Oni Pustina paditet në gjykatë

elbruna

Anëtar i Respektuar
Modeli i njohur Oni Pustina pas ndarjes nga balerina Anbeta Toromani, duket se ka hyrë në konflikt parash me familjen Toromani. Bujana Toromani, motra 24 vjeçare e Anbetës ka depozituar në Gjykatën e Tiranës një kërkesë padi, ku i kërkohet modelit 39 vjeçar, kthimi i një shume parash prej 45 000 euro. Në kërkesë-padinë që Bujana ka depozituar në Gjykatën e Rrethit në Tiranë sqarohet se palët ndërgjegjësuese për shkak të disa marrëdhënieve familjare dhe personale të një natyre të veçantë kanë pasur në përdorim të përbashkët një llogari bankare në Intesa San Paolo Bank. Kështu modeli Oni Pustina, më datë 06.11.2009 ka tërhequr nga kjo llogari pikërisht shumën 50 850 Euro, 45 000 euro prej të cilave ishin pasuri e Bujanës, motrës së Anbetës. Duket pas si çështje ngatërruar, por gjithmonë sipas fakteve të renditura në padinë në fjalë, shuma prej 45 000 Euro është depozituar me datë 06.11.2009 në këtë llogari të përbashkët, nga motra tjetër Eltona Toromani si kthim borxhi që ia kishte pasur Bujanës.

Po në këtë datë pra 06.11.2009, Pustina ka tërhequr nga llogaria shumën në total 50. 850 euro, bashkë me to dhe 45 eurot e Bujanës, borxhi Bujana priste t’ia kthente e motra. Ky fakt tregohet dhe nga përshkrimi që I është bërë veprimit banker të derdhjes së shumës prej 45 00 Euro, ku është shënuar pikërisht kthim borxhi. Paditësja sqaron se ka si provë për ta paraqyqitur në gjyq, një kontratë huaje që mban datën 01.05.2009, ku specifikohet se i ka dhënë hua motrës këtë shumë me një interes 15 të shumës në muaj, për një periudhë 6 muajsh. Në këtë padi, citohet se paditësja kërkon kthimin e kësaj shumë nga i padituri, pasi ka fituar pa shkak juridik shumën që I përket Bujanës, si pjesë e të ardhurave të saj personale të rrjedhura nga një marrëdhënie juridike, ku ajo ishte palë me një subjekt tjetër.

Ajo kërkon kthimin e tyre, duke marrë të mirëqënë se Pustina nuk ishte në dijeni për prejardhjen e kësaj shume krahasimisht të madhe me gjendjen e mëparshme të llogarisë. Ndërkohë Oni, i cili ka vendosur të lërë për pak javë dhe Italinë ndërsa është angazhuar në spektaklin “Vallzim me yjet” të regjisores Vera Grabocka nuk ka qenë në dijeni të kësaj kërkesë padie. Me këtë fakt ai është njohur pasi u kontaktua nga gazeta “Panorama”. I pyetur rreth konfliktit në fjalë, ai nuk ka pranuar të japë detaje duke e konsideruar një çështje shumë private. Pustina, i cili bën 40 vjeç në Prill nuk ka pranuar të flasë deri tani po ashtu për detajet e ndarjes nga balerina e njohur ./shqiperia/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top