Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

OSBE, ODIHR NATO e KE, Konferenca e perbashket

Përfaqësuesit e katër organizmat ndërkombëtare OSBE, ODIHR NATO e KE, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për të dhën raportin paprak mbi zgjedhjet e së dielës, të cilat konsiderohen si test i Shqipërisë për Bashkimin Europian. Me ton të ashpër, të butë, kritik apo qortues Koordinatori special i ekipit të përkohshëm të vëzhguesve të OSBE në Shqipëri, Volfang Grosruk, ambasadorja e ODIHR,Audrey Glover, Kryetari i Asamblese parlamentare te NATO-s, Bruce George dhe drejtuesja e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës, Corien Jonker dhe ishin te perbashket ne nje qendrim: "Ka përparime por nuk janë arritur ende standardet" .

Grosruk: U shfrytëzua administrata per fushate
Koordinatori special i ekipit të përkohshëm të vëzhguesve të OSBE në Shqipëri, Volfang Grosruk vlerësoi se dita e zgjedhjeve përgjithësisht shkoi e qetë dhe paqësore pa incidente."Në përgjithësi vëzhguesit e vlerësuan pozitiv në shumicën e qendrave. U konstatuan shkelje, si hapja me vonesë e qëndrave të votimit, vështirësisë për bojën dhe votim familjar"- vërejti Grosruk ndërsa shtoi se raportin përfundimtar OSBE / ODIHR do ta jap pasi të ketë vëzhguar procesin e numërimit që është në vazhdim e sipër. "Ende herët për të dhënë vlerësim përfundim pasi numërimi i votave dhe rezultate janë në proces e spër. Vlerësimi përfundimtar do të varet nga fazat që janë në proces"- deklaroi Grosruk.

Grosruk vlerësoi se Shqipëria është maturuar, ka bërë progres por ka ende standarde që duhen arrirë që Shqiprëia të ketë progres. “Shqipëria është maturuar, Ka bërë progres të dukshëm por ka një sërë cështjesh që duhen trajtuar. Duhet të themi që Shqipëria është në rrugën e duhur. Të gjitha cështjet që ne kemi nxjerrë në listën tonë qofshin madhore apo jo, duhen patjetër që tëi zgjidhin që Shqipëria të ketë progres”- nënvizoi koordinatori i vëzhguesve. Grosruk vëren si shkelje të standardeve përdorimin e punonjësve të administratës publike për fushatë zgjedhore si dhe vuri ne dukje gjuhen e ashper te perdorur nga politikanet.

”Ka pasur presion ndaj punonjësve të sektorit publik gjatë zgjedhjeve. Kjo tregon mungesën e kulturës dhe dëmton klimën politike. Politikanët duhet të punojnë shumë që fokusi duhet të jetë atu k'u është vërtëtë, në luftën për të përmirësuar jetën e shqiptarëve.Fushata parazgjedhore ishte aktive dhe e gjallë e qetë, por me disa incidente dhune dhe me një gjuhe te ashpër ”

Jonker e KE: Politika shqiptare e dominuar nga meshkujt. Media të mos jetë tribune e partive
Drejtuesja e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës, Corien Jonker vuri theksin nw pjesëmarrjen e gruas nw parlament dhe në politikë. Jonker u shpreh e bindur se shoqëria shqiptare ka potencialin për të ndërtuar një shoqëri demokratike si shembujt perëndimorë. Politika shqiptare është e dominuar nga meshkujt. Duhet të pranojmë që edhe gratë duhet të kenë përfaqësuesen e tyre në parlamament. Në kuadër të monitorimit të medias pëfaqësuesja e asamblesë parlamentare të KE këshilloi mediat që të mos jenë tribunë e partive politike, por në shërbim të informimit të publikut.

Zgjedhjet, Bruce George: Nuk u arriten standardet e kerkuara
Në lidhje me raportin paraprak të OSBE-së për zgjedhjet, Kryetari i Asamblesë së NATO-s ka theksuar se në bazë të fakteve të mbledhura nga vëzhguesit e shpërndarë në të gjithë vendin, Shqipëria ka ende punë për të bërë dhe standardet e kërkuara nuk janë arritur ende. “Disa prej jush do të mbeten të zhgënjyer nga raporti, disa të tjerë do të mendojnë se është agresiv por duhet thënë se gjerat që kemi thënë në raport janë të bazuara mbi fakte. Shqiperia ka patur arritje, por ende ka shumë punë për të bërë. Nuk keni arritur aty ku duhet ka ende punë, por unë kam shpresë se rekomandimet tona do të shërbejnë për zgjedhjet e ardhshme ” u shpreh kreu i Asamblesë së NATO-s.

Ndërkohë George ka këshilluar Shqiptarët ta shohin raportin si këshillues për të bërë të mundur përmirësimin e pikave në të cilat çaloi procesi zgjedhor i këtij viti. Ai ka dhënë edhe disa rekomandime, duke e vënë theksin në përpjekjet që duhet të bëjnë shqiptarët për të konsideruar politikën një mjet për të arritur marrëveshje dhe kompromis. Kreu i Asamblesë së NATO-s përmendi disa nga incidentet që shoëruarn procesin dhe më pas e mbylli fjalën e tij duke thënë se kushti kryesor për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian është plotësimi i të gjitha standardeve të kërkuara.

Glover: Zgjedhjet te lira e te ndershme? Po monitorojme numerimin
Ambasdarja e ODIHR u tregua e qartë në deklaratën e saj se raporti përfundimtar nëse këto zgjedhje ishin të lira dhe të ndershme do të jepeshin pas përfundimit të procesit të numërimit dhe nxjerrjes së rezultateve. “Vëzhguesit tanë do të monitorojnë procesin e numërimit të votave dhe të nxjerrjes së rezultateve” Vlerësimi përfundimtar i zgjdhjeve do të varet nga këto faza. Për këtë ekipi ynë do të qëndrojë në Shqipëri për të vëzhguar procesin dhe për të parë ankesat deri në përfundim. Ne do të nxjerrim një raport të plotë 8 javë pas mbylljes së procesit zgjedhor”- sqaroi Glover. Gjatë fjalës së saj Glover ka vlerësuar si profesioniste punën e KQZ-së, ndërsa kritikoi partitë për mos emërimin në kohë dhe brenda afateve zgjedhore komisionerët” .

Glover: Mediat të njeanshme
Glover tha se mediat ishin të njëanshme dhe patën një pasqyrim të kufizuar. ”Transmetuesit mediatikë ishin të njëanshëm dhe patën një pasqyrm të kufizuar për disa parti. Bordi i monitorimit të medias ka bërë vlerësime të njëanshëmrisë”. Glover kërkoi që të përsërisë edhe një herë së nuk kishte ardhur me një axhenda të mëparshme dhe se vlerësimet për këtë proces ishin korrekte dhe duke u mbështetur në fakte. “Si unë ashtu dhe kolegët e mi kemi ardhur pa një axhenda të mëparshme. Jemi këtu pa idera të marra më përpara apo njëanshmëri. Kemi funksionuar në mënyrë të panashme pasi kështu funksionojnë misionet e ODIHR. Theksuam herë pas here se do të jenë faktet ato që do flasin dhe asnjë nuk na ka vënë në pikëpyetje. Pyuetjes së një gazetari nëse këto zgjedhje ishin të lira e të ndershme ambsadorja Glover iu përgjigj: ”Të lirë e të ndershme nuk janë më termat që i përdorim në vlerësimet tona. Ato që duhet të bëjmë është ti vlerësojmë duke i krahasuar me standardet. ثshtë ende herët për të dhënë një vlerësim të plotë. Kjo është arsyja që do të vëzhgojmë të gjithë procesin. Të shikojmë atë që ka ndodhur para ditës së zgjedhjeve, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe më pas. Deri sa të përfundojmë numërimi ne nuk japim një vlerësim. Ende herët për të dhënë një vlerësim përfundim". Të gjitha konkluzionet ishin raport i mbledhur nga 30 parlamentarë të asamblesë së OSBE-së që ndodhesh në Shqipëri që prej javës së shkuar, si dhe 400 vëzhguesve ndërkombëtarë të cilët mbikëqyrin procesin e votimit.

Gazetaexpress
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back