Opozita bojkoton “festën” për reformën, Lu: Fitoi populli shqiptar, jo partitë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Opozita bojkoton “festën” për reformën, Lu: Fitoi populli shqiptar, jo partitë

Lu1-1-640x373.jpg


Opozita ka bojkotuar “festën” për miratimin e reformës në drejtësi në një pritje të organizuar nga Kryetari i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj në “Pallatin e Brigadave”. Në këtë aktivitet janë të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Mësohet se PD nuk është e pranishme në këtë takim.

Ambasadori Donald Lu, në fjalën e mbajtur tha se miratimi i reformës në drejtësi ishte fitore e popullit shqiptar.

“Shtrohet pyetja që bëjnë të gjithë në Tiranë, ishte fitore e udhëheqësve politikë, e medias, e komuniteti ndërkombëtar, – tha ambasadori Lu. – Kjo fitore u takon miqve tuaj, komshinjve tuaj, popullit shqiptar. Kam folur me dhjetëra deputetë muajt e fundit dhe secili prej tyre më tha të njëjtën histori se donin ta votonin, pasi nëse nuk e bënin, kur të ktheheshin në shtëpi, të gjithë prisnin që ta miratonin këtë reformë”, shtoi Lu.

Në fjalën e mbajtur, Xhafaj tha se miratimi i reformës në drejtësi ishte një proces i shkëlqyer dhe historik.

“Ndihemi mirë teksa shohim rrugën që ka përshkruar reforma, një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe profesional me asistencën ndërkombëtare dhe ekspertë të fushës.

Në këto 20 muaj kam pasur gjithmonë dilema se çfarë duhet të thosha, por sot kam më shumë dilema se çfarë të them, por si fillim kam një mirënjohje të thellë për të gjithë ata ekspertë që kanë punuar me përkushtim

Më vjen keq që një pjesë e jona, e politikës, hedh baltë dhe kërkon të bëjë pis punën tuaj. Tani kur e gjithë politika shqiptare si asnjëherë tjetër më parë, me një unanimitet historik votoi reformën. 140 voto pro për projektligjin që sollën janë përgënjeshtrimi më i madh për ju dhe punën tuaj”, deklaroi Xhafaj.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top