OSBE-ODIHR-i: “Dush të ftohtë” Shqipërisë për zgjedhjet

Зngjεll

___________
Deklaratat e krerëve të misionit dhe ambasadorit Withers

“Ende nevojiten përpjekje për përmbushjen e standardeve të kërkuara”
Një tjetër shans i humbur, rezultuan zgjedhjet e datës 28 qershor. Ashtu si jemi mësuar tashmë, në vlerësimin e ndërkombëtarëve dhe këtë herë janë bërë hapa para, por që mbetet akoma shumë për të bërë. Në një deklaratë të dhënë dje, Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve doli në përfundim se procesi zgjedhor në Shqipëri demonstroi përmirësim, por gjithashtu konstatoi se shkeljet vazhdojnë. Vëzhguesit thanë se zgjedhjet shënuan një progres të prekshëm për sa i përket futjes së procedurave të reja të regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve, si dhe miratimit të një kuadri të përmirësuar ligjor. Por vëzhguesit theksuan gjithashtu, se këto përmirësime u eklipsuan nga politizimi i aspekteve teknike të procesit dhe shkeljet e vërejtura gjatë fushatës, të cilat e dobësuan besimin e publikut tek procesi zgjedhor. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe paqësore dhe atmosfera u përmirësua. Vëzhguesit e vlerësuan procesin e votimit pak më pozitiv sesa ai i zgjedhjeve të kaluara, por vërejtën shkelje procedurale të lidhura veçanërisht me të shënjimit me bojë dhe votimin e përhapur familjar.

Deklarata

Misioni tha se ishte shumë herët për të bërë vlerësim përfundimtar, pasi numërimi i votave dhe nxjerrja e rezultateve nuk ka përfunduar ende. “Vendi ka fituar pjekuri, ka përparuar, dhe shumë frikëra, që kemi pasur vetëm disa muaj më parë, nuk janë konkretizuar. Unë, sigurisht, jam i gëzuar për progresin që pamë, por janë ende një numër i konsiderueshëm çështjesh që duhen trajtuar, veçanërisht klima e polarizuar politike”, tha Wolfgang Grossruck, zëvendës Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Kordinatori Special i Misionit të Vëzhguesve Afatshkurtër të OSBE-së. “Këto zgjedhje treguan se populli shqiptar ka gjithë potencialin për të ndërtuar një shoqëri demokratike si ato në vende të tjera evropiane. Tashmë bie një përgjegjësi shumë e madhe mbi autoritetet dhe aktorët kryesorë politikë në vend, të cilët duhet të punojnë shumë për të krijuar besimin e qytetarëve tek procesi zgjedhor demokratik”, tha Corien Jonker, kryetare e Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Raporti

Misioni vëren në raporti se ka zhvillime pozitive, por edhe disa negative në kryerjen e këtyre zgjedhjeve. “ثshtë bërë progres që nga zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2005. Megjithatë ende nevojiten përpjekje më të mëdha nga të gjitha forcat politike, me qëllim përmbushjen e standardeve të kërkuara ndërkombëtare”, tha Bruce George, kryetari i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. “Kodi i ri Zgjedhor, miratuar me konsensusin e të dy partive kryesore politike, prezantoi një sërë përmirësimesh dhe garancish të rëndësishme, veçanërisht për sa i përket regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve. ثshtë për të ardhur keq, pasi niveli i lartë i mosbesimit mes palëve, përdorimi i aktiviteteve zyrtare për qëllime fushate dhe akuzat për presion mbi zgjedhësit nuk e rritën besimin e publikut në procesin zgjedhor”, tha ambasadorja Audrey Glover, kryetare e Misionit të Vëzhguesve Afatgjatë të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR).

KSHH: Zgjedhjet arritje, por dhe probleme

Komiteti Shqiptar i Helsinkit vëren se procesi zgjedhor i 28 qershorit ka pasur arritje në krahasim me proceset zgjedhore të mëparshme. KSH: U shmang fenomeni i Dushkut, por s’u shmangën votimet familjare. Në një konferencë për shtyp kryetarja e KSHH-së, Aurela Anastasi, nënvizoi anët pozitive si dhe anët negative që u vërejtën në këtë proces nga 150 vëzhguesit e kësaj organizate, të cilët kanë monitoruar procesin e votimit në të rang vendi. Po kështu, në raport KSHH jep dhe vlerësimin për fushatën zgjedhore. Ndër hapat pozitivë të procesit zgjedhor vërehen faktin se për herë të parë u parashikuan shanset e barabarta gjinore për sa i përket pjesëmarrjes së gruas në garën elektorale.
”Gjithashtu pozitive ishte dhe pajisja e qytetarëve me karta identiteti, ç’ka përjashtonte përdorimin certifikatës, si dokument identifikimi për të votuar, që linin vend për abuzime”, tha Anastasi. KSH vëren si shqetësues faktin që mjaft kryetarë komune apo bashkie, të cilët kanë hyrë në garën elektorale për deputet, nuk kanë hequr dorë nga mandati i tyre si kryetar komune apo bashkie. Kjo, vëren KSHH, është bërë temë debati dhe në mbledhjet e KQZ-së.

Grosruk:U shfrytëzua administrata për fushatë

Në përgjithësi vëzhguesit e vlerësuan pozitive punën në shumicën e qendrave. U konstatuan shkelje, si hapja me vonesë e qendrave të votimit, vështirësisë për bojën dhe votim familjar. Ende herët për të dhënë vlerësimin përfundimtar, pasi numërimi i votave dhe rezultatet janë në proces e sipër. Vlerësimi përfundimtar do të varet nga fazat që janë në proces.

Jonker: Media të mos jetë tribune e partive

Politika shqiptare është e dominuar nga meshkujt. Duhet të pranojmë që edhe gratë duhet të kenë përfaqësuesen e tyre në parlament. KE këshillon mediat, që të mos jenë tribunë e partive politike, por në shërbim të informimit të publikut.

Bruce George: Nuk u arritën standardet e kërkuara
Disa prej jush do të mbeten të zhgënjyer nga raporti, disa të tjerë do të mendojnë se është agresiv, por duhet thënë se gjërat që kemi thënë në raport janë të bazuara mbi fakte. Shqipëria ka pasur arritje, por ende ka shumë punë për të bërë. Nuk keni arritur aty ku duhet, ka ende punë për të bërë.

Andrey Glover: Po monitorojmë numërimin

Vëzhguesit tanë do të monitorojnë procesin e numërimit të votave dhe të nxjerrjes së rezultateve. Deri sa të përfundojmë numërimin ne nuk japim një vlerësim. ثshtë ende herët për të dhënë një vlerësim përfundimtar.

Olli Rehn: Përmirësimet u eklipsuan nga politizimi i aspekteve teknike
Përmirësimet e nënvizuara edhe në konkluzionet paraprake të OSBE-ODIHIR, ku nënvizohen përparime konkrete në disa fusha, janë eklipsuar nga politizimi i aspekteve teknike të procesit, si dhe dhuna e vënë re gjatë fushatës zgjedhore.

Havier Solana: Punoni për të ardhmen

Ne përgëzojmë popullin shqiptar, për angazhimin e tyre koletiv për një të ardhme të ndërtuar mbi bazën e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe transparente. Duke pritur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të djeshme, ne inkurajojmë të gjitha partitë të riafirmojnë angazhimin e tyre për reformat e nevojshme, përfshirë edhe aftësinë e mjaftueshme administrative për të garantuar implementimin e atyre reformave./TO/
 
NATO kërkon mospolitizimin e anëtarësimit

Flamuri i NATO-s shoqëronte të gjitha mitingjet e Partisë Demokratike, por jo vetëm kaq. Në çdo fjalim elektoral kryeministri, Sali Berisha, përmend dhjetëra herë anëtarësimin në këtë aleancë si një arritje personale. Një gjë e tillë ka shqetësuar vëzhguesit e ardhur nga Asambleja Parlamentare e NATO-s.

Bruce George, kryetari i delegacionit të kësaj asambleje, ka qenë më i prerë, kur ka deklaruar se nuk janë arritur standardet dhe ka kërkuar që të bëhet më shumë.

Një lajm i keq ky, për shkak se fakton se Shqipëria nuk ka plotësuar njërën pjesë të kushteve për anëtarësim në NATO, pikërisht pjesën politike, atë të demokracisë në vend. George madje ka vuajtur vetë presionin e këtyre zgjedhjeve në një qendër votimi e thotë se këto gjërat mund të mos bien shumë në sy në vendin tonë, por për një vend që aspiron NATO-n, është problem i madh.

“Raporti ynë shfaq zhvillime pozitive, por edhe disa negative në kryerjen e këtyre zgjedhjeve. ثshtë bërë progres që nga zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2005. Megjithatë, ende nevojiten përpjekje më të mëdha nga të gjitha forcat politike, me qëllim përmbushjen e standardeve të kërkuara ndërkombëtare”, - tha Bruce George.

“Politika duhet parë si shërbim, si mundësi për marrëveshje dhe kompromis. Duhet të ketë respekt mes partive politike”, - u shpreh George.

“Keni shumë punë për të bërë për të arritur standardet e BE, qeverisjen demokratike, reformat në gjyqësor, profesionalizmin e medieve, vendosjen e shtetit të së drejtës, të qeverive vendore dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, - u shpreh George.

“Shpresoj që raporti përfundimtar që do të publikohet javët në vazhdim të jetë udhëzues dhe frymëzues për të ardhmen tuaj”, - tha ai.

Kreu i asamblesë së NATO-s premtoi mbështetje, ndërsa theksoi se arritjen ose jo të standardeve e kanë në dorë shqiptarët.


KiE: Mos bëni thjesht ligje, por zbatojini ato


Zyrtarja e Këshillit të Evropës, Corien Jonker, ka prekur një shqetësim që ajo si grua e ndjen shumë. Sipas saj, edhe pse u bë një ligj për përqindjen e grave në lista, ai nuk garantoi se ato do të jenë në lista.

Jonker ka qenë e drejtpërdrejtë, kur ka thënë se nuk mjafton që të hartosh ligjet, por ato duhen zbatuar, e madje duhet ruajtur zbatimi sipas frymës së tyre.

“Këto zgjedhje treguan se populli shqiptar ka gjithë potencialin për të ndërtuar një shoqëri demokratike si ato në vende të tjera evropiane. Tashmë, bie një përgjegjësi shumë e madhe mbi autoritetet dhe aktorët kryesorë politikë në vend, të cilët duhet të punojnë shumë për të krijuar besimin e qytetarëve te procesi zgjedhor demokratik”, - tha Corien Jonker, kryetare e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Jonker ka folur shumë edhe për nevojën e pavarësisë së medieve. Sipas saj, mediet nuk duhet të jenë tribuna të asaj se çfarë thonë partitë, por se ato duhet të jenë raportuese të pavarura të problemeve që kanë njerëzit./Tema/


 
Ore ndajeni mendjen me keto standarte ne europen as ne enderr nuk e shohim............
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top