Origjina e PANDELI MAJKOS, ky socialist i "shquar"

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
Në verën e vitit 1991, në Ambasadën e Bullgarisë në Tiranë u paraqit një grup shtetasish shqiptarë me nacionalitet të supozuar bullgar, kryesisht me origjinë nga Gollobërda, Gora dhe Prespa, të cilët qenë nismëtarë për krijimin e shoqatës "Ivan Vazov", e cila do të bashkonte bullgarofonët e Shqipërisë.Në këtë grup qe dhe një djalë i ri, që binte në sy për dy veti që do të mbeteshin më të spikaturat për të edhe në të ardhmen, se flokët kishin filluar t' i thinjeshin shumë shpejt dhe se vazhdimisht qeshte. Kur i erdhi rradha që të prezantohej, njeriu që kryesonte grupin, Namik Dokle (i cili meqë ra fjala më pas nuk pati më dëshirë që t' i kujtohet kjo aventurë bullgare sepse familjarët e vet u bënë nismëtarë të orientimit të Gorës nga Serbia), me sensin e vet të njohur të humorit, e prezantoi djaloshin si: inxhinier Pandeli Majko, bullgar i padyshimtë dhe i pastër, jo vetëm nga emri, por edhe nga shpirti.
Pandeli Majko reagoi duke bërë të vetmen gjë që ai realisht di të bëjë, ai qeshi. Diplomati bullgar që i priste dhe të cilit i bëri përshtypje mbiemri i të riut, pyeti për origjinën e tij. Djaloshi Pandeli Majko tha se origjina e familjes së vet qe nga Prilepi i Maqedonisë ku pati lindur babai i vet, Sotir Majko. Në kohën e Jugosllavisë monarkiste familja e gjyshit të Pandeli Majkos emigroi në Shqipëri për shkak se përndiqej nga autoritetet jugosllave për pjesmarrje në lëvizjen nacionale bullgare të shtetasve jugosllavë me kombësi bullgare. Familja Majko pas disa peripecish u vendos në Gjirokastër, gjë për të cilën Pandeliu sot pëlqen ta quajë veten gjirokastrit, por pa mundur dot të identifikohet me një nga fiset e vjetra të një qyteti shumë tradicionalist si Gjirokastra, ku familjet autoktone të tregojnë edhe sot se ku e kanë pasur shtëpinë të parët e tyre në shekullin XIX.
Pandeliu gjithashtu i tha diplomatit bullgar se babait të vet, Sotirit, i cili qe një aviator ushtarak, shteti shqiptar i Enver Hoxhës për shkak të origjinës bullgare dhe ndjenjave të zjarrta probullgare, pas prishjes të Shqipërisë me bllokun lindor, i pati hequr të drejtën e fluturimit, pasi dyshonin se do të ikte me gjithë avion në atdhe, në Bullgari, çka përbënte një provë të persekutimit të minoritetit bullgar në Shqipëri. Kuptohet se në një familje të tillë Pandeliu qe edukuar me një përkushtim të zjarrtë ndaj nënës Bullgari. Të gjitha këto Pandeliu i tha natyrisht duke qeshur. Ja pra sesi u gjend Pandeli Majko në këtë aventurë bullgare. Në verën e vitit 1991 Pandeli Majko qe një student i inxhinierisë mekanike që priste të diplomohej në një degë që në Shqipërinë nuk e kohës, kur industria e kohës së komunizmit pati pësuar kolaps të plotë, nuk hapte asnjë perspektivë për t' u punësuar. اfarë do të bënte djaloshi 24 vjeçar Pandeli Majko me diplomën e inxhinierit mekanik, diplomë kjo që në Shqipërinë e vitit 1991 vlente praktikisht aq sa njëzet centimetra lëkurë viçi me të cilën qe veshur, aq më tepër që Majko dhe notat i kishte të ulta? Sigurisht asgjë. Djaloshi Pandeli Majko qe në kërkim të një alternative. Atëhere qe koha kur në Shqipëri inicohej krijimi i gjithfarë shoqatave dhe organizatave të etnive dhe kështu Pandeliu një ditë dëgjoi për nismën për krijimin e shoqatës së shtetasve shqiptarë me origjinë bullgare.

Atëhere thuhej se kjo shoqatë do të kishte mbështetje të madhe financiare nga shteti bullgar dhe diaspora bullgare në Perëndim, çka për Pandin do të thoshte një alternativë për të nxjerrë bukën e gojës pa shumë mund. Kështu që Pandi, të cilit iu kujtua historia familjare bullgare, e kapërceu "Rubikonin" dhe iu përkushtua çështjes nacionale bullgare, duke zgjedhur të qe një "minoritar" bullgar në Shqipëri. Por Pandeliu nuk i eci dhe aq në këtë aventurë pasi grupi nismëtar i shoqatës "Ivan Vazov" u bë shpejt një fole intrigash, ku një zog ende pa pupla nuk akomodohej dot. Por, Namik Dokle, nismëtari i krijimit të shoqatës "Ivan Vazov" qe ai që do t' i hapte Pandit perspektivën e vërtetë, duke e lançuar djaloshin Pandeli Majko në politikë.
Në fund të vitit 1991, kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, qe duke kërkuar të rinj të përshtatshëm për të krijuar forumin rinor të PS, që do të bëhej i njohur si Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar. Në konceptin e Nanos, fjala "i përshtatshëm" në këtë rast do të thoshte që duheshin gjetur njerëz të tillë që, në perspektivë, mos t' ia rrezikonin Nanos postin e kryetarit të partisë, as edhe pas një kohe shumë të gjatë. Nano synonte që ta përdorte forumin rinor të PS si një çelës për të hapur portat e qendrave të rëndësishme ndërkombëtare që mbeteshin të mbyllura për PS-n, duke fillar që nga Internacionalja Socialiste.
....

Titulli: Origjina e PANDELI MAJKOS, ky socialist i "shquar"

Keto perallat me mbret le te shkruhen e te rishkruhen sa te duan , por un mendoj se njerez e politikan si Pandeli Majko i duhen shum shqiperis per te ecur perpara ..
 
Agro , mos mendo se une meqe solla kete artikull kam gje me P.Majkon Si politikan ,per mua eshte nje nga politikanet me te mire tani per tani Ne Shqiperi.
poooor asgje nuk[/B] duhet te ngelet e fshehte per asnje nga ata qe duan dhe duam te kene fatet dhe frenat e kesaj karroce qe quhet Shqiperi ne duart e tyre.apo e kam gabim??
dhe kjo gjje nuk mund te thuash se eshte perralle me mbret,,se keto jane me shkresa nga ambasadat.ndoshta ishte gabim moshe nga Majkoja por asgje nuk duhet te ngelet e fshehte qofte per gabim me qellim qofte pa qellim.lakuriqesine e E.Rames kemi 10 vjet qe e mbajme neper goje,apo jo?
 
Bledo , keta te rinjte keshtu hidhen "ne kukla" kot . Flasin pa ditur gje
Kur t'u shkoje dhe ketyre "uji ne brinje " si ne atehere do flasin ndryshe
Ku ka ze nuk eshte pa gje
Te gjitha keto qe perdora me lart jane fjale popullore Agro e embla Agro
 
Majko, Ilir Meta e ca si keta ne librezen e tyre te punes kane te shenuar qe ne diten e pare K/minister
Ne asnje vend te botes nuk behesh dot i pari i vendit sapo merr nje diplome dhe qe 23 vjec
Me shani gjithe diten e mendoni per "sindromat" e mia sa te doni , po ne kete vend dy jane kategorite:
1) Ata qe drejtojne, jane ne 7 breza spiuna te agjentuarve te huaja
2) Ate qe ulin kokat e pranojne te qeverisen prej tyre , jane njerez mendje ngushte pa vizion, mjafton ne krye te jete nje gomar me samar vetem te jete i PD apo i PS te gjithe vrapojne te votojne , askush nuk e kundershton
Ketu ne kete vend duhet nje revolucion tip Zhan d'Ark , e ta mbushesh Lanen me koka ...
Po kush ta beje revolucionin , te vdekurit ....!!!!?
 
Titulli: Origjina e PANDELI MAJKOS, ky socialist i "shquar"

PANDELI MAJKO definitivisht eshte politikani me TRIM dhe i MENCUR jo vetem en SHIPERI por ne te gjitha TROJET SHQIPETARE !!!
 
Titulli: Origjina e PANDELI MAJKOS, ky socialist i "shquar"

Shume e turpshme...

Si nuk doli nje figure shqiptare qe te mos ta kete te kaluaren kaq te njollosur, prejardhjet kaq te dyshimta, qellimet kaq te mistershme dhe atdhedashurine kaq ne pikepyetje ???

Mqs jemi tek pikepyetjet, a drejtohet valle Shqiperia nga shqiptare ?
 
Titulli: Origjina e PANDELI MAJKOS, ky socialist i "shquar"

Pandeli Majko dhe Qemal Mixhozi jan politikanet me te mire Socialist,

Pandeli Majko nuk ishte ne gjendje te merrte asnje hap madhor kombetar kur ishte lufta ne Kosove, per kete ai nuk e beri ,sepse nuk ishte guximtar.

Pandeli majkos i mungon Trimeria.
 
Titulli: Origjina e PANDELI MAJKOS, ky socialist i "shquar"

Keto perallat me mbret le te shkruhen e te rishkruhen sa te duan , por un mendoj se njerez e politikan si Pandeli Majko i duhen shum shqiperis per te ecur perpara ..

Nuk jane peralla me mbret keto qe shkruhen per Mjakon, eshte e vertete qe eshte bullgar,andej nga Korca keta quhen shule ,dhe ka qene kandidat per deputet ne zonen e Maliqit me duket.si eshte bere kryeminister dhe keto te tjerat nuk e di.Sa per kosoven e mbaj mend qe ka dhene nje interviste ne opinion, dhe thote qe ne nje mbledhje te forcave aleate eshte pyetur nga Shreder [me duket] se cili do te qe pozicjoni i shqiperise nese NATO do te ndalonte bombardimet ne serbi pas kerkesave te shumta te greqise dhe disa vendeve te tjera .Ky eshte pergjigjur se nese kjo do te ndodhte atehere shqiperia hyn ne lufte .Se sa e vertete eshte kjo nuk e di. Nese po atehere eshte per tu lavderuar per guximin . ps........ edhe une mendoj qe eshte nje politikan i mire megjithese do para pelqeja te me qeveriste nje shqiptar me plot kuptimin e fjales
 
Titulli: Origjina e PANDELI MAJKOS, ky socialist i "shquar"

Kam shume respekt dhe i jam shume borxhli ketij personi!
 
Titulli: Origjina e PANDELI MAJKOS, ky socialist i "shquar"

Pandeli Majko eshte shume here SHQIPTAR nga disa qe kane vertet gjak Shqiptari......
 
Titulli: Origjina e PANDELI MAJKOS, ky socialist i "shquar"

Keto perallat me mbret le te shkruhen e te rishkruhen sa te duan , por un mendoj se njerez e politikan si Pandeli Majko i duhen shum shqiperis per te ecur perpara ..

Mendimin tim e ka shprehur agrodolce, mire do ishte te kishte me shume politikan si Majko por per fat te keq si thone kot : Njehere lind nena djale
 
Titulli: Origjina e PANDELI MAJKOS, ky socialist i "shquar"

Agro , mos mendo se une meqe solla kete artikull kam gje me P.Majkon Si politikan ,per mua eshte nje nga politikanet me te mire tani per tani Ne Shqiperi.
poooor asgje nuk[/B] duhet te ngelet e fshehte per asnje nga ata qe duan dhe duam te kene fatet dhe frenat e kesaj karroce qe quhet Shqiperi ne duart e tyre.apo e kam gabim??
dhe kjo gjje nuk mund te thuash se eshte perralle me mbret,,se keto jane me shkresa nga ambasadat.ndoshta ishte gabim moshe nga Majkoja por asgje nuk duhet te ngelet e fshehte qofte per gabim me qellim qofte pa qellim.lakuriqesine e E.Rames kemi 10 vjet qe e mbajme neper goje,apo jo?

Absolutisht dakort me gjithcka cfar ke shkruar e ke ber shum mire , por ajo cka dua te them un esht se ka rensi me shum puna e tij si politikan, sesa cfar prejardhje ka ai , sepse te jesh i sigurt qe pjesa tjeter qe jan ne politik ka koh dhe hiqen si shqipetar 100 % kan ber e po bejn akoma e do bejn njemije t'zezat ;)
Kshu qe per mendimin tim akoma sesht prej afrike :D nese esht i zoti te di te economis vendin e te udheheq vendin perpara , bujrum le te v
ij ...
 
Titulli: Origjina e PANDELI MAJKOS, ky socialist i "shquar"

Bledo , keta te rinjte keshtu hidhen "ne kukla" kot . Flasin pa ditur gje
Kur t'u shkoje dhe ketyre "uji ne brinje " si ne atehere do flasin ndryshe
Ku ka ze nuk eshte pa gje
Te gjitha keto qe perdora me lart jane fjale popullore Agro e embla Agro

Me vjen keq te te them qe po hiqesh sikur po din , por gabohesh ncncnc :D
Agro do te thot e tharte :D e jo e embel ...

Ku ka ze nuk esht pa gje , aty jam mese dakort , por duhet ti shikosh punen njerzeve e jo gunen , hajt se do mesosh se e re qenke ke koh
;)
 
Titulli: Origjina e PANDELI MAJKOS, ky socialist i "shquar"

Se mos duhet ta gjykojme edhe Edit Durhamin si joshqipetare dhe ti harrojme veprat e saja?

Une e simpatizoj shume Majkon si politikan. E vetmja gje qe ai vertete ka deshtuar ka qene tragjedia e 9 Janarit kur ai ishte minister i mbrojtjes. Eshte politikan largpames dhe shume bashkohor. Sikur politikanet shqipetare te ishin te kategorise Majko dhe Topi ne pushtet shqiperia do te ishte krejt ndryshe sot besomeni.

Sa e lire eshte shqiperia mbas pothuaj nje shekulli pavarsi?!
 
Esht shum e lire :D gati gati nje zero me xhufka ;) si ne komunizem e si ne demokrazi (i thencin ) i njeti avaz esht , nje person qe komandon gjithcka , nga krye gjykata e deri tek pastruesi ...
 
Pandeliu eshte nje nder politikanet e mi te preferuar!! :)
 
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;979541 said:
Te gjitha politikanet quhen ndryshe edhe ******** spo e them se e dine vete. Pandi eshte nga ata politikane pa bosht.

Nuk habitem me kete te fundit,sepse ne Shqiperi qe te kesh bosht,duhet te kesh formim egersire dhe i rrethuar me kriminel droge e krimi.
Pandeliu gjynafqari nuk i gezon asnjeren nga keto dyja.
Nuk eshte politikan per ne Shqiperi Pandeliu dhe as Lulzim Basha ne fakt.
Se dhe Lulin pikerisht terreni teneqe qe kane politkanet dhe shtresa po aq teneqe e militantve i han "koken politke" dhe vendimet e tij duken lojra kukllash.
 
Nuk mund ta perkufizosh "Boshtin" ne forme te tille, sepse nuk ka lidhje me antivleren! Eshte koncept dhe jo njesi matese. Bosht eshte ajo fryme e njetrajtshmeri nder vitet e jetes tende, eshte formimi dhe ideali yt per diçka qe kerkon ta arrish medoemos.

E pra Pandeliu eshte nje hiç asgjekundi me shfaqet e tij neper podiume kur i hyn ne pune ndokujt. Kjo sdo te thote qe ai ska vlera, por jo ato qe perpiqet te kete.

Lulushi nuk ka lidhje me politiken, me teper eshte nje bisnesmen dhe burokrat kolltuqesh se sa nje individ me ambicie lideri. Thjesht i ka mbetur dopjo gjashta ne dore te ziut nga Argita dhe ska nga tja mbaje.
 
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;979585 said:

Shiko,une te bera permledhjen e thjesht,te kuptueshme qe dikush i ben boshtit aktual ne Shqiperi.
Pastaj boshti ne konceptin e ti linear politik ,produktivisht pozitiv per nje popull, jam dakort qe duhet te jete sic e ke pershkruar ti.
 
Pikerisht se jetojme ne shqiperi nuk duhet ta ushqejme kete forme etiketimi per "Boshtin".
Fjala vjen meqe po flasim per Pandin! Eshte lloji i individit pa nje trajte, ka vetem nje moto: une jam i kuq (majte), dhe asgje tjeter nuk perçon ky individ.
Ky opinion i imi vjen per pasoje sepse une ndjek jeten politike edhe pa u angazhuar ne të, por edhe ne rastet kur jam takuar me Pandin neprmjet te treteve pasi sme lidh asgje me ate individ. Ne tavoline eshte nje Hiç asgjekundi qe nuk merr pjese ne bisede, mjafton me ca aprovime bajate me dy fjale ose tundje koke.
Kam idene se Pandi eshte mbase edhe me moton; Mos bej armiq, dhe rri prane individeve te pushtetshem politik. Le te ndjekim Pandin nder vite, prane Fatosit, Ilirit, dhe se fundmi Rames pa bere as gek as mek. Nuk e shoh asnjehere te vetme te kete nje ide te tijen ta mbroje me pathos apo ti kundervihet diçkaje te gabuar. ( a thua e majta ska gabuar kurre)?

Zakonisht nuk jam fort i mbare per te perkedhelur ndokend prandaj besoj Pandi do me fale.

Ps; te siguroj qe Pandi ka bere shume para nepermjet shoferit te tij personal te dikurshem qe tashme nuk jeton me, pasi zullumi i hengri koken.
 
Redaktimi i fundit:
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;979610 said:
Pikerisht se jetojme ne shqiperi nuk duhet ta ushqejme kete forme etiketimi per "Boshtin".
Fjala vjen meqe po flasim per Pandin! Eshte lloji i individit pa nje trajte, ka vetem nje moto: une jam i kuq (majte), dhe asgje tjeter nuk perçon ky individ.
Ky opinion i imi vjen per pasoje sepse une ndjek jeten politike edhe pa u angazhuar ne të, por edhe ne rastet kur jam takuar me Pandin neprmjet te treteve pasi sme lidh asgje me ate individ. Ne tavoline eshte nje Hiç asgjekundi qe nuk merr pjese ne bisede, mjafton me ca aprovime bajate me dy fjale ose tundje koke.
Kam idene se Pandi eshte mbase edhe me moton; Mos bej armiq, dhe rri prane individeve te pushtetshem politik. Le te ndjekim Pandin nder vite, prane Fatosit, Ilirit, dhe se fundmi Rames pa bere as gek as mek. Nuk e shoh asnjehere te vetme te kete nje ide te tijen ta mbroje me pathos apo ti kundervihet diçkaje te gabuar. ( a thua e majta ska gabuar kurre)?

Zakonisht nuk jam fort i mbare per te perkedhelur ndokend prandaj besoj Pandi do me fale.

Ajo cfare une mund te theme eshte qe,kam 10 vjet e ikur nga shqiperia,cfare do thote nuk jam afer ngjarjeve atje.
Por ama ,me aq sa informohem ,rasti konkret flas me saktesisht per kohen kur une isha ne Shqiperi.
Pandeli Majko ishte nje figure e re politike,nje djal virtuoz, dhe me ide te pastra dhe shume luajal dhe i llogjikshem ne bindjet e ti ndaj te tjerve.
Tani rrjedhen nder vite une sua di mire,por sic precipitohet pas afro 25 vjetve kemi nje situat kaq kaotike politike.
Tregon qe te miret,te zotet dhe ata pak njerez me cip syri i kane ngrene te gjalle.
Ndaj dhe Pandeliu zgjedh me seshumti heshtjen (mendoj une)dhe tejkalimin pa rene shume ne sy.
I vetem mes ujqerish,ose duhette behesh ujk e te shqyesh delet dhe ti,ose i therret ujkut bab me shpresen qe sdo te shyqej lekuren.
 
ne politike eshte prap pandeliu?!...sa pike ka humbur nga koha kur ishte ne kolltuk.. eshte bere shume i urte nga studenti revolucionar me imazhin e shqiperise neser... e kam stimuar si politikan kete njeri...
 
Fiks Jana,dhe une dikur ishte nje nder politikanet qe me shpirt e mbeshtesja. :)
Mesa duket "rulota" e ti eshte shuar nder vite.
 
e famshmja periudhe qeveria teknike apo straordinare...
asnjeher nuk kam kuptuar mire ne nuk ka dashur te mbush xhepat e te behet si shoket apo eshte i tille ne forme urithi... ???
 
Ajo cfare une mund te theme eshte qe,kam 10 vjet e ikur nga shqiperia,cfare do thote nuk jam afer ngjarjeve atje.
Por ama ,me aq sa informohem ,rasti konkret flas me saktesisht per kohen kur une isha ne Shqiperi.
Pandeli Majko ishte nje figure e re politike,nje djal virtuoz, dhe me ide te pastra dhe shume luajal dhe i llogjikshem ne bindjet e ti ndaj te tjerve.
Tani rrjedhen nder vite une sua di mire,por sic precipitohet pas afro 25 vjetve kemi nje situat kaq kaotike politike.
Tregon qe te miret,te zotet dhe ata pak njerez me cip syri i kane ngrene te gjalle.
Ndaj dhe Pandeliu zgjedh me seshumti heshtjen (mendoj une)dhe tejkalimin pa rene shume ne sy.
I vetem mes ujqerish,ose duhette behesh ujk e te shqyesh delet dhe ti,ose i therret ujkut bab me shpresen qe sdo te shyqej lekuren.

Nevertit une sdua te bej debat negativ me ju pasi ju kam per zemer me miresine tuaj nder shkrime, por te kritikoj fort nese pajtohesh me fatin tend. (Ketu po supozoj Pandin).
Pra sipas kesaj logjike Pandi ka heshtur kur ka pare babezi, vjedhje, krim, sepse eshte nje dele!? Por une di qe delja e mjere kur sheh si i shqyhen shoqet iken e merr dhene dhe nuk pret t'i vije rradha!
Ta kuptoj mire opinionin e mire te krijuar per individin, por ja qe nuk eshte aq bardh e zi si duket, ka kolor Pandushi.
Dhe qe te kuptosh shume me mire ndiq parate e Pandit te kuptosh rrugen ku ka kaluar.

Nejse une kam edhe nje opinion te mire per Pandin, sepse mendoj qe Pandi eshte e keqja me e vogel nder te keqiat e ketij vendi, dhe mbase po te ishin te gjithe Pandushe do ishim me mire.
 
Redaktimi i fundit:
me pak fjale me cpo lexoj i bie te jet molle e pjekur duke pare te tjerat te tilla e brv pandi se na beri metak mos po vuante" dimrin "
 
Mistik qendron arsytimi juaj.
Pasi ne reagimi i drejt i duhur ,qofte ne lobet politike apo shoqerore na mungon se tepermi.
Ndoshta Pandeliu (e shume si ai)ose duhej te kishin reaguar,ose larguar nga politika komplet,dhe jo te bejne rolin e vemjeve per fitime ndoshta ekonomike .Nejse une shpreha ato bindjet e mia te rinise dhe ne ate kohe rreth ti,dhe me beso Pandeliu ne ato kohe ka pas shume pas ti.

PS: Jana nuk e di e dashur,nuk ndihem e informuar aq sa te kem nje mendim te paster ne lidhje me ate situat.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top