Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

OSBE,Lenarçiç: Po ju vëzhgojmë, jemi të shumtë në numër

Drejtori i OSBE/ODIHR-it, Janez Lenarçiç, i cili ka mbërritur në Tiranë për të vëzhguar nga afër procesin e votimit, zhvilloi sot një taim me zv/kryeministri dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në një prononcim për mediat, Lenarçiç u shpreh se këto zgjedhje janë maft të rëndësishme.

“Jemi koshient për rëndësinë e këtij procesi zgjedhor, prandaj jemi këtu të shumtë në numër. Kemi rreth 300 vëzhgues dhe bashkëpunëtorë në të gjithë vendin, të cilët vijnë si një plus për ekipin që ndodhet tashmë në një periudhë afatgjatë në Shqipëri, i cili është i ndarë në ekipin specialist dhe vëzhguesit afatgjatë”. Kjo është deklarata e drejtorit të OSBE/ODHIR , Janez Lenarçiç ka bërë sot paradite.

Drejtori i OSBE/ODHIR i cili ka mbërritur në Tiranë për të vëzhguar nga afër procesin e votimit, fillimisht zhvilloi një takim me zv/kryeministri dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme.Më pas pritet të takojë dhe presidentin e vendit Bamir Topi.

Ai paralajmëroi se të martën do të dalë deklarata paraprake për këtë proces zgjedhor. “I kemi kushtuar shumë vëmendje vëzhgimit të procesit deri në këto momente. Koordinimi akoma nuk është përqëndruar në fazat në vazhdim, të cilat do të jenë votimi, numërimi dhe publikimi i rezultateve. Të martën do të paraqesim për publikun të dhënat paraprake dhe deklaratën paraprake për procesin e votimit’, tha Leanrçiç.

Sipas tij, “qëllimi i këtij vlerësimi nuk është që të japim një gjykim. Qëllimi është që të japim një vlerësim objektiv të këtij procesi, në mënyrë që të punohet me rekomandimet e këtij komisioni në të ardhmen, në mënyrë që procesi elektoral në këtë vend të përmirësohet akoma më tepër. Ne kërkojmë që t'i japim edhe një sens ambicieve të Shqipërisë”. Ka sqaruar Lenarçiç, raporton atsh.
(s.g/BalkanWeb
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back