na i lane te prishur se kur ne flasim zeri nuk shkon as te gardhi i Grekerve, kurse i Turqeve degjohet kudo ne Shqiperi.
 
Pasoja qe edhe sot po i vuajne Shqiptaret .... nuk me besohet qe vihet ne diskutim nje pyetje e tille.. e ne anen tjeter hudhin poshte figuren e heroit to Kombit dhe historine e vendit te tyre.

Vertet qe Shqiptaret jane ne krize te identitetit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top