Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Monique

With or Without u
Ne rradhe te pare tju sqaroj mbi arsyen perse e hapa kete teme ne diskutime shoqerore , e jo ate te historise.

Mendoj se tema duhet te shtrohet ne diskutime te lira dhe jo literatura, pra mbi opinionet te cilat do jene mundesi per te diskutuar .

Personalisht nuk kam ndritur ne histori, plus faktin qe historia qe ne kemi mesuar le shume per te deshiruar.

Nga cfare kam lexuar , studiusit apo me sakte akademiket Turq ngulojne se Osmanet nuk e pushtuan Shqiperine por e shpetuan.
Bazuar ne faktet se Shqiperia nuk ishte toke e lire ne ate kohe por nen trysnin e Grekeve, Sllaveve dhe Italianeve. Pushtim do te thote te marresh gjithcka dhe ta cosh ne vendin e pushtuesit, dhe sipas turqve kjo ska ndodhur kurre, pasi ata kane investuar ne Shqiperi.
Plus kesaj ata bazohen edhe ne faktin se Turqia ka patur 36-37 (ne mos gaboj) kryeministra shqiptare qe kane drejtuar Turqine (por ne fakt kjo nuk eshte e vertete, kane udhehequr Perandorine Osmane). Sami frasheri pervec himnit turk , ka shkruar enciklopedine e Turqise. Keto jane fakte.
Pra pare ne kete kendeveshtrim sipas tyre ata na ndihmuan apo shpetuan. Por bazuar ne dokumentat e akademikeve tane kjo nuk rezulton te jete e vertet.
Turqit pervec se shkaterruan dhe u imponuan ne fe, te gjithe prodhimin e vendit 95 % te tij e conin ne Turqi, pra teza e investimeve (pervec xhamive) nuk qendron.
Shqiperia nuk ka qene e pushtuar nga Greqia asnjehere. Revolucioni Grek u be ne 1821 e cila pasoi edhe me krijimin e shtetit grek, dhe Shqiperia ne 1912 shpalli pavaresine.
Shqiptaret Turqise i duheshin per sundimin e popujve te Ballkanit dhe Azise, por jo per te krijuar shtetin Shqiptar, pasi mjaft te kujtohet historia dhe persiatjet e Ismail Qemalit.
Shqiptareve nuk i lejohej te shkruanin Shqip....(e kete vec turqia e serbia e kane bere).
Shqiptaret Katolik investonin cdo gje kishin per te mesuar gjuhen Shqipe brezat, por Turqia me ane te mercenareve shqiptare i digjnin dhe i vidhnin pasurine.
Mos te harrojme Lidhjen e Prizrenit e cila u mbrojt me gjak , pasi mesymja aty ishte pikerisht nga Osmanet.
Dhe ne fund, nese vertet mendohet se Osmanet nuk na pushtuan per 1000 vjet ath le te thuhet e njejta gje fillimisht nga Bullgaria, Rumania, Serbia, Greqia se deri ne shqiperi Osmanllaret nuk erdhen me katapult...

Vetem dicka, diskutimin le ta bejme si njerez, pa fyerje e pa ofendime...thx.
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

@Monique,
Une e kuptoj qe ti je shume vajze e mire dhe do ti japesh cdokujt mundesine te shprehe mendimin e tij.Ti e di qe kete gje ta them me sinqeritetin dhe seriozitetin me te madh!
Por........une te pakten s'do marr pjese ne kete debat dhe te them edhe pse.
Historia e Shqiperise eshte shkruar me gjak , me Mund , me djerse, me perpjekje shekullore.
Nese pretendohet qe ketu jemi ne nje Forum shqiptar ska kuptim qe disa te mbrojne historine kundrejt disa te tjereve.A jemi te gjithe shqiptare ketu apo jo?Po?Atehere pse duhet te mbrojme Figuren e Heroit tone kombetar?Pse duhet te mbrojme historine tone?A jemi te gjithe shqiptare apo jo?
Aaaaaaa, nese ka te tjere qe e kundershtojne historine tone atehere i bie qe jo te gjithe qenkemi shqiptare.Te mohosh historine e Shqiperise ose ta shtremberosh ate nuk eshte veper shqiptari.Eshte kufiri sine qua non!
Keshtu qe debati bie akoma pa nisur!
Jemi ne demokraci do thuash ti, githsecili ka te drejte te jape mendimin e tij!
Po moj ke te drejte, por mendimi jepet per motin, per artin, per dashurine, jo per historine e nje kombi.Historia eshte shkruar nje here nga historianet, historine se shkruajme dot as une e as ti, aq me pak ata qe kane te njejtin mendim me ish- pushtuesit tane!
Do thuash ti-Pune Po mire or cun Le ta rishkruajne historine e Shqiperise, duan ta bejne, Le ta bejne!
Po moj le ta bejne, kush tha jo, por jo si shqiptare sepse Shqiptaret e dine mire Historine e tyre.
E kam thene-Ti Mund ta mohosh historine e Shqiperise ose ta shtremberosh ate por Nese ben nje gje te Tille eshte pak e veshtire per te mos e thene e pamundur ta qush veten shqiptar!
E keshtu ti Monique-Ja pse per mua ky debat ka mbaruar pa filluar fare!
Do thuash ti-Pune e madhe se nuk do komentosh ti, ka te tjere Sa te duash!
E moj mire mire se e di qe S'te behet vone per komentet e mia lol
Une thjeshte dhashe mendimin Tim te qarte si burimi i maleve shqiptare, te bukur si natyra jone shqiptare, te drejte si krahet e shqipes kur sulmon prene, dhe te llogjikshem si thinjat e Gjergj Kastriotin dhe Ismail Qemalit bashke :)

Ps-A ma pranon kete frazen permbyllese si krijim per muajin tjeter se me pelqeu shume lol
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Ku është mor Lauri, qe s'po ndëgjohet i gjallë?!?!

Po s'du more të flas për këtë temë me lloj-lloj njeri të mësyshuar,
që kanë frikë se mos dëgjojne të vërtetën.

Për temën ia ke qëlluarë Moni, por shpresoj në një të afërm jo shumë të largët
do të dalin bashbisedues të rinj. Për vete sinqerisht jam lodhur.
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

E verteta dhemb tek ata qe pelqejn genjeshter ne nuk jane shqiptar!

une po nis diten me te madhin shqiptar qe na çil syte e mendjen !!!!!
image.jpg
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Ne tema historie duhet me fol me referenca ne fakt, se s'eshte pune shijesh, Lol

Une i di Pushtues! Njihet si pushtimi Otoman. Madje ketu e 7 vjet kam qene ne nje mbledhje rinore(internacionale) e hapen pikerisht ket muhabet. Me pyet nje Turke, si thua ti? Kane qene otomanet e atehershem clirues apo kaq heronj sa po flitet ketu?! Personalisht i kam thene kete gje: "S'besoj! Nqs ajo perandori do kish qene cliruese dhe ka sunduar me drejtesi nuk do kish rene!" A ja kam fut kot? S'e di vallahi!Nga ana tjeter ka dhe historian/ intelektual qe thone se historia e Shqiperise duhet rishikuar pasi ka dhe pavertetesi! Kete e kam lexuar neper lajme apo deklarata sidomos ne muajin nentor ndodh cdo vit, ja do vij nentori prap! Detaje nuk di! Keshtu qe s'kam pse flas kodra pas bregu! Lol

Ama, turqit e sotem une nuk i kam armiq dhe nuk do i fajesoj asnjeher per pushtimin Otoman! E dua Stambollin, ka art dhe kulture te mahnitshm. I dua turqit e mire ashtu si australianet apo italianet.Kam miq nga cdo kontinet e shtet. E shkuara ka ikur, e tere bota ka qene ne lufte, i forti sa plackitur dhe sunduar te dobetin! Ama sot, pranojme te shkuaren dhe ecim para si te ndertojme nje vend te paqes dhe koekzistences! A po e arrijme dot!? Ne rang global ndoshta jo, por individualisht kush do e ben!
 
Eshte mallkimi me i madh per popullin tone nqs vihet ne dileme kjo qe turqit mbrojten,apo pushtuan vendin tone.

Nuk ndikohem e te shkruaj ne baze emocionesh.

Misioni i tyre ka qene nje e i vetem(asimilimin total te kesaj popullsie duke i kthyer ne turq),duke ua shuar fare,fis,zakon,tradite,kulture dicka qe e arriti,e per kete kemi pasoja qe do vuajme akoma dekada.
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Ne tema historie duhet me fol me referenca ne fakt, se s'eshte pune shijesh, Lol

Une i di Pushtues! Njihet si pushtimi Otoman. Madje ketu e 7 vjet kam qene ne nje mbledhje rinore(internacionale) e hapen pikerisht ket muhabet. Me pyet nje Turke, si thua ti? Kane qene otomanet e atehershem clirues apo kaq heronj sa po flitet ketu?! Personalisht i kam thene kete gje: "S'besoj! Nqs ajo perandori do kish qene cliruese dhe ka sunduar me drejtesi nuk do kish rene!" A ja kam fut kot? S'e di vallahi!Nga ana tjeter ka dhe historian/ intelektual qe thone se historia e Shqiperise duhet rishikuar pasi ka dhe pavertetesi! Kete e kam lexuar neper lajme apo deklarata sidomos ne muajin nentor ndodh cdo vit, ja do vij nentori prap! Detaje nuk di! Keshtu qe s'kam pse flas kodra pas bregu! Lol

Ama, turqit e sotem une nuk i kam armiq dhe nuk do i fajesoj asnjeher per pushtimin Otoman! E dua Stambollin, ka art dhe kulture te mahnitshm. I dua turqit e mire ashtu si australianet apo italianet.Kam miq nga cdo kontinet e shtet. E shkuara ka ikur, e tere bota ka qene ne lufte, i forti sa plackitur dhe sunduar te dobetin! Ama sot, pranojme te shkuaren dhe ecim para si te ndertojme nje vend te paqes dhe koekzistences! A po e arrijme dot!? Ne rang global ndoshta jo, por individualisht kush do e ben!

Sole nese e sheh edhe titulli nuk thote Turqia, por Osmanet, pra diferencimi i koheve eshte bere.
Sigurisht qe nuk i fusim ne nje kallup, personalisht kam njohje me shtetas turq dhe sic e kam thene edhe diku, gjykoj apo ve ne peshore individin dhe jo perkatesine e tij fetare apo prejardhjen.

Mua ky me duket paradoksi me i madh, fakti pse edhe e hapa kete teme, sepse shqiptaret e Kosoves apo shqiptaret e Shqiperise mendojne se Osmanet ishin paqedashes dhe na mbrojten, kur nderkohe vete turqit (keta qe njoh une) thone se ajo kohe ka ndikur edhe per vete Turqine negativisht.

Tani vihet ne dileme cdo gje....sigurisht qe historia duhet rishikuar, por kjo pjesa e skenderbeut e osmaneve nuk ka cte rishikohet pasi cdo dokument qe ka dale eshte autentik (flas per arkivat e venedikut e shume arkiva te tjera) . Ajo cka duhet pare eshte historia e Shqioerise se luftes nacional clirimtare ....aty po!
Kjo pjese e historise se osmanllinjeve eshte ceshtje interpretimi me pas....ti lexon historine dhe e interpreton si ty te vjen me mbare.
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Si sot Amerika qe ka pushtu boten , edhe osmanet ne kohen e tyre kane pretenduar ta sundojne tere boten . Dallimi qendron se Osmanet kane munduar me sundimin e tyre ta perhapin fjalen e Zotit . Kurse , Amerikanet e bejne te kunderten ! Dhe askush nuk thote ne Kosove qe Amerika eshte Sunduese ne bote . Sepse rasti I shqiptareve Si ne kohen e Osmaneve dhe te Amerikanevel ne rrethanat qe kane sunduar dhe sundojne keto fuqi boterore per neve shqipetareve keto dy Perandori Jane cliruese edhe pse ne bote mund te jene ne vende tjera pushtuese .
 
Redaktimi i fundit:

Cen vertet mendon se Amerika ne rastin e Kosoves duhet te krahasohej me Osmanet ne rastin e Shqiperise?
 
a e kupton arsyen se ketyre tipave nuk u duhet ti jepet e drejta as Te shprehen... kjo eshte rrit femije te te vrasin oj Monique !

Ps: Cen , shko o budall se skane hap fjalen e Zotit por te kane perdhunuar si nga gjeni edhe nga truri !
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Jo mu s'me duket normale mua ti thote tjetrit shko o budall!

Sol nese neser femijet e cenit do mesojne kete histori sipas cenit, dije se do fillojne te besojne edhe qe serbi nuk i ka masakruar , nuk i ka perdhunuar, nuk ka vrare femije e pleq, nuk i ka hequr nenave shtatezane femijen nga barku duke ja zevendesuar me mace....etj etj
Por do besoj se serbi ishte zotni burre , qe kosoven dhe shqiptaret i donte fort dhe femija im qe do dije te verteten do i thote jo budalla por zog budallai...

me kape???

per aq kohe sa ne harrojme sepse kemi memorien e shkurter dhe historine e bejme si na pelqen mos prit me shume se aq.

E vetmja gje qe me pelqen Greqia eshte fakti se ruan me fanatizem, nje histori qe nuk eshte as e saja...edhe greqia ka qene ne lufte, por nuk ka shkaterruar asgje, vetem i ka glorifikuar historite e saj.....
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Cen vertet mendon se Amerika ne rastin e Kosoves duhet te krahasohej me Osmanet ne rastin e Shqiperise?

Jam me telefon e spo muj shkruj detajisht .
Amerika Te krahasohet me P.Osmane eshte gjynahe , po ne rrethanat e clirimit Te Kosoves mund Te qendroj . Seppse Te njeten situat me sllavet dhe greket kemi qene Si shoqeri Te rreIkuar nga asimilimi sllav . Po me sundimin e Osmaneve shqiptaret me shume se kurre u ngriten dhe vetedijesuan per Te bere shtet . Osmanet shkuan , shqiptaret qene Te afte Te Benin shtet . E kupton ? Perdhunimet , krimet e gjerat e tilla Te kota , Jane genjeshtra Te historianeve . Mund Te kete qarje dhe padrejtesi ne qeverisjen e vendit nw periudha Te ndyshmw nw Perqndorin Osmane . Ama Te i japin kuptim vetem bardhe e zi asaj periudhe 500 vjete , sic besoni ju per Perandorine Osmane eshte abursditet I llojit Te vete . Sepse po Te ishin aq Te keqij sic pretendoni ju , paradhesit tane sishin bere Te gjithe musliman . 90% Te shqiptareve I ke sot nw bote musliman . KY eshte fakt I gjalle .

Sa per nivelin e kultures se anatares me siper nuk humbi kohe Te mirrem me tw .
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Monique

Vetem qe femijeve Te mi nuk do Tia mesoj historine bardhe e zi per 100 vjete Te sundimit Te sllavit . Do Tia mesoj kohen e Millosheviqit , do Tia mesoj kohen e Titos etj. E kupton ? Historia per periudhe 500 vjeqare nuk mesohet me 2 faqe !
E nese e mesoj femijen tem ne kete mwnyre , sic I kemi mesimet shkollore - arsmimore , do Te dal femija me nivelin e kultures se Enderres !
 
Se ke kapur ckam thene , mund ta lije edhe pa koment

ishin hipoteza , dhe permbi te gjitha ishte paralelizem...qofsh mire :)
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Perdhunimet , krimet e gjerat e tilla Te kota , Jane genjeshtra Te historianeve

Ose nk.e din miré historin dhe gojêdhenat e popullit ose ...
Ne kemi vende nê shqiperi ku graté janê hellur né hunmerat per ti shpetuar perdhunimeve te ushtarve turq .,
se ishin merzitur me njêri -tjertrin .
بndrra ju thoté te ver8 e ju si geshtenja ne zjarr.
Shiheni të ver8 e historin e popullit toné se nk.luftuan kot 500-vj.o qorra merrni gjyslyk nqs.ju nevojiten .
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Okay pra, une kam ca pyetje llogjike:

Pushtimi otoman 500 vjet! Dmth per 500 vjet me radhe ne u dhunuam, perdhunuam, dhe u masakruam? Po si nuk u shuam pra?
E dyta,
Pse Shqiptaret pranuan te bashkpunonin me qeverine Turke?! Pse pranuan te kishin poste? PSe nuk u flijuan te gjithe?!
Dhe e treta:
500 vjet pushtim do te thote te kesh mundesi ta besh rrafsh nje vend picirruk sa ne, te vendoseshin vete turqit dhe te flitej vec Turqisht!

Une s'jam per glorifikim te asaj periudhe por dhe ca pikpytje i kam, dmth qe ka tendence te behet sketerre cdo gje e otomanve, ose te nxirren sikur kane bere me mizori sec kane bere vertet. Dhe s'jam e vetmja qe e them per ate pune. Ka dhe studiues te huaj qe e pranojne. Dhe kush mundet mund ti pergjigjet ketyre pyetjeve pa problem fare dhe do i lexoj me kersheri.
 
Se sh.nga ju u shitet te turku e ne te tjr.su shuam se luftuam pa reshtur e su perkulem .

Jam me cel.se do flisja e mê gjatê ...
 
jo ishin 1000 vjet :) , tani nese kerkon numrin e te perdhunuarave apo masakruareve je totalisht out.
Edhe Enveri per 50 vjet vrau e preu....por su shuajtem. mjafton kaq te mendosh dhe llogarine e ke ne tave.
Ne diktature pse u konvertuam ne majmuna???

Dhuna dhuna..sol[/COLOR]
E dyta,
Pse Shqiptaret pranuan te bashkpunonin me qeverine Turke?! Pse pranuan te kishin poste? PSe nuk u flijuan te gjithe?!

Edhe ketu te njejten pergjigje ke....ath e dashur sol e pranon se ishim te pushtuar, c'donte Osmani ne vendin tone??? kjo eshte pyetja numer 1 qe duhet te beje.
Pse su flijuan...sepse u shitem per ate qe njeriu ka te shtrenjte ...JETEN! Si beri nena te tere Trima!

Dhe e treta:
500 vjet pushtim do te thote te kesh mundesi ta besh rrafsh nje vend picirruk sa ne, te vendoseshin vete turqit dhe te flitej vec Turqisht!

Per kete ke informacione sa te duash, sepse jo vetem turku , por edhe gjermani edhe italiani qe pushtuan viset tona smunden...e as serbia nuk ja doli, pse??? sepse nuk mund te shuhet gjuha e nje kombi....sado e sido!

Une s'jam per glorifikim te asaj periudhe por dhe ca pikpytje i kam, dmth qe ka tendence te behet sketerre cdo gje e otomanve, ose te nxirren sikur kane bere me mizori sec kane bere vertet. Dhe s'jam e vetmja qe e them per ate pune. Ka dhe studiues te huaj qe e pranojne.

Sketerre eshte historia per cdo pushtues Sol....tani nese doni ti vini lulka ia veme , por jo vetem otomaneve....ia veme edhe gjermanit edhe italianit edhe rusit...me ne krye hitlerin!
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Se sh.nga ju u shitet te turku e ne te tjr.su shuam se luftuam pa reshtur e su perkulem .

Jam me cel.se do flisja e mê gjatê ...

E pra po pse u shiten ata(jo ju se skam pas lind ateher une, as baba im). Pse turku nuk i vrau te gjithe ata (jo ata qe u shiten) PSe nuk shfarosi krejt monumentet? Edhe nqs mundet ndokush te thoje: Kur dhe si nisi dhe pushtimi Osman? DMth si hyne per here te pare ne Shqiperi? C'ndodhi ne kohe te bizantit.. DMth krejt etapat :D Pse ka patur dhe aleanca me ta?

Se di, por 500 vjet jane shume. Dhe ne kemi ndihmu ne ate jetegjatesi. (ne-grek shqiptar e ballkan)
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Sketerre eshte historia per cdo pushtues Sol....tani nese doni ti vini lulka ia veme , por jo vetem otomaneve....ia veme edhe gjermanit edhe italianit edhe rusit...me ne krye hitlerin!

moj une lulka nuk ve hic, por s'shof gjekundi te flitet per perdhunimet e gjermanit.
Plasem pas otomanve(qe shumekush i quajne turq, Lol)
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

E pra po pse u shiten ata(jo ju se skam pas lind ateher une, as baba im). Pse turku nuk i vrau te gjithe ata (jo ata qe u shiten) PSe nuk shfarosi krejt monumentet? Edhe nqs mundet ndokush te thoje: Kur dhe si nisi dhe pushtimi Osman? DMth si hyne per here te pare ne Shqiperi? C'ndodhi ne kohe te bizantit.. DMth krejt etapat :D Pse ka patur dhe aleanca me ta?

Se di, por 500 vjet jane shume. Dhe ne kemi ndihmu ne ate jetegjatesi. (ne-grek shqiptar e ballkan)

Osmanët ishin pasardhës të turqve oguzë. Këta u shpërngulën si tribu nga Azia Qendrore dhe u vendosën në Anadoll në fund te shek. XI, pas disfatës së rëndë ushtarake që turqit selxhukë i shkaktuan Perandorisë Bizantine (1071), së cilës i morën pjesën më të madhe të zotërimeve që kishin në Azinë e Vogël.

Jep nje telenovele turke Klani Ertogrul, shihe se aty i ka zanafillat kjo pune lol
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

moj une lulka nuk ve hic, por s'shof gjekundi te flitet per perdhunimet e gjermanit.
Plasem pas otomanve(qe shumekush i quajne turq, Lol)

Ti e para po i therret Turq....nderkohe qe une snuk..Sol korrigjo veten :p
Moj ti shoqe...une solla nje teme per osmanet se kjo u be teme...cfare argumenti eshte kjo
Neser e hapim edhe per luften nacional clirimtare, por aty kemi dakortesi te gjithe....ketu jo!

Po mohojme nje histori dhe e deformojme vetem per hir te bindjeve fetare...tashi lojra fjalesh mos bej me mua!
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Ti e para po i therret Turq....nderkohe qe une snuk..Sol korrigjo veten :p
Moj ti shoqe...une solla nje teme per osmanet se kjo u be teme...cfare argumenti eshte kjo
Neser e hapim edhe per luften nacional clirimtare, por aty kemi dakortesi te gjithe....ketu jo!

Po mohojme nje histori dhe e deformojme vetem per hir te bindjeve fetare...tashi lojra fjalesh mos bej me mua!
Une s'e di si te duket ty. Lojra fjalesh?!?! Seriously?!
Sa per deformime per bindje fetare! Po me paragjykon valle?! Une Skenderbeun e kam hero se luftoi si shqiptar jo se mori titullin: Kalores i krishterimit! Dhe ne histori flitet dhe per kohen gjate atij sudnimi dhe nuk eshte 500 vjet perdhunime o goc mo.
Une ta thash sh qarte, qe nje perandori-pushtim te jetoje aq gjate do te thote qe u ndihmua perderisa ne shqiperi ( e shtete tjera) zgjati aq shume, se pushtimi ka qene nkrejt ballkanin. kaq. ju tan flisni une do ju lexoj :D

p.s. i qujti dange, Lol
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Sa shume frymezim keni per te fol per tema te tilla :p

Na mbrojten?!!!!!!
Nga doli kjo?
Na pushtuan,na moren "frymen" per 500 vjet me radhe.
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Le ta dije bota mbare, se une ma nuk jam shqiptar - ka thone Gjergji i Fishtes :D
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Une s'e di si te duket ty. Lojra fjalesh?!?! Seriously?!
Sa per deformime per bindje fetare! Po me paragjykon valle?! Une Skenderbeun e kam hero se luftoi si shqiptar jo se mori titullin: Kalores i krishterimit! Dhe ne histori flitet dhe per kohen gjate atij sudnimi dhe nuk eshte 500 vjet perdhunime o goc mo.
Une ta thash sh qarte, qe nje perandori-pushtim te jetoje aq gjate do te thote qe u ndihmua perderisa ne shqiperi ( e shtete tjera) zgjati aq shume, se pushtimi ka qene nkrejt ballkanin. kaq. ju tan flisni une do ju lexoj :D

ja pra kur thua "nuk eshte 500 vjet perdhunim", po kush e tha kete mi....po pse mi cdo dite e nate keta osmanet luftonin , perhapeshin apo perdhunonin...

kjo eshte loje fjalesh se kapesh ne detaje qe kuptimin ja di shume mire. 500 vjet ishin pushtim moj...

Sol sigurisht qe do flasim te gjithe , por minimalisht nga ty pres standart bisede dhe llogjike (perpos shakave)
ta thashe edhe me pare, pas 500 vjetesh edhe per serbine kete do thone , nuk perdhunoi ja kane fut kot...
Sigurisht qe eshte ndihmuar nga shqiptare dhe arsyet dihen...ishin per post , para dhe pushtet. Ali pasha dhe kompani..
Por ti prape spo merresh me thelbin por po shperndahesh.

Tani ishin a nuk ishin pushtues Osmanllinjte??? dhe jo vetem ne Shqiperi (sepse e ke ne krye te temes nese e ke lexuar) gjithe ballkanin.
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Le ta dije bota mbare, se une ma nuk jam shqiptar - ka thone Gjergji i Fishtes :D

e sakte....por e di per ke e kish Fishta kete....se vdisni me i nxjerr gjerat jashte kontekstit

e kishte per ata tregtare te cilet Atdheun e perdorin per pasurim personal, e shesin dhe e mohojne ate!

Ja dhe gjithe poezine qe sdi pse sot me vjen kaq afer...

Le ta dij Shqypnia mbare,
Se mbas sodit nuk jam shqyptar…!!!
"Sot per mue Leka e Skenderbegu,
Jane Paloke Cuca e Jaho Begu.
T'a dije Shqypnija
Pra, sheklli mbare
Se ma mbas sodit
Une s'jam Shqyptar
Kur t'm'leverdisin
Un kam me shndrrue
Sa here t'due fisin
Keshtu, kam me ra
Un n'mbrame Grek,
Kam me ndjehe n'nesret
Shkja ja Zejbek.
Luftet e Kastriotit
E t'Dukagjinit
Un kam me i mbajtun
Per dokrra hinit"

Kjo poezi dhe Koha e Maskarenjve e Ali Asllanit , kam pershtypjen qe ne cdo kohe ti lexosh , duket sikur koha ka qendruar ne vend per kete popull te mykur!
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

ja pra kur thua "nuk eshte 500 vjet perdhunim", po kush e tha kete mi....po pse mi cdo dite e nate keta osmanet luftonin , perhapeshin apo perdhunonin...

kjo eshte loje fjalesh se kapesh ne detaje qe kuptimin ja di shume mire. 500 vjet ishin pushtim moj...

Sol sigurisht qe do flasim te gjithe , por minimalisht nga ty pres standart bisede dhe llogjike (perpos shakave)
ta thashe edhe me pare, pas 500 vjetesh edhe per serbine kete do thone , nuk perdhunoi ja kane fut kot...
Sigurisht qe eshte ndihmuar nga shqiptare dhe arsyet dihen...ishin per post , para dhe pushtet. Ali pasha dhe kompani..
Por ti prape spo merresh me thelbin por po shperndahesh.

Tani ishin a nuk ishin pushtues Osmanllinjte??? dhe jo vetem ne Shqiperi (sepse e ke ne krye te temes nese e ke lexuar) gjithe ballkanin.

Une temes i jam pergjigj me komentin e pare! Ta kam thene te qarte!
Ajo qe doja te thoja ne keto komente eshte se: Turqia arriti aty ku arriti fale Ballkanit! Pra me pak fjale Ballkani krejt e ndihmoi pushtuesin te qendronte 500 vjet! Kaq!
 
Titulli: Osmanet e pushtuan apo e mbrojten Shqiperine?!

Une temes i jam pergjigj me komentin e pare! Ta kam thene te qarte!
Ajo qe doja te thoja ne keto komente eshte se: Turqia arriti aty ku arriti fale Ballkanit! Pra me pak fjale Ballkani krejt e ndihmoi pushtuesin te qendronte 500 vjet! Kaq!

ok e kuptoj...por nuk po flisnim per kete qasje Sol
Sigurisht moj qe u ndihmua, sigurisht qe kishte plot shqiptare qe kishin interesa...por kjo ka ndodh kudo ne kohe lufte
ballistet cfare ishin?
gjithsesi ajo cka po flisja une , nuk eshte e kete kontekst dhe tema u hap pasi shume thone se otomanet nuk ishin pushtues , por na ndihmuan.
mohojne historine e skenderbeut duke na e shitur per hero patatinash
dhe falenderojne zotin se shyqyr erdhi osmani e na beri myslyman....dmth rrofte sebepi i bie ??

se edhe ketu llogjika eshte pa lidhje, I thuhet flm qe me ke perdhunu , vra , e pre per te me bere myslyman.
se nuk mund te beheshim si gjithe bota e ne , me zgjedhje te lire...
 
Jo jo, nuk kam aq njohuri sa te bej keto deklarata. E kuptoj interesa personale, por ka patur raste dhe per te shpetuar nje te keqe me te madhe. psh midis 2 pushtimesh zgjedh njerin me pak te keq. Edhe keshtu thuhej ne disa krahina per tu mbrojn nga sllavet shqiptaret ju drejtuan per. osmane. Tani nqs e mbaj mend gabim apo ja kan fut kot ato historian po ja fus dhe une.
Sa per fene! Po ce lidhni kot. Se per ate pune turku coi ate fe dhe ne Greqi po ata su bene, ndonese u vrane. Feja ka shku e ne kine e azi juglindore ku nuk shkeli kembe pushtimi turk apo gjetke.

p.s. e kuptoj qe duhet te themi a esht pushtues (gje e rithene 100 here) apo mbrojten shqiperine, por perderisa ne prap per ate perandori po flasim s'besoj se jemi jasht teme.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top