Opozita protesta, Berisha aksion Antimafie

Lauri

Anunnak
Opozita protesta, Berisha aksion Antimafie
4 Dhjetor 2009

“Do t‘i sugjeroj qeverisë dekrete për të shpartalluar mafien”
Kryeministri krijon Këshillin ligjor Antimafie dhe premton dekrete të posaçme
Këshilli ligjor për luftën kundër mafies në vend. Kjo është struktura e ngritur pranë Kryeministrit dhe qeverisë në kuadër të luftës antimafie. Një ditë pasi “tundi” dosjet për opozitën, shefi i ekzekutivit njoftoi në mbledhjen e qeverisë krijimin e kësaj njësie, teksa këmbënguli se lufta kundër mafies është emergjente dhe qeveria do të përdorë të gjithë forcën e ekzekutivit në këtë luftë. Kryeministri bëri të ditur se ky këshill do të ketë ekspertët më të mirë ligjorë të vendit dhe si qëllim do të ketë sugjerimin e hapave ligjorë në luftën kundër mafies. “Gjatë këtyre ditëve e kam theksuar se, në rast se në mandatin e parë ne çmontuam një nga një bandat që bënin ligjin në qytete, rrethet dhe portet e këtij vendi, Nehat Kullat, Aldo Baret, Lul Berishat etj., tani kanë ngelur nehatët e kollarisur, kanë ngelur bosët e mafies”, theksoi Berisha. Në këtë luftë dhe në këtë përpjekje, vijoi ai, në mënyrë kategorike nuk do të ketë ngjyra, se ngjyra e krimit ekonomik është ngjyra më e shëmtuar, do ketë qëndrim rigoroz ligjor. “Në mënyrë absolute nuk do të ketë forcë që të pengojë këtë ekzekutiv pa ushtruar vullnetin e popullit shqiptar në luftën kundër mafies. Ajo që unë deklarova mbrëmë, ju garantoj se është një dhe vetëm një pjesë, sepse tentakulat e saj të tmerrshme shtrihen në mbarë vendin. E dini këngën që këndohet në Himarë: Himarës ç‘i zunë sytë… rreshtin tjetër nuk po e them se e bën mbledhjen më politike se ç‘duhet. Por Himarës ia zunë sytë. Mjafton të shkoni në Himarë. Bukuritë natyrore të Himarës mafia i vuri perde dhe aq sa e sheh detin nga Tropoja, aq mund ta shohësh mbrapa perdes së Himarës. Ky është një aspekt”, nënvizoi Berisha. Duke iu drejtuar ministrave të tij në mbledhjen e qeverisë, Berisha tha se “agjencitë tuaja kanë detyrimin e parë madhor betejën me zero tolerancë me mafien”. Kjo betejë, tha ai, ka nisur dhe do të vazhdojë me metodat më rigoroze e më serioze. “Secila agjenci të shqyrtojë bazën ligjore që ka në luftën kundër mafies dhe në rast se ka nevojë, të ndërmarrë hapat për përmirësimin e saj. Departamenti i luftës kundër korrupsionit do të jetë departamenti kundër mafies. Sikundër një këshill ligjor për të ndihmuar Kryeministrin dhe ekzekutivin në këtë luftë, me ekspertët më të mirë ligjorë të vendit është i domosdoshëm të funksionojë. Koha është e ligjit, ligjit dhe vetëm ligjit. Ashtu si bëmë ligjin për bandat, që në shumë raste ata absolutisht ishin vetëm ushtarë të tyre. Kjo do t‘i japë një zhvillim të fuqishëm këtij vendi”, këmbënguli Berisha. Zoti ministër i Punëve Publike dhe zotërinj ministra, tha ai, si ka mundësi që në Shqipëri bëhen të gjitha llojet e investimeve, por asnjë i huaj nuk mund kurrën e kurrës të ndërtojë një pallat në Tiranë. “Brenda Bashkisë së Tiranës nuk ka ndonjë investim të huaj. Ndërkohë që kemi zona të tëra në Farkë, në Kashar, në Dajt, për të huajt kjo është e ndaluar në Tiranë dhe sepse të huajt nuk do të pranojnë të krijojnë kartelin e çmimeve të ndërtimit. Nuk i lënë, pasi vetë marrin nga 150 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi. Situata është emergjente”, u shpreh Berisha. Qeveria, deklaroi Kryeministri, do të përdorë të gjithë forcën e ekzekutivit. “Ajo nuk do të ngurrojë të përdorë dekretin. Lufta kundër mafies është emergjente. Ndaj këshilli ligjor që do të ngrihet, një nga detyrat do të ketë sugjerimin e dekreteve të Këshillit të Ministrave për të shpartalluar mafien me forcën e ligjit”, tha ai. (SHqip)
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top