Olta do ta padisë një këngëtar izraelit

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Këngën "Zemrën e lamë peng", të këngëtares Olta Boka, mund ta dëgjoni tani edhe në gjuhën hebraishte, nga këngëtari izraelit Boaz Mauda.

Këngëtarja me këtë këngë ka përfaqësuar Shqipërinë në Evrovizionin e vitit 2008, por papritur e dëgjoi atë nga dikush tjetër, pa respektuar të drejtën e autorit.

Kënga është përfshirë na albumin e izraelitit dhe është njëra nga këngët kryesore të kësaj përmbledhjeje muzikore.

Boka ngre shqetësimin e saj për këtë fakt, pasi për të është kryer një vepër penale dhe, si e tillë, ajo pretendon t'i shkojë deri në fund kësaj çështjeje.

Në një intervistë për “SH2”-shin, ajo ka premtuar se së shpejti do të konsultohet me juristë dhe do të ngrejë një padi kundër këtij këngëtari.

Olta rrëfen se e ka njohur Boazin në vitin 2008, kur të dy përfaqësonin përkatësisht shtetin e tyre në Eurovizion. Duket se Mauda-s i ka pëlqyer aq shumë kënga e Oltës sa, pa një pa dy, e ka bërë të tijën.
*Shekulli*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top