Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Okupimi 10-vjeçar i Kosovës - 10 miliard dollarë dëme

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Humbjet financiare të Kosovës vetëm gjatë periudhës 1989-1999, pa llogaritur dëmet e luftës, janë dhjetëra herë më të mëdha sesa borxhi i që ka Kosova ndaj ish-Federatës jugosllave, bën të ditur në numrin e sotëm gazeta “Lajm”.

Një dokument qeveritar, të cilin e posedon kjo gazetë, llogarit në mbi 9 miliardë dollarë humbje vetëm në atë dhjetëvjeçar.

Dokumenti qeveritar vlerëson se në periudhën 1989-1999, kur Kosova ishte nën administrim të dhunshëm, u ndërpre tërësisht rrjedha e kapitalit të jashtëm për investime ekonomike, ndërsa si pasojë popullata iu nënshtrua një varfërimi të skajshëm.

Aty po ashtu thuhet se, Kosova për çdo vit është cunguar t’i shfrytëzojë 200 milionë dollarë në vit nga Fondi i Federatës, ku kontribuonte edhe Kosova, ndërsa nga buxheti federativ nuk i ka shfrytëzuar po ashtu 200 milionë dollarë në vit si dhe 300 milionë dollarë investime nga Banka Botërore – si rajoni më i varfër i ish-Jugosllavisë.

Dëmet e tjera do të ishin edhe më të mëdha po të llogaritej këtu humbja e hapit të zhvillimit tekniko-teknologjik si rezultat i okupimit 10 vjeçar serb, pastaj ndërprerja e ndihmës teknike etj.

Në këtë dokument po ashtu thuhet se Kosova është e gatshme t’i marrë mbi vete obligimet që i takojnë në raport me borxhet e jashtme, të cilat i kanë marrë organet legjitime të Kosovës para suprimimit të tyre të dhunshëm.

Sidoqoftë, për dallim prej republikave të tjera, të cilat kanë përfituar nga ndarja e pasurisë së përbashkët federative, Kosova nuk ka përfituar asgjë nga sukcesioni, ndërsa qëndrimi i ekspertëve kosovarë është se asnjë marrëveshje borxhi të jashtëm nuk mund të ketë pa pastrimin e llogarive ekonomike me Serbinë.

Në Qeveri ndërkaq, konfirmojnë se deri tani nuk ka asnjë lëvizje për t’u marrë vesh me Beogradin lidhur me borxhin e jashtëm të Kosovës dhe duket se gjithçka do të mbetet në duart e arbitrit ndërkombëtar, i parashikuar me Pakon Ahtisaari. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back