OSBE: Zgjedhjet ende larg standarteve

WxP

Staf në FV.AL
zedhenesi-osbe.jpg
OSBE rithekson ato arritje dhe kritika qe u thane edhe ne raportin paraprak te kesaj organizate nje dite pas zgjedhjeve. Zedhenesi i OSBE-se, Jens Hagen Heshenbaher ka pohuar ne nje interviste per “Deutsche Welle se standartet nderkombetare u arriten pjeserisht. Ai theksoi se u shenua progres ne hartimin e listave dhe votimin me karta, por shtoi se ky proces u cenua rende nga votimi familjar.

“Jane vene re edhe shume aspekte negative. Ka pasur raste presioni, shfrytezimi i votimit familjar. Standartet u plotesuan pjeserisht. Problem mbetet edhe politizimi ne organizimin e zgjedhgjeve dhe polarizimi i organizimit”, shton Heshenbaher.

Ne vijim, ai ka vene theksin ne arritjet qe duhet te beje vendi me zgjedhjet e ardhshme, duke kerkuar qe partite politike dhe te gjithe aktoret e organizimit te zgjedhjeve duhet te bashkepunojne per te kapercyer mosbesimin dhe te krijojne nje ure besimi te votuesve tek sistemi.




TOP-CHANNEL
 
me mire kane qene zgjedhjet e kaluara..votohej sot,neser sapo zgjioheshe nga gjumi merrej vesh kush kishte fituar:(.......se na lane pa gjume :p
 
Me vjen keq te konstatoj nje gje, Shqiperia dhe mentaliteti shqiptar mund te riflektohen edhe ne forume ku shqiptaret shkruajne, bile edhe ne kyte forum, njerzit o jane te djathte ekstrem o te majte ekstrem, nuk ekziston as edhe nje gram objektiviteti.
Dhe ky mentalitet qe shfaqet edhe ne kyte forum eshte duke e lene Shqiperine prapa, sepse njerzit mbyllin syte edhe para evidences mjafton qe te fitoje partia qe bejne tifo.
Ky militantizem na çon ne vjelljen e votave dhe ne kerkimin e fitores me ç'do kusht, dhe natyrisht qe standartet nuk arrihen. Jam i sigurt qe te gjithe antaret e ketije forumi po te ishin duke numeruar kutite e votimit, po te kishin mundesi do t'a kishin manipuluar voten ne favor te partise se tije.
Nje faktor i tille ne boten prendimore quhet, "provincializem", dhe ne shqiptaret jemi "provincial", dhe do t'a kemi shume te veshtire qe te shkeputemi nga kjo kulture provinciale.
Behet gjithe kjo lufte se kush do te fitoje, por nese shikojme programet e dy partive te medha nuk kuptohet se ku fillon njeri dhe ku mbaron tjetri. Dhe me paturpesine me te madhe keto dy parti jane duke e çuar vendin ne nje klime mos-qeverisese. Askush nuk do te jete ne gjendje te qeverise, ka dy dite qe e theksoj, pamvarsisht nga pazarlleqet qe do te behen.
__________________
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top