Omonia, Greqise: "Jo" MSA-se me Shqiperine

alfonci

Veri investigatio
Përmes një memorandumi, drejtuar më 25 nëntor Parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme greke, organizata e minoritetit grek, OMONIA apelon domosdoshmërinë e plotësimit të shtatë kushteve nga Tirana zyrtare para se Athina t'i japë "OK"-in hyrjes së saj në familjen europiane. Kryetar i shoqates, kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano thekson si nje nga kushtet, dhënien e autonomisë për Vorio-Epirin Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE-Organizata e minoritetit grek, OMONIA i kërkon zyrtarisht Greqisë të mos e ratifikojë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Përmes një memorandumi, drejtuar më 25 nëntor Parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme greke, kjo shoqatë apelon domosdoshmërinë e plotësimit të shtatë kushteve nga Tirana zyrtare para se Athina t'i japë "OK"-in hyrjes së saj në familjen europiane. Në thelb, kërkesa bazë e OMONIA-s, kryetar i së cilës është kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, është dhënia e autonomisë për Vorio-Epirin.
Autonomia
e Vorio-Epirit
Në memorandumin drejtuar Athinës zyrtare, OMONIA pretendon pikësëpari që Shqipëria të njohë si zonë minoritare pothuajse gjithë Jugun e vendit, të banuar sipas saj, qysh para 3 mijë vjetësh nga grekët etnikë. "Të njihen zyrtarisht si zona të minoritetit ato zona të cilat pala shqiptare nuk i njeh të tilla si për shembull, Saranda, Gjirokastra, Himara, Delvina, Korça si edhe 99 fshatra përreth tyre". Në funksion të kësaj, minoriteti grek kërkon në pikën pasardhëse, autonominë për të gjithë këtë rajon, të cilësuar prej saj si Vorio-Epiri, duke mos nguruar të servirë madje edhe rrugën ligjore se si mund të realizohet kjo kërkesë. "Të ndryshojë kuadri ligjor i Shqipërisë në një mënyrë të tillë që të lejojë bashkimin e gjithë kësaj zone në jug të Shqipërisë, që tradicionalisht banohet nga grekët, në një periferi të organizuar administrativisht në bazën e një organi që merr drejtpërdrejt vendimet nga vetë qytetarët", - citojmë nga memorandumi i OMONIA-s. Në pikën e tretë e të katërt, saktësohet se ky proces i kalimit të vetëqeverisjes së Vorio-Epirit nga grekët mund edhe të ndodhë gradualisht, duke sugjeruar kësisoj që "fillimisht mund të mos vazhdohet ushtrimi i politikës së centralizimit të pushtetit që drejtohet nga Tirana për sa i përket shpërndarjes së fondeve për pushtetin lokal", si edhe "duke respektuar të drejtën e pronësisë së tokave". Në pikën e pestë të memorandumit, OMONIA kërkon njohjen e gjuhës greke si gjuhë të dytë zyrtare në Shqipëri, ndërkohë që në zonat e minoritetit, ajo të jetë e parë. اështja e parafundit e trajtuar në memorandum është hapja e shkollave e sigurimi i librave në gjuhën greke në çdo fshat ku ka minoritarë. Ndërsa ajo e fundit është "respektimi i të drejtave politike të vorio-epiriotëve, e mos cenimi i tyre sikundër ndodhi me 5 të arrestuarit në 1993, deri në zgjedhjet e fundit me ngjarjet në Himarë".
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Titulli: Omonia, Greqise: "Jo" MSA-se me Shqiperine

Ka minoritet ne Shqiperi ??? se po dalin si shume keto kohet e fundit.....
 
Titulli: Omonia, Greqise: "Jo" MSA-se me Shqiperine

me pak fjale duan autonomi LOL LOL LOL
 
Titulli: Omonia, Greqise: "Jo" MSA-se me Shqiperine

Ka minoritet ne Shqiperi ??? se po dalin si shume keto kohet e fundit.....

Minoritar jam dhe une por sdua bashkim me gerqine ........
Dua bashkim me Kanadane,ose me Suedine/Norvegjine/Finlanden,ose me Zelanden e Re.
I lutem kryetarit tone Vasilis Bol(e)-anos te zgjedhe nje nga keto shtete me siper :D
 
Titulli: Omonia, Greqise: "Jo" MSA-se me Shqiperine

Po filloj ti dua shume minoritaret..:D:D:D...per aq kohe sa na bejne ndere te tilla...:D
 
Titulli: Omonia, Greqise: "Jo" MSA-se me Shqiperine

I bene varrezat keta ? Tani dashkan autonomine ? Si mund te jete mik i kryeministrit shqiptar nje ogurzi dhe kelysh qeni si Bollano ? Cfare interesash te perbashketa ndajne per te ardhmen e Shqiperise ?

Uroj qe parlamenti mos te tentoje te beje ndo1 gafe, se ne te kundert shteti yne sigurisht do heshte perseri...
 
Po ndodhi dicka e tille jemi populli me i degjeneruar qe egziston dhe po nuk u ngrit njeri do jete nje turp i madh do dridhen kockat e te parve tane
 
Titulli: Omonia, Greqise: "Jo" MSA-se me Shqiperine

O njerez, pse ja fusni si kodra mbas bregut more...E shihni cbehet ne Greqi apo jo???????

I degjoni lajmet se c'po ndodh???

Nese shqiperia ben aplikimin per tu futur ne UE do shuhemi fare si komb, thirrini mendjes se pastaj thoni qe UE jep fonde e i hane politikanet. Nje top jep UE...Ajo te tregon se si te qeverisesh, pastaj i takon popullit te ngrihet ne kembe vete!
 
O Motla mos i beni gjerat kaq tragjike per geqine se na morren dje te tmerruar nga Shqiperia dhe na thane qe degjuam qe Athina eshte ne qytet rrethim.....thjesht menyra me e mire per ti hequr vemendjen popullit nga disa skandale te medhaja eshte paniku me keto menyra idiote .....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top